Connect with Us

Nga Mitro Çela/ Dy vjet pa doktor polikronin

Sociale

Nga Mitro Çela/ Dy vjet pa doktor polikronin

Publikuar

-

Vëllai, doktor Polikroni Çela, u nda nga jeta dy vite më parë. Të qaj? Nuk më sheh. Të lutem? Nuk më dëgjon. Të shpresoj se mund të rikthehet? Ai ishte i shenjtë, por jo Jezusi.
Çfarë të bëj? Si mund ta mund trishtimin, dhimbjen, vetminë, mërzinë, aritminë, stresin, boshllëkun, zbrazëtinë, ngashërimin…? Ku ta kërkoj ngushëllimin? Ta provoj me Shën Agostinin? “Të mos trishtohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.”

Polikroni lindi në Mbrezhan të Përmetit në vitin 1932. Babai ishte shofer.
Viti 1945. Në familje ishin shumë fëmijë, gjashtë djem dhe një vajzë. Sa kishte mbaruar lufta. Vend e pa vend kishin mbetur bomba. Fëmijët i zbërthenin dhe bënin zilka. Dy vëllezër të Polikronit, Koço dhe Simo, 10 dhe 8 vjeç, gjetën një bombë. E morën në duar… Buuuum!… Të dy u plagosën. Jetuan një javë. Polikroni, që ishte 13 vjeç, përjetoi dhimbjen, tmerrin, lotët dhe klithmat e mamasë. Ndoshta nga ajo javë e kobshme i lindi dëshira për të shëruar dhimbjet e fëmijëve. Kjo nuk është fantazia ime, por edhe realitet.

Në vitin 1961 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. E meritonte. Student i shkëlqyer. Punoi tre vjet. Një ditë shkoi në zyrën e Karaman Yllit, rektor i Universitetit të Tiranës.
– Dua të largohem nga fakulteti. Dua të bëhem pediatër.
– Ashtu? – tha rektori. – Shko të punosh në Kukës…
– Nuk kërkova vend pune. Kërkova të bëhem doktor për fëmijët…
Rektori ra në mendime. Një javë më vonë në Fakultetin e Mjekësisë mbërritën dy shkresa: e para për shkarkimin, e dyta për emërimin në poliklinikën e Kombinatit…
***
…Shkollën fillore e bëri në fshat. Pastaj në Gjirokastër. Ishte nxënës i shkëlqyer. Një ditë e thirri drejtori në zyrë:
– Urime! Të doli bursë në shkollën pedagogjike.
Nuk foli. Doli nga zyra. Iku nga shkolla, nga Gjirokastra, mal më mal, u ngjit në Zagori, zbriti në Sheper, eci vetëm. Arriti në Malshovë, pastaj në Mbrezhan dhe përfundoi në shtëpi.
– Nga mbive? – pyeti babai.
– Më thanë të bëhem mësues. Dua të bëhem doktor…
***
…Tre muaj në fshat. Me bagëti. Një natë babai solli një haber.
– Është një bursë në Elbasan. Shkollë e mesme mjekësore.
Kur fëmija ëndërron dhe e mban të gjallë ëndrrën, universi punon që ajo të bëhet realitet.
…Polikroni mbërriti në Elbasan. Viti 1948. Kandahari i ditëve tona. Varfëri. Pak ushqim për nxënësit. Më pak zjarr…
***
Filloi vitin e tretë. Në shkollë mbërriti një mjek rumun. Drejtori i dha si shoqërues Polikronin. Shkuan në Cërrik, Peqin, Gramsh, Librazhd. Doktori rumun vizitonte fëmijë. Polikroni vidhte zanatin. Tre muaj bashkë. Të katërtin doktori rumun u largua. Cërriku, Peqini dhe Gramshi nuk kishin pediatër. U emërua Polikroni. Doktori i vogël nisi të shëronte shokët – fëmijë.
Në Elbasan mbërriti moda sovjetike e mbrëmjeve të vallëzimit. Aty u njoh me një vajzë. Natën, vjedhurazi, në krah të njëri-tjetrit, mes lotëve vajza i thotë:
– Më ngacmon djali i gjeneralit. Nuk e dua!

Mbaroi shkolla. Polikroni poqi letrat për student… Por një ditë e thirrën në degën ushtarake. I qethën kokën dhe e hipën në makinë bashkë me shumë djem nga Elbasani. Makina ndaloi në Milot.
E thirri në zyrë komandanti. Ishte përmetar. Mik i babait:
– Je futur në sinorin e gjeneralit. Tani je ushtar për tre vjet. Bën gjilpëra?
– Shëroj fëmijë…
Komandanti e mori me vete në shtëpi. Kishte një djalë. Digjte zjarr. Gruaja e kishte mbuluar me batanije. Ishte behar. Gruaja e veshur zhapone.
– Ke vapë? – e pyeti me ironi ushtari.
– Po. Miloti ka klimë të thatë.
– Zbulo djalin. Do të zhuritet i futur në lesh.

