LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masat ekstreme kundër koronavirusit/ Çfarë mund të bëni dhe çfarë jo deri me 3 prill

11 Mars 2020, 13:30, Sociale CNA
Masat ekstreme kundër koronavirusit/ Çfarë mund të

Ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka arritur në 12, nga ana tjetër Qeveria vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së Corona-19.

Ministria e Shëndetësisë vijon të apelojë qytetarët të shmangin sa më shumë lëvizjet, që nuk janë të domosdoshme.

Gjatë një konference për mediat, Zv.ministrja, Mira Rakacolli vuri theksin se institucionet dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e bëra publike urdhrat e firmosur nga ministrja Manastirliu.

Ndërkohë, urdhri i ri i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:

1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të

a. Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate

b. Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

a. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;

b. Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

c. Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3- Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga