Connect with Us

“Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi”/ Basha thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me mjekët

Lajme

“Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi”/ Basha thirrje qytetarëve: Bashkëpunoni me mjekët

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për 73 vjeçaren e prekur nga koronavirusi e cila humbi jetën në spitalin e Durrësit.

Basha shprehet se ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë.
Kryedemokrati bën u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me mjekët dhe të jenë transparentë, të tregojnë menjëhere nëse kanë ardhur nga Italia, nese kanë patur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi.

“Të dashur bashkëqytetarë,
Fatkeqësisht një zonjë humbi sot jetën nga virusi Covid 19. Ngushëllimet e mija për familjarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë.
Ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te koronavirusit po shtohen. Kjo e bën shumë më të rëndësishëm rritjen e kujdesit, e në veçanti bashkëpunimin e gjithsecilit prej nesh me mjekët dhe stafin shëndetësor. Në të kundërt rrezikojmë veten, familjen, të afërmit dhe miqtë. Bashkëpunoni me mjekët dhe jinni transparentë, tregoni menjëhere nëse keni ardhur nga Italia, nese keni patur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. Nuk është turp të prekesh nga koronavirusi, e rrezikshme për veten dhe të tjerët është ta mbash të fshehtë mundësinë e infektimit. Një pakujdesi e tillë rrezikon edhe infektimin e mjekëve e stafeve mjekësore. E di se shumë prej jush që vini nga zona të prekura, apo që keni qenë në kontakt me persona të prekur, e konsideroni të vështirë vetëizolimin për 14 ditë. Por vetëm kështu ju mund të ndihmoni veten dhe të tjerët.
Mjekët dhe stafi shëndetësor janë duke sakrifikuar shumë prandaj duhet ti ndihmojmë me bashkëpunimin tonë. Mos ngurroni të zbatoni këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sa më të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të jemi, aq me më pak pasoja do ta kalojmë këtë situate”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Burgu i Drenovës pezullon takimet me familjarët/ Instalohen video-projektorë

Publikuar

-

Nga

Përhapja e koronavirusit të Shqipëri ka bërë që të merren mas atë rrepta nga të gjitha institucionet për tu mbojtur nga ky virus.

Sot burgu i Drenovës ka vendosur pezullimin e takimeve me familjarët.

Mësohet se në ambientete e burgut janë instaluar video-projektorë që të burgosurit të komunikojnë me familjarët e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Viktima e parë nga koronavirusi/ Meta: Apeloj me forcë, çdo qytetar të tregojë kujdes

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të qytetares nga Durrësi të prekur nga koronavirusi.

Meta shpreh solidaritetin e tij në këto momente tepër të vështira dhe apelon për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të qytetares 73-vjeçare nga Durrësi të konfirmuar me COVID-19. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rama lan “live” duart në zyrë/ Rithekson thirrjet për qytetarët: S’ ka llafe s’ ka numra!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka demostruar live larjen e duarve në zyrën e tij teksa bën thirrje që të gjithë duhet të kujdesen dhe të marrin masa për mbrojtjen nga koronavirusi.

Rama theksoi se ka reduktuar lëvizjet jashtë zyrës dhe 80% të kontakteve fizike.

“Nga unë s’ka asnjë hap jashtë zyre. Kam reduktuar 80% të kontakteve fizike , askush më afër se 2 metra. Duhet ti ruhem rrezikut të puthjes nga korona.
Tashmë 80% e punës po kryehet përmes celulave dixitale, të cilat ishin përhatitur për një gjëndje si kjo në të cilën ndodhemi sot. S’ ka llafe s’ ka numra, korona zbrapset me disiplinë e solidaritet. Të gjithë ata që s; janë të detyruar të dalin nag shtëpia duhet të rrinë në shtëpi. Të mbajën në dhomë me vete të moshurarit, të shohin sa më pak lajme mundësisht ato debatete e mbrëmbjes që krijojnë ankth, pasiguri me desinformime sharlatanske. Zbatoni këshillat e Autoriteteve shëndetësore ”, u shpreh Rama në një lidhje lidhe në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE