Connect with Us

MSH me “dorë të hekurt” kundër koronavirusit/ Vetëkarantinim i detyruar për çdo udhëtar që hyn në Shqipëri!

Sociale

MSH me “dorë të hekurt” kundër koronavirusit/ Vetëkarantinim i detyruar për çdo udhëtar që hyn në Shqipëri!

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Në një deklaratë për mediat zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë.

“Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”,- tha Rakacolli.

Sa i përket kapaciteteve shëndetësore për të përballuar një fluks të mundshëm të prekurish, Rakacolli sqaroi se për të përballuar COVID 19 janë dhënë 400 mln lekë shtesë. Ajo foli për një plan të qartë masash si dhe për pajisjen me sa më shumë respiratorë.

LEXO EDHE:  Klinikat në Gjermani përgatiten për më shumë raste me Corona

Ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dy produktet bimore kundër koronavirusit/ Mjeku këshillon qytetarët, si të mbrohen

Publikuar

-

Nga

Mjeku popullor, Ylli Merja, ka dhënë këshilla sesi qytetarët mund të mbrohen nga koronavirusi dhe çfarë duhet të konsumojnë.

I ftuar në emisionin “Vila 24”, në Neës24, mjeku tha se kryesore për të mposhtur këtë virus është hudhra dhe vaji i dafinës, i cili sipas Merjas, liron për 3 minuta rrugët respiratore.

“Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10.

Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin. Ra gripi në 2018, çonin në varreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj? Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Si mund të përgatisni vetë dezinfektantët

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit, masa shtesë për fluksin e shtetasve përgjatë festave

Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.”-tha Ylli Merja.

Ndërsa për qytetarët që janë në panik dhe ankth nga kjo situatë, mjeku Merja dha këto këshilla “Janë të vlefshme të gjitha këshillat që japin mjekët dhe specialistët, por duke qenë në Shqipëri do iu rekomandoja të marrin dhe të përdorin një çaj, një propolis blete, një vaj dafine, ose të ziejnë gjethet e dafinës dhe të bëjnë çaj, të bëjnë avull, mund të pinë një çaj me sherebel. Këto bimë janë aq të mrekullueshme dhe nuk duhet t’i lëmë mënjanë në këtë luftë biologjike”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një deklaratë për mediat bëri të ditur se dy rastet e reja, njëri është i afërm i “pacientit zero”, ndërsa tjetri është një 77-vjeçar nga Lushnja, me një histori udhëtimi në Bergamo të Italisë.

Po ashtu Mira Rakacolli bëri të ditur se ISHP ka kryer në total 157 analiza, nga të cilat 42 vetëm në 24 orët e fundit.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Të dyja rastet janë në vetë izolim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 157 njerëz të dyshuar në total, 12 janë pozitiv. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, 3 janë të shtruar në Infektiv në gjendje stabël, një në Durrës. 7 janë në vetë izolim, pa shenja klinike. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet”, -tha Rakacolli.

LEXO TE PLOTE

Sociale

RTSH Shkollë/ Ministria e Arsimit publikon oraret e mësimit për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini  ka publikuar ditën e sotme udhëzimin që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, pas mbylljes së shkollave për një periudhë 2 javore, si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Duke nisur nga sot, Radio Televizioni Shqiptar do ti dedikojë një kanal ekskluziv mësimdhënies nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Manastirliu në laboratorin e ISHP/ Forcojmë kapacitetet, realizohet analiza e plotë për koronavirusin e ri

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Si mund të përgatisni vetë dezinfektantët

“RTSH Shkollë, sot, ora 10:30-12:00 do të transmetohen këto leksione matematike nga mësuesit Solita Xhanaj (klasa 6-8) dhe Xhevdet Reka (klasa 9-12).

Pas orës 12:00, leksionet i gjeni në kanalin youtube të MASR: https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ ”- shkruan Besa Shahini.

LEXO TE PLOTE