Connect with Us

Manastirliu paralajmëron bizneset/ “20 milionë lekë gjobë kush nuk zbaton vendimet”

Politikë

Manastirliu paralajmëron bizneset/ “20 milionë lekë gjobë kush nuk zbaton vendimet”

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një deklarate për mediat për shtyp, i tërhoqi vërejtje bizneseve, të cilat pavarësisht situatës së krijuar në vendin tonë nga koronavirusi.

Manastirliu tha se të gjitha bizneset që nuk zbatojnë vendimet e qeverisë do të gjobiten me 20 milionë lekë.

“Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithësecilit, në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë së bashku, ju bëj me dije se në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me vendim te Komitetit te Eksperteve i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetare qe nuk zbatojne vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

LEXO EDHE:  Barnat/ Manastirliu thërret përfaqësuesit farmaceutikë

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj”, deklaroi ministrja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk e keni marrë me seriozitetin e duhur”/ Manastirliu apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë sërish një apel të fortë për qytetarët, duke ngritur shqetësimin se ata nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

Ajo kërkoi që qytetarët të mos mbipopullojnë më rrugët dhe lokalet si dhe të respektojnë me seriozitett tyë gjitha këshillat e dhëna nga qeveria dhe institucionet e shëndetësisë.

“Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur. Baret dhe lokalet sërish kanë qenë të mbipopulluara edhe pas thirrjeve të Ministrisë. E përsëris kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun dhe papërgjegjëshmërinë, por për të treguar kujdes maksimal që nesër të mos kemi pasojat që sot fare mirë mund t’i shmangim”, tha Manastirliu në një deklaratë për shtyp, ndërsa theksoi se ka ardhur koha ta tregojmë nme vepra dhe jo me fjalë dashurinë për të afërmit tanë.

LEXO EDHE:  Barnat/ Manastirliu thërret përfaqësuesit farmaceutikë

LEXO EDHE:  Shkelën ligjin e të dhënave personale, gjobë 17 kompanive ‘Call Center’

Sipas saj, në piramidën e prioriteteve është shëndeti i qytetarëve në vend të parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë vetëidentifikuar të çmendurit”/ Patozi thumbon politikanët që përhapin panik

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike ka thumbuar të gjithë politikanët që përhapin panik, në këtë kohë delikate kur janë identifikuar 11 të prekur me koronavirus dhe një viktimë.

Astrit Patozi deklaron se e vetmja dobi që ka sjellë koronavirusi është vetëidentifikimi me saktësi i të gjithë të çmendurve.

“Dobia e vetme e koronavirusit. Beteja me koronavirusin në Shqipëri mund të jetë e gjatë, e dhimbshme, e lodhshme dhe e kushtueshme.

LEXO EDHE:  “Askush nuk është imun”/ Bushati: Të respektojmë protokollet mjekësore

LEXO EDHE:  Pamje të tmerrshme nga Kina/ Të prekurit nga koronavirusi humbin jetën në mes të rrugës

Për vetë natyrën tinzare të sëmundjes, deri tani ka rezultuar se është e pamundur të gjënden të gjithë të prekurit, por ndërkaq janë vetëidentifikuar me saktësi të gjithë të çmendurit…”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koronavirusi/ Grupi parlamentar i PS kallëzon penalisht Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të kallëzojë në prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Grupi parlamentar i PS-së akuzon Sali Berishën për përhapje të informacionit të rremë, në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.
Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”.

LEXO TE PLOTE