Connect with Us

 Raporti i Departamentit të Shtetit/  Politizimi kërcënoi pavarësinë e drejtësisë së re

Politikë

 Raporti i Departamentit të Shtetit/  Politizimi kërcënoi pavarësinë e drejtësisë së re

Publikuar

-

drejtesia, vettingu, kalimi

 Në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për situatën që karakterizoi Shqipërinë përgjatë vitit 2019, ndër të tjera përmendet dhe fati i vettingut në drejtësi.

Lidhur me të në raportimin e sjellë nga VOA, thuhet se qeveria zbatoi procesin e vëzhguar ndërkombëtarisht të vetingut të gjykatësve e prokurorëve dhe të shkarkimit të  atyre me pasuri të pajustifikuar e me lidhje me krimin e organizuar.

Si pasojë e këtij procesi Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar, dhe rrjedhimisht pa kuorum, raporton DASH, dhe më tej citon:

LEXO EDHE:  Kamera e fshehtë e “STOP”/ Raporti i aftësisë për punë merret me 12 mijë lekë pa bërë vizita!

“Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve. Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsioni, mungesa e efiçencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama ashpërson masat/ “Po vlerësojmë të pezullojmë transportin urban në Tiranë dhe Durrës”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak më parë se po mendon që të pezullojë transportin urban për Tiranën dhe Durrësin, për një afat të papërcaktuar.

Gjatë një videolive së bashku me ministren Ogerta Manastirliu, Rama tha se kjo masë do ndihmojë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Jemi duke vlerësuar për nesër, ose në ditët në vijim, edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe në Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shtet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i DASH: Korrupsioni e pandëshkueshmëria probleme serioze për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2019, sipas, raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA, të bërë publik të mërkurën, janë kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, kurrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale. Pandëshkueshmëria, thekson raporti, vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim. Ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qënë sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”, thotë raporti, i sjellë nga radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  Kamera e fshehtë e “STOP”/ Raporti i aftësisë për punë merret me 12 mijë lekë pa bërë vizita!

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti/ Gjykata “shkundet” nga të korruptuarit

“Megjithëse Kushtetura parashikon pavarësinë e gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efiçente”, thuhet në raport.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi mesazh qytetarëve/ “Nuk mund t’i shmangemi pandemisë, respektoni këshillat”

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë nga koronavirusi.

Kryemadhi deklaron se Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e të moshuarës që humbi sot jetën nga virusi.

Kryetarja e LSI-së i bën apel qytetarëve të respektojë këshillat dhe të kujdesen për veten, ndërsa shpreh mbështetjen për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë ata që po përballen me të sëmurët.

“Kjo situatë kërkon solidaritet të të gjithë qytetarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve. Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund ti shmanget, por të gjithë jemi të bindur se në këtë mënyrë do t’ja dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë.

LEXO EDHE:  Raporti i Freedom House për lirinë e mediave/ Ku renditen Kosova dhe Shqipëria

LEXO EDHE:  Raporti i Freedom House për lirinë e mediave/ Ku renditen Kosova dhe Shqipëria

Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjojmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer. Të kujdesemi për veten, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes.

Solidaritet dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakrificë me pandeminë. Respekt pafund për ta!”, nënvizon ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE