Connect with Us

Rama dhe Manastirliu përgënjeshtrojnë doktorin e Bashës/ Nxjerrin foton me veshje speciale

Politikë

Rama dhe Manastirliu përgënjeshtrojnë doktorin e Bashës/ Nxjerrin foton me veshje speciale

Publikuar

-

Kryetari Lulzim Basha publikoi sot videon e mjekut të Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili deklaronte se është vetëkarantinuar, pasi pretendon se dje kishte vizituar 3 pacientë, pa qenë i veshur me veshjen speciale.

Mirëpo kjo është hedhur poshtë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë publikuar foton e mjekut të veshur sipas standarteve të OBSH-së.

Rama tha në një videolive me ministren se dëshmia e mjekut i ishte dukur e çuditshme dhe e cilësoi shkelje etike shërbimin e një mjeku për një forcë politike në këto momente.

“Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale. Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’ Por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali me tenderin 1.2 miliardë euro/ Sa është paguar Lulzim Basha që të heshtë?

Publikuar

-

Nga

Tashmë shqiptarët janë mësuar me denoncimet e kreut të Republikës së re, Lulzim Basha. Ai flet disa herë, dhe mesa duket pasi merr “haraçin”, hesht dhe nuk ndihet më.

Mesa duket, i tillë është edhe rasti i konçesionit të rrugës Milot-Fier.

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier. Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare.

Vlera e rrugës duket të jetë shumë e lartë nga realiteti i disa koncesioneve të mëparshme, të cilat janë anuluar dhe janë përfshirë në koncesionin e ri. Po ashtu CNA.al zbuloi se fituesi është i paravendosur. ( Lexo këtu)

Më tej, reagoi edhe Partia Demokratike, e cila bëri disa denoncime.

Eksponentë të PD-së, dolën në disa konferenca shtypi, për të denoncuar këtë tender, të cilin e quajtën korruptiv.

Por, pas disa denoncimesh, për “çudinë” e të gjithëve, erdhi heshtja. Ashtu siç ka bërë edhe në raste të mëparshme, Luli heshti në lidhje me skandalin në fjalë.

Pra, çuditërisht Lulzim Basha, po hesht për një nga konçesionet me vlerën më të madhe në historinë e qeverisë shqiptare. Një nga PPP-të më të frikshme.

Por, heshtja e tij të çon në dyshime të forta, se pas saj fshihen pazare apo interesa klienteliste.

Mos vallë kunati ka marrë tender?

LEXO EDHE:  Foto-Berisha mesazh Ramës/ “Je i pashpresë”

LEXO EDHE:  Rama komunikon me Bashën/ Ja çfarë thotë kreu i PD-së

Mos vallë firmat afër Lulit kanë marë tendera?

Mos vallë ka një pazar firma fituese greke, tashmë e shpallur publikisht se do të nënkontraktojë kompani shqiptare sipas listës së ofruar nga njerëz afër Lulzim Bashës?

Apo do të ketë fonde të mëdha për Lulin, që ndoshta disa mund t’i jenë dhënë për t’i mbyllur gojën pasi ky është një koncesion i cili po bëhet me 1.2 miliardë euro. Në fakt vlerën e tij e ka sa gjysma e asaj që ka deklaruar qeveria.

Heshtja e Lulit pasi bëri disa denoncime jo vetëm ngre pikëpyetjet e mësipërme, por tregon edhe një herë kush është Lulzim Basha i vërtetë. Njeriu i pazareve me Edi Ramën, që shitet e blihet si plaçkë pazari në tregun çam./ CNA.al



Tenderi 1.2 miliardë dollarë/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier?

Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

Rruga Milot-Fier një aferë korruptive me fitues të paravendosur

Denoncimi i CNA.al për garën e aksit Milot-Fier/ Basha reagon një ditë me vonesë

“Kryeministri i projekteve të florinjta”/ Tabaku “i nxjerr bojën” Ramës: Po përgatit vjedhjen e fundit

Afera me rrugën Milot-Fier/ Paloka bën llogaritë, 23 deri në 24 milion euro vjedhje për kilometër

“Projekti Milot-Fier/ 5 ditë pas shfaqjes tenderi nuk ekziston, 4 pyetje për Ballukun dhe Ramën”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tre ambasadorë “zbarkojnë” në selinë blu/ Takim me Bashën

Publikuar

-

Nga

Tre ambasadorë “zbarkojnë” në selinë blu/ Takim me Bashën

Ambasadorët Luigi Soreca, Yuri Kim dhe Duncan Norman pritet të zbarkojnë sot në zyrën e kreut të PD, Lulzim Basha.

Mësohet se takimi mes Bashës dhe tre ambasadorëve do të zhvillohet në selinë blu në oren 15:00, dhe në kuadër të diskutimeve do të jetë mbarvajtja e punimeve në Këshillin Politik  për përmbylljen e Reformës Zgjedhore.

LEXO EDHE:  Meta dekretoi Sandër Lleshin/ Reagon Rama



Ndërkohë bëhet me dije se pjesë e takimit do të jetë nënkryetari i LSI, petrit Vasili dhe ish deputeti i PD, Oert Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Meta dekretoi Sandër Lleshin/ Reagon Rama

Gjithashtu, në takim mësohet se do të jetë dhe e Ngarkuara me punë e SHBA Leyla Moses-Ones./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë/ Po shantazhon punonjësit për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

PD padit drejtorin e Ujësjellësit Rrogozhinë/ Po shantazhon punonjësit për zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike ka paditur drejtorin e Ujësjellësit të Rrogozhinës, Skender Dedej, dhe e akuzon atë se po përdor administratën për zgjedhje.

Sipas PD-së, Drejtori i Ujësjellës  Kanalizime Rrogozhinë  Skender Dedej, shkel hapur ligjin dhe shton se po shantazhon punonjësit për plotësimin e një formulari partiak të paligjshëm.



Gjithashtu PD ka publikuar edhe një mesazh nga një punonjës i këtij institucioni, ku sipas tij drejtori i Ujësjellësit iu kërkon nga 10 deri 50 emra nga fisi për t’i marrë kartat e identitetit e numrat e telefonit për numër për zgjedhjet e prillit.

LEXO TE PLOTE