Connect with Us

OBSH merr vendimin/ Koronavirusi shpallet pandemi

Bota

OBSH merr vendimin/ Koronavirusi shpallet pandemi

Publikuar

-

Alarmi i OBSH-së për Shqipërinë/ Ish-ministri i Shëndetësisë: Tregoi të vërtetën tragjike

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)e ka shpallur koronavirusin pandemi.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një deklaratë të fundit për mediat se vendimi është marrë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve jashtë Kinës gjatë dy javëve të fundit.

Ai deklaroi se është thellësisht i shqetësuar, nga nivelet alarmante të mosveprimit ndaj virusit që po përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Tedros theksoi se OBSH nuk do t’i ndryshojë këshillat dhe u bëri thirrje qeverive të ndërmarin “veprim urgjent dhe agresiv”.

“Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të shtypet dhe kontrollohet. Sfida për shumë vende nuk është nëse ata mund të bëjnë të njëjtën gjë -por është nëse ata do ta bëjnë. Ata duhej të arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përçarjes dhe respektimit të jetës njerëzore. Ne jemi në këtë së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur”, nënvizoi ai.

LEXO EDHE:  SHBA/ Koronavirusi prek zëdhënësen e nënpresidentit Mike Pence

Ndërkohë, kujtojmë se në Shqipëri janë konfirmuar 11 raste me koronavirus dhe është regjistruar një viktimë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rritja alarmante e rasteve me Covid/ Rikthehet karantina në Izrael  

Publikuar

-

Nga

Rritja alarmante e rasteve me Covid/ Rikthehet  karantina në Izrael  

Izraeli ditën e sotme do të izolohet përsëri. Shkak për këtë është bërë rritja e rasteve me Covid.

Vendi do të rikthejë karantinën të paktën për 3 javë, por nuk do të jetë në masa të rrepta si herën e parë.

Mbi 4 mijë persona janë infektuar kohët e fundit me koronavirus, prandaj kjo gjë ka bërë që të merren përsëri masa shtrenguese.



Për ditët e fundit në Izrael shifrat e Covid kanë kaluar mbi 4 mijë persona çka ka bërë që shëndetësia të alarmohet.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Thirrja e fortë e OBSH: Nuk është koha dhe momenti për t’u relaksuar

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ KE ndan 232 milionë euro për përballimin e epidemisë

Vetëm javën e kaluar 160,000 njerëz u urdhëruan të izoloheshin për shkak të frikës se ishin të ekspozuar ndaj një transportuesi të konfirmuar COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Flet eksperti amerikan Fauci/ Ja cila është kura më e mirë për të luftuar koronavirusin

Publikuar

-

Nga

IFlet eksperti amerikan Fauci/ Ja cila është kura më e mirë për të luftuar koronavirusin

Kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci është i bindur se deri në fund të vitit 2020, do të kemi një vaksinë për koronavirusin, por ajo nuk do të jetë në dispozicion gjerësisht.  Pasi mund të dojë shumë kohë të shpërndahet.

Dr. Anthony Fauci ka dhënë disa këshilla  për të luftuar koronavirusin dhe  për  forcimin e sistemit imunitar.



“Ndonjëherë njerëzit, kur nuk dalin shumë në diell, kanë mungesë të vitaminës D. Pra, niveli im i vitaminës D ishte përgjithësisht i ulët. Fillova të marr suplemente të vitaminës D dhe tani niveli është normal. Dhe ka prova të mira që nëse keni një nivel të ulët të vitaminës D, keni më shumë gjasë të infektoheni kur ka infeksione përreth. Multivitaminat, bari mjekësor dhe gjërat që njerëzit bëjnë për rritjen e imunitetit, në të vërtetë nuk e rritin imunitetin, por mund të kenë një efekt të kundërt. Nëse vërtet doni që sistemi imunitar të funksionojë mirë bëni këto gjëra normale. Flini mjaftueshëm gjumë, mbani një dietë të mirë, përpiquni të shmangni ose lehtësoni stresin e rëndë, i cili ne e dimë se ndonjëherë mund të ndikojë sistemin imunitar. Këto janë gjërat më të shëndetshme që mund të bëni për sistemin imunitar, në vend që të merrni suplemente të ndryshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Publikuar

-

Nga

Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Sipas autoriteteve Kineze qindra njerëz në veriperëndim të Kinës kanë rezultuar pozitivë me një sëmundje bakteriale.

Në provincën e Gansus, janë konfirmuar  3,245 persona të infektuar me sëmundjen e brucelozës, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë që mbart bakteret brucella.

Fatmirësisht deri më tani nuk ka pasur asnjë fatalitet. Bëhet e ditur se deri më tani janë testuar rreth 21 mijë persona në qytetin e 2.9 milionë banorëve, raporton CNN.



Sëmundja e njohur gjithashtu edhe si ethet e Maltës ose “ethe mesdhetare”, mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke; dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje.

LEXO EDHE:  Asnjë rast i konfirmuar/ Shqipëria bëhet manual studimi për koronavirusin

LEXO EDHE:  Asnjë rast i konfirmuar/ Shqipëria bëhet manual studimi për koronavirusin

Disa prej simptomave mund të bëhen kronike madje nuk nuk zhduken kurrë si artriti ose ëntja në organe të caktuara./ CNA.al

LEXO TE PLOTE