Connect with Us

Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

Politikë

Meta dekretoi anëtarët e Gjykatës së Lartë/ Reagon Yuri Kim: Hap pozitiv

Publikuar

-

Yuri Kim ka përshëndetur emërimin e 3 anëtarë të Gjykatës së Lartë nga presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Kim thotë se ky është një hap pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund.

‘Ne e mirëpresim emërimin nga presidenti Ilir Meta prej 3 anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë – një hap i rëndësishëm dhe pozitiv që duhet të vazhdohet deri në fund. Tani, ne duhet të mbështesim gjyqtarët në mënyrë që ata të mund të shërbejnë drejtësi për të gjithë njerëzit e Shqipërisë’, shkruan ambasadorja e SHBA.

Kiujtojmë se Meta dekretoi sot emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtarë të Gjykatës së Lartë./ CNA.al

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga nesër ushtria zbret në teren/ Kollçaku paralajmëron ashpërsim masash

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbresë në terren për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit, ku prioritare janë të ardhurit nga Italia dhe zonat e prekura.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Kollçaku.

Kollçaku tha se masat do forcohen sipas riskut të rrezikut nga koronavirusi dhe se FA do jetë në mbështetje të Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  “Ekzekutimi i Vendimeve të Gjyqësorit”/ Meta ka një mesazh për Kuvendin

LEXO EDHE:  Meta: Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të reformës

“Njerëzit që kanë udhëtuar dy javët e fundit jashtë vendit duhet të zbatojnë urdhrin për vetëkarantinim. Nëse nuk i zbatojnë do të penalizohen. Ne u bëjmë thirrje të zbatojnë këshillat dhe për çdo problem të kontaktojnë numrin 127. Do të vazhdohet për aq kohë sa është e nevojshme. Nuk ka afat. Në vazhdim në varësi të situatës do të shtohen ose do pakësohen. Aktualisht shtrihen në të gjithë vendin”, deklaron ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama dhe Manastirliu përgënjeshtrojnë doktorin e Bashës/ Nxjerrin foton me veshje speciale

Publikuar

-

Nga

Kryetari Lulzim Basha publikoi sot videon e mjekut të Urgjencës së QSUT-së, Ilir Allkja, i cili deklaronte se është vetëkarantinuar, pasi pretendon se dje kishte vizituar 3 pacientë, pa qenë i veshur me veshjen speciale.

Mirëpo kjo është hedhur poshtë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama, të cilët kanë publikuar foton e mjekut të veshur sipas standarteve të OBSH-së.

Rama tha në një videolive me ministren se dëshmia e mjekut i ishte dukur e çuditshme dhe e cilësoi shkelje etike shërbimin e një mjeku për një forcë politike në këto momente.

“Sapo dëgjova për dëshminë e mjekut në fjalë. U interesova menjëherë sepse ishte një dëshmi e çuditshme. Ajo që mora ishte fotografia e mjekut në fjalë, e postuar në faqen e tij nga vet ai. me një tekst dinjitoz që flet për sakrificën e vërtetë për të shpëtuar jetën e pacientëve. Me veshje speciale. Nuk ka asnjë mungesë zero për veshje speciale që duhet të trajtojë këto raste. po në të njëjtin informacion mora dhe mjekun në jetën e tij private. Jo të thotë “Rama ik’ Por të hidhet përpjetë dhe të kërkojë që dhe unë të hidhem përpjetë. Nëse mjeku si qytetar ka të drejtat e veta dhe bën detyrën e vet, gjë qe se vë kush në dyshim dhe pse është shkelje etike që t’i shërbejë një propagande të caktuar. Pasi mundet që një parti politike të angazhohet në këtë dezinformim skandaloz. Se besoj se ka të paqarta se pse dhe si mundet. Është hera e dytë në kaq pak kohë me tërmetin dje, para pak muajsh, dhe me këtë emergjencë që ka sfiduar botën. S’ndodhin në asnjë vend të botës”, u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shantazh për të përfituar”/ SHBA: Pronarët e përdorën median për të favorizuar bizneset

Publikuar

-

Nga

Një ndër pikat ku raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA ndalet gjatë është edhe ai i situatës që zotëroi median shqiptare përgjatë vitit të shkuar.

Duke folur për këtë sektorë të rendësishëm të fjalës së lirë raporti thekson se pati njoftime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikojnë tek media me rrugë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një gamë këndvështrimesh, megjithëse pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë përmes kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raportin që më pas vijon:

“Shumë pronarë të stacioneve televizive private e përdorën përmbajtjen e transmetimeve të tyre për të ndikuar tek qeveria në favor të bizneseve të tjera të tyre”.

LEXO EDHE:  Meta: Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të reformës

LEXO EDHE:  “Ekzekutimi i Vendimeve të Gjyqësorit”/ Meta ka një mesazh për Kuvendin

Po ashtu në raport thuhet se pati “njoftime të besueshme se përfaqësues me peshë të medias përdorën organet e medias për të bërë shatazh ndaj bizneseve.

Raporti thotë se presioni politik dhe mungesa e fondeve shkaktoi kufizime tek media e shkruar dhe përmend si probleme autocensurën dhe mugesën e sigurisë ekonomike të gazetarëve duke rreshtuar si shqetësim përdorimin e ligjeve për shpifjen kundër gazetarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE