LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja britanike e Shëndetësisë infektohet nga koronavirusi

10 Mars 2020, 23:52, Kosova & Bota CNA
Ministrja britanike e Shëndetësisë infektohet nga koronavirusi

Ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries është infektuar nga koronavrusi.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ministrja e cila thekson se po zbaton të gjitha masat e këshilluara pasi rezultoi pozitive dhe është izoluar në shtëpi, raporton BBC news.

Dorries bëhet deputetja e parë britanike e cila rezulton pozitive me COVID-19. Ndërkaq, gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 382 rezultojnë të infektuar, nga të cilët 324 raste në Angli, 27 në Skoci, 16 në Irlandën Veriore dhe 15 në Uells.

Personi i fundit vdiq të hënën në mbrëmje, dhe po kurohej në Spitalin e Përgjithshëm Watford.

Dorries është deputete në radhët e konservatorëve që prej vitit 2005./CNA.al

Lajmet e fundit nga