Sociale
Masat ndaj koronavirusit/ Ndërpritet plotësisht transporti publik në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se transporti publik të Tiranë do të ndërpritet plotësisht si një tjetër masë drastike e ndërmarrë nga qeveria për të shmangur përhapjen e mëtejshme të coronavirusit.
“Menjëherë sapo të shkëpus lidhjen me ju do të nënshkruaj urdhrin për ndërprerjen e plotë të transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku fluksi i lëvizjeve me urban ka rënë me 70%, me duam që të bjerë dhe 30 % që ka mbetur. unë nuk jam shkencëtar por dihet që virusi ka një kurbë të vetën që bie në proporcion me masat që ndërmerren. Preken më pak banorë në kohë më të shkurtër nëse minimizohet lëvizja e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Tiranës në një lidhje live me Euro News.
Teksa e cilësoi një masë jo popullore, por të nevojshme Veliaj tha se do të firmoste urdhrin për ndërprerjen e transportit publik menjëherë pas intervistës pas konsultimit që kishte pasur me kryeministrin.
“Kështu që do t’i besojmë shkencës, fakteve, realiteteve të ngjashme që kanë përballuar krizën që thonë se janë ca masa jo popullore, është jo popullore t’u thuash fëmijëve mos luaj në këndin e lojërave, t’u thuash të moshuarve mos luani domino dhe t’u thuash të tjerëve që duhet të ecin, nëse është absolutisht e nevojshme në këmbë apo me biçikletë, siç bëjmë shpesh ne në Bashkinë e Tiranës, e di që është një masë jo popullore, por na rezulton që qytetet të cilët e kanë marrë që javën e parë e kanë pasur më të shkurtër periudhën e prekjes dhe më të ngushtë hartën e kontaminimit.
Ndaj do ta marrim këtë masë. Edhe kam qenë në konsultim me kryeministrin dhe menjëherë me të mbaruar këtë interviste ne do të firmosim urdhrin për ndërprerjen e transportit publik si një masë jo popullore, por absolutisht e nevojshme për momentin”, u shpreh ai./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...