Lajme
“Nuk ka vend për panik”/ Rakacolli: Kemi miliona maska oksigjeni

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se nuk ka vend për panik, pas nuk ka mungesë të maskave të oksigjenit apo të aparatëve respiratorë.
“Maska oksigjeni ka me miliona. Aparatura oksigjenimi ka në çdo spital. Janë totalisht të mjaftueshme. I kemi marrë masat, se duke e ditur që në fillim si zhvillohet sëmundja kemi qenë të ndërgjegjshëm, që problemi do të ishte me sigurimin e respiratorëve. Kemi parë sa kemi në total dhe jemi në rregull. Qëveria ka vënë në dispozicion 400 milionë lekë për koronavirusin”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Gjithashtu Rakacolli tha se marrja e të dhënave të të gjithë udhëtarëve kur fluturimet me Italinë ishin të shërbejnë për të identifikuar rrugëtimin që ka bërë një person që mund të rezultojë sot me koronavirus.
“Lëvizja ka qenë e lirë, kanë ardhur të shëndetshëm dhe pa shenja. Ne që në fillim kemi kërkuar skedat e udhëtarëve me numrat e kontaktit. Ato janë marrë për këto ditë, jo për atëherë. Që nëse një person del i prekur, të vlerësonim skedën e tij për të zbuluar historikun e udhëtimit edhe vendin nga vjen”, tha Rakacolli./CNA.al