Connect with Us

Merkel: “Solidariteti ynë është në provë”

Bota

Merkel: “Solidariteti ynë është në provë”

Publikuar

-

Për herë të parë, kancelarja Merkel u shpreh gjerësisht mbi krizën e virusit Corona. Ajo tha se kryesorja është të ngadalësohet përhapja e virusit. Merkeli gjithashtu bëri thirrje për përgjegjësi nga të gjithë.

Për herë të parë, Kancelarja Merkel u shpreh gjerësisht mbi krizën e virusit Corona.

“Virusi ka mbërritur në Evropë, ka ardhur. Të gjithë duhet ta kuptojmë këtë”, tha Angela Merkeli në fillim të konferencës së saj të shtypit. Për aq kohë që nuk është gjetur një vaksinë ose mundësi tjetër terapeutike, një përqindje e lartë e popullsisë do të infektohet me virusin Corona. Ekspertët thonë se nga kjo mund të preken rreth 60 deri në 70 përqind e njerëzve në vend, tha Merkel. Njerëzit e moshuar dhe njerëzit me sëmundje të mëparshme janë veçanërisht të rrezikuar. Prandaj, qasja duhet të “mbajë parasysh që të mos mbingarkojmë sistemin tonë shëndetësor”, tha kancelarja.

Në Gjermani, aktualisht nga virusi Corona janë infektuar më shumë se 1200 vetë. Deri tani, kanë vdekur tre vetë nga sëmundja e mushkërive COVID-19.

Veprimet politike duhet të bazohen në ato që thonë shkencëtarët dhe ekspertët, tha kancelarja në një konferencë shtypi me Ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn dhe Presidentin e Institutit Robert Koch, Lothar Wieler. Përhapja e virusit së pari duhet të ngadalësohet. “Pra, është fjala që të fitojmë kohë,” tha Merkeli. Mbi të gjitha, duhet të sigurohet që personeli mjekësor të mund të punojë. E rëndësishme është më tej që të funksionojnë të gjitha nivelet e qeverisjes. Nuk është ngjarja më e keqe kur nuk mund të zhvillohen si zakonisht ndeshjet e futbollit. “Atë që është e nevojshme, do ta bëjmë ,” tha Merkeli.

“Të vënë në provë”

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Maqedonia/ “Viktimat” e padëshirueshme të konfliktit Makron-Merkel

Merkel raportoi për samitin e BE, i cili u zhvillua për herë të parë me konferencë me video, për shkak të përhapjes së virusit Corona. Tani është veçanërisht e rëndësishme një koordinim i ngushtë midis partnerëve në Evropë, tha ajo. Komisioni i BE do të krijojë tani një grup ekspertësh me virologë. Vendet e BE-së gjithashtu do të mbështesin studimin dhe zhvillimin e një vaksine. Qeveria në Berlin do të përdorë rreth një miliardë euro për të luftuar virusin Corona. Kësaj i shtohen, 145 milionë euro si pjesë gjermane në rrjetin kërkimor Cepi – një iniciativë ndërkombëtare për studime për vaksinat.

Virusi nuk kalon pa gjurmë edhe në ekonomi, tha Merkeli. Prandaj qeveria federale veproi shpejt. Që këtë javë ajo do të sigurojë mbështetje të aftësisë paguese për kompanitë, veçanërisht përmes Bankës shtetërore Gjermane për Zhvillimin KfW. Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE kishin rënë dakord të mbajnë të dyja Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes dhe rregullat e ndihmës shtetërore.

Merkeli i bëri thirrje përgjegjësisë së çdo qytetari që të kujdeset për veten dhe të afërmit e tij. Veçanërisht në lidhje me të moshuarit dhe shtetasit tashmë të sëmurë, ajo tha: “Solidariteti ynë, arsyeja jonë, zemra jonë tashmë është vënë në provë për njëri-tjetrin, të cilën unë dëshiroj ta kalojmë me sukses”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE në alarm/ Koronavirusi mund të infektojë 70% të popullsisë së Europës

Publikuar

-

Nga

Pas një telekonference të përbashkët nëpërmjet Skype të mbajtur mes liderëve të BE-së, kryeministri bullgar, Boyko Borisov ka deklaruar se një nga përfundimet e bisedimeve ishte se 70% e popullsisë së Europës mund të infektohej nga virusi.

Gjatë fjalës së tij, në Këshillin e Ministrave të Bullgarisë të martën, Borissov tha se “Institutet më të rëndësishme në Europë dhe kolegët e mi, presin që 70% e popullsisë së Europës të preket nga ky virus.”

Më tej, në një postim në rrjetet sociale, ai konfirmoi sërish lajmin, duke ngjallur jo pak panik mes qytetarëve.

“Sot, në video-konferencën me kolegët e mi të Këshillit Europian, u cituan analiza të specializuara që thanë se koronavirusi do të prekte më shumë se 70% të popullsisë së Europës”, shkruan kreu i qeverisë bullgare.

“Si rezultat, vendet anëtare do të marrin masa bazuar në këshillat mjekësore të OBSH-së në mënyrë që të zbusin pasojat për shoqëritë tona në tërësi”, shtoi ai.

Më shumë se 15,000 raste u raportuan në BE, Britani të Madhe dhe Zonën Ekonomike Europiane (EEA), dy të tretat e tyre në Itali, ku 631 njerëz humbën jetën pasi u diagnostikuan me koronavirus.

Nga ana tjetër, presidentja i Komisionit Europian Ursula von der Leyen foli të martën me kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe tha se BE do të diskutojë masat për të mbështetur vendin fqinj në ditët e ardhshme.

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Maqedonia/ “Viktimat” e padëshirueshme të konfliktit Makron-Merkel

LEXO EDHE:  Obama-Merkel: Sanksionet ndaj Rusise mbeten ne fuqi

Me përhapjen e virusit që është duke shkaktuar një ngadalësim në ekonominë globale, qeveritë kombëtare dhe institucionet e BE dhanë një mesazh uniteti, duke premtuar në radhë të parë mbështetje për Italinë dhe vendet e prekura.

“Ne jemi të gatshëm të përdorim të gjitha instrumentet që janë të nevojshëm” tha ajo. “Në veçanti, BE-ja do të shpërndajë maska dhe dezinfektantë për të mbështetur plotësisht bluzat e bardha.

Cilat janë vendet më të prekura në Europë?

Përhapja e Covid-19 po rritet në të gjithë Europën, ndërkohë që vendet anëtare kanë rritur ndjeshëm numrin e testimeve.

Italia – e cila ka numrin më të madh të të infektuarve jashtë Kinës, ka më shumë se 10,000 të prekur dhe 631 të vdekur.

Franca ka raportuar 1,784 raste dhe 33 viktima

Spanja ka 1.689 raste dhe 36 të vdekur

Gjermania ka 1.200 raste dhe në dy të vdekur

Zvicra ka 476 raste dhe tre viktima

Mbretëria e Bashkuar ka 382 pacientë dhe gjashtë viktima

Holanda ka 382 raste dhe katër viktima

Të mërkurën, Belgjika, i cili ka 267 të infektuar raportoi vdekjen e saj të parë të lidhur me Covid-19.

LEXO TE PLOTE

Bota

Itali/ Ndërron jetë presidenti i Urdhrit të mjekut të Varesës

Publikuar

-

Nga

Italia vijon të përballet me një situatë tepër të rëndë për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se koronavirusi i ka marrë jetën edhe Roberto Stella, president i Urdhrit të mjekut të provincës së Vareses dhe të Busto Arizio, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Como.

67-vjeçari ishte shtruar në spital për insufiçensë respitarore pasi kishte kontaktuar koronavirusin.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për Roberto Stella-ka komentuar ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza. Ishte një mjek dhe një pikë referimi për shëndetësinë italiane. Është një ditë ekstremishte e trishtua.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Solidarizim maksimal i popullit grek me shqiptarët

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Solidarizim maksimal i popullit grek me shqiptarët

Koronavirusi, edhe pse sipas Instituti të Shëndetit është e stabilizuar, po na merr në pak ditë një mik, një koleg, një president gjithmonë të gatshëm, për t’i shërbyer të tjerëve, pa kursim. Për fat të keq na vjen një lajm që të gjithë i frikësoheshim dhe që askush nuk donte ta dëgjonte: Roberto Stella prej disa ditësh ishte shtruar në reanimacion, por nuk ja doli të mundte virusin”- ka deklaruar presidenti e Federatës kombëtare të Urdhrit të mjekëve, Filippo Anelli.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shiste materiale mbrojtëse të skaduara/ Arrestohet 59-vjeçari në Francë

Publikuar

-

Nga

Një burrë 59-vjeçar u arrestua në Francë pasi kishte shitur maska të skaduara.

Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në rajonin e Oise pasi kishte vënë në shitje online materiale mbrojtëse të skaduara, mes tyre maska dhe dezinfektant.

Bëhet me dije se operacioni u krye në rajonin me më shumë persona të prekur nga koronavirusi në Francë. Ata zbuluan 9400 maska, 3300 doreza, 4500 pastruese, 80 shishe me xhel hidroalkoolik, të gjitha të skaduara. Ato ishin hedhur në shitje në një faqe në internet.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Solidarizim maksimal i popullit grek me shqiptarët

LEXO EDHE:  Pushim para stuhie: Media gjermane mbi vizitën e Merkelit në Ballkan

Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet./CNA.al

LEXO TE PLOTE