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/PARA TË THATA PËR PELIKANI KAÇURREL

Ushtari shëroi djalin. Doli nami se ushtari shëron. Miloti dhe Burreli nuk kishin pediatër. Ushtari në vend të pushkës mbante stetoskopin… Fshat më fshat. Shtëpi më shtëpi… Ikën tre vjet. Erdhi dita kur u largua nga kazerma. Por jo nga shokët – fëmijë.
Një ditë hodhi në postë një letër. Ankesë në Parti…
“Nuk e di pse. Ëndërroja të bëhesha doktor. U bëra ushtar…”
Letra ra në dorë të Liri Belishovës, në atë mot me shumë nishane pranë shokut Enver… E thirrën lart…
Dhe në shtator të vitit 1957 nisi Fakultetin e Mjekësisë.
Në fakultet ra në sevda me Bafturinë.
***
Viti 1960. Ne jetonim në Përmet. Ishim shumë fëmijë. U hap haberi se Polikroni do të marrë në Tiranë familjen!!!… Shaka, thanë disa… Ku do t’i gjejë paratë për të ushqyer skuadrën e Pilo Çelës?… I marrë, thanë disa të tjerë.
Por një ditë pranvere, në prag të shtëpisë mbërriti një ZIS, makinë sovjetike. U ngarkua me plaçka. Mbi plaçka hipëm ne… dhe mbërritëm në Tiranë.
***
Polikroni u martua me Bafturinë. Bënë dy vajza. Mirelën dhe Enkelën.
Korrik 1990. Bafturia po ecte në rrugën “Myslym Shyri”. Kalon një motorr. E goditi dhe u largua. Bafturia përfundoi në spital. Jetoi disa orë.
Polikroni humbi jo vetëm nënën e fëmijeve, por edhe shoqen, kolegen e tij. Edhe ajo ishte pediatre. Bashkë bisedonin për fëmijët e sëmure. Të dy bënë librin “Nëna dhe fëmija”. Bafturia ishte vetë jeta në familje. Ajo prodhonte humor, dashuri. Ajo e tërhiqte Polikronin në kafene, në restorante, në takime mes mjekëve.
Pas Bafturisë Polikroni i la të gjitha përveç tre gjërave. Së pari dashurinë për vajzat. Sot, njëra, e martuar, jeton në Izrael, tjetra, po ashtu e martuar, jeton në Pragë. Së dyti dashurinë për mamanë (babai vdiq në vitin 1968), motrat dhe vëllezërit. Së treti dashurinë dhe përkushtimin për fëmijët…
***
12 mars 2018. Një varr i hapur. Në krah një arkivol. Fjalën e mori Mirela. Thjeshtë. Bukur…
Arkivoli zbriti. Pas 28 vjetëve Polikroni dhe Bafturia do të jenë bashkë në përjetësi. A do të ngjitet në qiell shpirti i doktorit? Jo dhe jo. Ai do të jetë mes nesh.
11 Mars 2020. Njjë tufë me lule mbi varrin e vëllait.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Ja si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Publikuar

-

Nga

Surprizat e motit/ Ja si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Vendi ynë u ndikua sot nga masa ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta ndërsa moti ka qenë i kthjellët në pjesën më tw madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore.

Temperatura më e lartë për sot u regjistrua 36°C në disa qytete si Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan ndërsa kryeqyteti regjistroi temperaturën më të lartë me 34°C.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtarenë relievet malore.



LEXO EDHE:  KRYEMINISTRIN E MORI NË QAFË AMNEZIA/ Nga Mitro Çela

Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta. Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulta dhe bregdetare.

LEXO EDHE:   “Më dhuroi dy puthje “alla shqipo”/ Mitro çela rrëfen ndodhinë te Liqeni

Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Qytetarja korrupton infermieren tek Infektivi/ Tomorri: Totalisht neveri!

Publikuar

-

Nga

Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një video ku një qytetare i jep rryshfet infermieres qe t’i cojë ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid.

Lidhur më këtë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri i cili e quan të neveritshme.
Sipas tij, kjo është dëshmia më e qartë se si sistemi yne shëndetesor publik ka degraduar totalisht.
Tomorri theksin se ky është faji i atyre që menaxhojnë sistemin shëndetësor.



“Nuk e di a do kete gje me te neveritshme se kjo video. Sipas kolegut qe e ka filmuar, zonja po i jep 2 mije leke rryshfet infermieres qe t’i coje ushqimin familjarit qe ajo ka te shtruar me Covid. Eshte e neveritshme dhe totalisht felliqesire ne cdo aspekt. Por eshte deshmia me e qarte se si sistemi yne shendetesor publik ka degraduar totalisht. Mund te jemi vendi i vetem ne planet ku jepet rryshfet qe tu sherbehet pacienteve te infektuar. Dhe nuk eshte faji i atyre infermiereve qe i marrin. Ata apo ato jane ndoshta ca te keqpaguar, por edhe mjerane, pasi kjo nuk e justifikon rryshfetin. Ky eshte faji i atyre qe menaxhojne sistemin shendetesor. Nuk e di ca ndjen kryeministri dhe ministrja e shendetesise kur shohin keto pamje. Por normalisht duhet t’u vije turp.
Neveri. Totalisht neveri”, shkruan Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përfundon misionin ekipi i mjekëve italianë/ Manastirliu vlerëson mbështetjen e Italisë

Publikuar

-

Nga

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiëncën e vyer për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID si dhe për menaxhimin dhe organizimin spitalor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu priti sot në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ekipin e mjekëve italianë në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, me praninë edhe të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund t’a fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet COVID dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjies së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.



Mjekët italianë shprehën vlerësimin për ekipin e mjekëve shqiptarë që aktualisht janë në përballje me pacientët e prekur nga COVID19 dhe u shprehën të gatshëm për vijimin e bashkëpunimit.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/ISHIM DEMODE: UDHËTONIM PA TAKSA!

LEXO EDHE:  Meta në këmbë të Lu?!

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci tha gjatë takimit se: “Ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijojë”.

Dy javë më parë, Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë erdhi në Shqipëri në mbështetje të vendit tonë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID10. Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhej nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Ndërsa pritet të vijojë bashkëpunimi me misione të tjera për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE