Connect with Us

Rama flet për propozimet e opozitës/ “Po diskutohen kreditë, bizneset të respektojnë rregullat”

Politikë

Rama flet për propozimet e opozitës/ “Po diskutohen kreditë, bizneset të respektojnë rregullat”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur për 6 masat e propozuara nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe akuzat e ngritura nga ky i fundit, gjatë një videolive me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun.

Rama tha se opozita po bën propagandë të qëllimshme, ndërsa u ndal te propozimet, konkretisht te call center-at dhe bizneset me shumë punonjës.

Kreu i qeverisë deklaroi se kompanitë dhe sipërmarrjet duhet të marrin vetë masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, të ulin numrin e punonjësve apo të mbajnë distancë, ndërsa paralajmëroi do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë.

“Kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, përsa i përket zinxhirit të prodhimit askush nuk këshillon masa drastike, aq më tepër që jemi në një kurbë rritje. Ne do të imponojmë krijimin e distancave të sigurisë dhe kushteve të mbrojtjes. Këtë kemi kërkuar dhe do të ketë sanksione të qarta për ata që nuk i respektojnë. U takon kompanive dhe sipërmarrjeve që të marrin masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, uljes së numrit, distancave të sigurta.

Nga maskat, dorezat, tek detergjentët pranë tavolinës së punës dhe kështu me radhë. Dallimi është çfarë ndodh në një autobus dhe në një vend pune që ka një zot. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen, por është e pamundur, qesharake, skandaloze dhe kriminale që të dalë një palë tjetër dhe të shfaqet në këtë mjedis dhe të flasë sot se cfarë duhet të bëjmë për masat financiare dhe ekonomike që i takojnë një dite më pas. Sikur ndodhi me tërmetin, iu siguroj se do ia dalim edhe me këtë”, tha Rama, ndërsa nuk la përmendur kreditë.

LEXO EDHE:  Habit çuni i Fahriut/ Sorosi urdhëroi Ramën të sulmojë Trumpin

“Kreditë e biznesit dhe të njerëzve janë diçka që po diskutohen”, nënvizoi ai pa u ndalur gjatë./ CNA.al

Basha propozon 6 masa urgjente/ Thirrje qeverisë, qytetarëve dhe bankave

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

 Raporti i Departamentit të Shtetit/  Politizimi kërcënoi pavarësinë e drejtësisë së re

Publikuar

-

Nga

drejtesia, vettingu, kalimi

 Në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për situatën që karakterizoi Shqipërinë përgjatë vitit 2019, ndër të tjera përmendet dhe fati i vettingut në drejtësi.

Lidhur me të në raportimin e sjellë nga VOA, thuhet se qeveria zbatoi procesin e vëzhguar ndërkombëtarisht të vetingut të gjykatësve e prokurorëve dhe të shkarkimit të  atyre me pasuri të pajustifikuar e me lidhje me krimin e organizuar.

Si pasojë e këtij procesi Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar, dhe rrjedhimisht pa kuorum, raporton DASH, dhe më tej citon:

LEXO EDHE:  Masat ekstreme kundër koronavirusit/ Çfarë mund të bëni dhe çfarë jo deri me 3 prill

LEXO EDHE:  Përfundon pas 3 orësh takimi Rama-Basha

“Politizimi i mëparshëm i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetues, kërcënoi të sabotonte pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve. Ndërsa individët dhe organizatat mund të kërkojnë kompensime civile për shkeljen e të drejtave të njeriut, gjykatat ishin të prekura nga korrupsioni, mungesa e efiçencës, frikësimi dhe ndërhyrja politike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama ashpërson masat/ “Po vlerësojmë të pezullojmë transportin urban në Tiranë dhe Durrës”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi, pak më parë, se po mendon të pezullojë transportin urban për Tiranën dhe Durrësin, për një afat të papërcaktuar.

Gjatë një videolive së bashku me ministren, Ogerta Manastirliu, Rama tha se kjo masë do ndihmojë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Jemi duke vlerësuar për nesër, ose në ditët në vijim, edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe në Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekurish më lartë në krahasim më vendet e tjera. Asnjë shtet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i DASH: Korrupsioni e pandëshkueshmëria probleme serioze për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Shkeljet kryesore të të drejtave të njeriut në Shqipëri për vitin 2019, sipas, raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA, të bërë publik të mërkurën, janë kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit, ku shpifja konsiderohet si shkelje kriminale, kurrupsioni i kudondodhur, në të gjitha degët e qeverisjes, përfshirë institucionet lokale. Pandëshkueshmëria, thekson raporti, vazhdon të mbetet problem serioz, megjithëse qeveria ka bërë përpjekje më të mëdha për të marrë masa në këtë drejtim. Ndjekja penale dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kanë kryer shkelje, ka qënë sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe persona me interesa të fuqishme biznesi, shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”, thotë raporti, i sjellë nga radioja amerikane VOA.

LEXO EDHE:  Mesazhi publik që djali i Fahri Balliut i dha Ramës/S’ia ul kokën familjes sime

LEXO EDHE:  FAKTE/Basha presion demokratëve të bazës të dorëhiqen nga reagimi i tyre

“Megjithëse Kushtetura parashikon pavarësinë e gjyqësorit, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara, disa herë penguar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efiçente”, thuhet në raport.

 

LEXO TE PLOTE