Connect with Us

Masat drastike kundër koronavirusit/ Ardi Veliu urdhër të prerë drejtorive të policisë, mbyllen 655 biznese

Kronika

Masat drastike kundër koronavirusit/ Ardi Veliu urdhër të prerë drejtorive të policisë, mbyllen 655 biznese

Publikuar

-

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu iu ka drejtuar një telegram të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe, për mbylljen e menjëhershme të lokaleve të natës, pubeve, diskove, palestrave e lokaleve ku ka grumbullimeve masive.

Kjo lëvizje e Ardi Veliut, vjen në zbatim të masave për moslejimin e grumbullimeve masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusi.

Ndërkohë, mësohet se prej  mbrëmjes së djeshme, mbi 215 Patrulla të Përgjithshme të Policisë u angazhuan për zbatimin e  këtyre masave.

Policia e Shtetit bën të ditur se në të gjithë vendin, u mbyllën gjatë mbrëmjes së djeshme 522 lokale dhe bare, 29 palestra, 65 bilardo, 21 disko e pube dhe 18 lokale me muzike live.

Strukturat e Policisë së Shtetit, po ashtu theksojnë se do të bashkëpunojnë me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, Institutin e Shëndetit Publik, Njësitë e Qeverisjes Vendore, Prefektët e Qarqeve dhe institucionet e tjera shtetërore që i ngarkon ligji.

LEXO EDHE:  Arrestohet pengmarrësi i vajzës nga Ukraina

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pronarëve të lokaleve që të zbatojnë pa asnjë hezitim urdhrat e përcjella nga punonjësit e Policisë dhe të mos i kundërshtojnë ato, pasi moszbatimi i tyre do shoqërohet me penalitete ligjore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombula në një banesë/ Plagoset i moshuari

Publikuar

-

Nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “9 katëshe”, në Tiranë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e një 60-vjeçar,i i cili jetonte vetëm.

Po ashtu, sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e bombolës së gazit duke shkaktuar edhe shpërthimin e bombolës. Nga zjarri janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërkohë që i moshuari kishte marrë disa plagë të lehta.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët garazhi i një pallati në Tiranë/ Evakuohen banorët

Publikuar

-

Nga

Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Mësohet se garazhi përdorej si një magazinë gomash dhe marteriale të tjera pune.

Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë zjarr të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Si pasojë e zjarrit janë evakuuar banorët e pallatit dhe fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Merr flakë në ecje/ Shkrumbohet makina

Publikuar

-

Nga

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mesditën e sotme në Delvinë.

Makina, tip “Mercedes-Benz” me targe AB627AE, ka qenë dukë lëvizur në afërsi të fshatit Vane kur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet K.L, nuk ka pësuar lëndime./CNA.al

LEXO TE PLOTE