Connect with Us

“Nuk e keni marrë me seriozitetin e duhur”/ Manastirliu apel të fortë qytetarëve

Politikë

“Nuk e keni marrë me seriozitetin e duhur”/ Manastirliu apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë sërish një apel të fortë për qytetarët, duke ngritur shqetësimin se ata nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

Ajo kërkoi që qytetarët të mos mbipopullojnë më rrugët dhe lokalet si dhe të respektojnë me seriozitett tyë gjitha këshillat e dhëna nga qeveria dhe institucionet e shëndetësisë.

“Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur. Baret dhe lokalet sërish kanë qenë të mbipopulluara edhe pas thirrjeve të Ministrisë. E përsëris kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun dhe papërgjegjëshmërinë, por për të treguar kujdes maksimal që nesër të mos kemi pasojat që sot fare mirë mund t’i shmangim”, tha Manastirliu në një deklaratë për shtyp, ndërsa theksoi se ka ardhur koha ta tregojmë nme vepra dhe jo me fjalë dashurinë për të afërmit tanë.

LEXO EDHE:  Zef Brozi apel Policisë dhe Prokurorisë/ "Organizatorët e protestës të vihen para përgjegjësisë"

Sipas saj, në piramidën e prioriteteve është shëndeti i qytetarëve në vend të parë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“3.5 milion dollarë nuk mjaftojnë”/ Basha thirrje qeverisë për fondin e vënë në dispozicion

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp për situatën në të cilën ndodhet vendi nga koronavirusi, i cili ka konfirmuar tashmë rastet e para dhe një viktimë.

Basha këshilloi qytetarët që të ndiqet me kujdes protokolli i masave, ndërsa qeverisë i kërkoi të sigurojë kushtet për mjekët dhe infermierët që janë të parët që bien në kontakt me pacientët.

Gjithashtu lideri i demokratëve i bëri thirrje qeverisë të vërë në dispozicion një shifër më të madhe për betejën ndaj koronavirusit, pasi sipas tij 3.5 milionë dollarë nuk mjaftojnë.

“Dua të përsëris thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë pajisjen dhe aparaturat për mjekët dhe stafet. Nëse nuk arrijmë t’i mbrojmë, si mund të mbrojmë njerëzit, nëse të parët që goditen janë mjekët?! Kush do të kujdeset. Pajisjet kanë evoluar. Sipas ekspertëve është e mundshme që të merren në përdorim aparatura që e shkurtojnë analizën në 40-45 minuta, ndaj qeveria të akordojë fondet për pajisjet e duhura për pacientët bartës, pasi do të mundësonte testimin më itensiv duke parandaluar përhapjen. Aparaturat e evoluara janë sot në treg dhe jam i bindur që me akordimin e fondeve, edhe Shqipëria mund të përfitojë. Kjo është thirrja kryesore. 3.5 mln dollarë nuk mjaftojnë, Britania ka akorduar 30 miliard, Italia miliarda, fondi jonë nuk mjafton dhe nuk mund të fshihet pamundësia për të përballuar gjendjen me akte vetëndërgjegjësimi”, nënvizoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu paralajmëron bizneset/ “20 milionë lekë gjobë kush nuk zbaton vendimet”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një deklarate për mediat për shtyp, i tërhoqi vërejtje bizneseve, të cilat pavarësisht situatës së krijuar në vendin tonë nga koronavirusi.

Manastirliu tha se të gjitha bizneset që nuk zbatojnë vendimet e qeverisë do të gjobiten me 20 milionë lekë.

“Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithësecilit, në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë së bashku, ju bëj me dije se në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me vendim te Komitetit te Eksperteve i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetare qe nuk zbatojne vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

LEXO EDHE:  Qytetarët “masakrojnë” Ramën/ Boll me reklama, mullarët të duken si gradaçela

LEXO EDHE:  Spitalit të Gjirokastrës i shtohen 13 mjekë/ Manastirliu: Shërbimet e specializuara afër vendbanimit

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj”, deklaroi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vetëidentifikuar të çmendurit”/ Patozi thumbon politikanët që përhapin panik

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike ka thumbuar të gjithë politikanët që përhapin panik, në këtë kohë delikate kur janë identifikuar 11 të prekur me koronavirus dhe një viktimë.

Astrit Patozi deklaron se e vetmja dobi që ka sjellë koronavirusi është vetëidentifikimi me saktësi i të gjithë të çmendurve.

“Dobia e vetme e koronavirusit. Beteja me koronavirusin në Shqipëri mund të jetë e gjatë, e dhimbshme, e lodhshme dhe e kushtueshme.

LEXO EDHE:  Zef Brozi apel Policisë dhe Prokurorisë/ “Organizatorët e protestës të vihen para përgjegjësisë”

LEXO EDHE:  Zef Brozi apel Policisë dhe Prokurorisë/ "Organizatorët e protestës të vihen para përgjegjësisë"

Për vetë natyrën tinzare të sëmundjes, deri tani ka rezultuar se është e pamundur të gjënden të gjithë të prekurit, por ndërkaq janë vetëidentifikuar me saktësi të gjithë të çmendurit…”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE