Connect with Us

Përhapja e koronavirusit në Shqipëri/ Meta takon Drejtorin e Zyrës së OBSH në Tiranë

Lajme

Përhapja e koronavirusit në Shqipëri/ Meta takon Drejtorin e Zyrës së OBSH në Tiranë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka takuar Drejtorin e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Dr.Raul Gonzalez.

Presidenti ben më dije se biseduan lidhur me masat mbrojtëse të marra nga institucionet tona shtetërore për përballimin me pasoja sa më të lehta të coronavirusit.

Ai thekson se nuk ka vend për panik, por kujdesi duhet të jetë maksimal nga çdo qytetar!

LEXO EDHE:  Konsolidimi i politikës së jashtme/ Meta: Ja ku mund të fokusoheni

“Është i domosdoshëm zbatimi me rigorozitet i protokollove shëndetësore dhe i këshillave të stafeve mjekësore nga të gjithë! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

I shërbyen 73-vjeçares me koronavirus/ Vetizolohen 4 mjekë e infermierë në Durrës

Publikuar

-

Nga

Katër mjekë dhe infermierë janë vetizoluar pasi i shërbyen një 73-vjeçareje të prekur nga koronavirusi në Durrës.

Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që është kujdesuar për zonjën në fjalë, i është nënshtruar testit për koronavirusin, dhe tamponët janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë vendosur në vetëkarantinë

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet Ramës/ Nxitimi për dhënien e lajmit mos përdoret për të mbyllur media kritike

LEXO EDHE:  Meta: Zgjedhjet, jo hap drejt thellimit të krizës

Gruaja me inicialet Xh.G, e cila është e sëmurë kronike prej disa vitesh nën survejimin e mjekëve, mbrëmë ka pasur tension të lartë 140/70./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri/ Ambasada amerikane thirrje urgjente

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, Ambasada amerikane ka bërë thirrje për qytetarët amerikanë në vendin tonë.

Ambasada këshillon shtetasit amerikanë të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet.

“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz” , thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Manastirliu ftesë për ekspertët opozitarë/ “Ejani në Ministrinë e Shëndetësisë, s’jeni tepër”

Publikuar

-

Nga

Një ftesë të hapur për ekspertët e shëndetësisë së opozitës ka bërë mbrëmjen sotme Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Real Story”, Manastirliu deklaroi se meqënëse opozita i ka aq të mirë ekspertët sa thotë, le të paraqiten pranë Ministrisë, pasi theksoi se nuk janë të tepërt , por të nevojshëm.

“Janë të ftuar në Ministrinë e Shëndetësisë se ne sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të qëndruar të bashkuar. Ekspertët nuk janë asnjëherë të mjaftueshëm”, nënvizoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE