LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi mesazh qytetarëve/ “Nuk mund t’i shmangemi pandemisë, respektoni këshillat”

11 Mars 2020, 18:57, Politikë CNA
Kryemadhi mesazh qytetarëve/ “Nuk mund t’i shmangemi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë nga koronavirusi.

Kryemadhi deklaron se Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi dhe shpreh ngushëllimet për familjarët e të moshuarës që humbi sot jetën nga virusi.

Kryetarja e LSI-së i bën apel qytetarëve të respektojë këshillat dhe të kujdesen për veten, ndërsa shpreh mbështetjen për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë ata që po përballen me të sëmurët.

?Kjo situatë kërkon solidaritet të të gjithë qytetarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve. Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund ti shmanget, por të gjithë jemi të bindur se në këtë mënyrë do t’ja dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë.

Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjojmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer. Të kujdesemi për veten, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes.

Solidaritet dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakrificë me pandeminë. Respekt pafund për ta!?, nënvizon ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga