Connect with Us

Koronavirusi/ Partia Socialiste anullon të gjitha takimet

Politikë

Koronavirusi/ Partia Socialiste anullon të gjitha takimet

Publikuar

-

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet deri në datën 3 prill.

Në një njoftim të bërë nga Partia Socialiste thuhet se “Në kuader te masave te domosdoshme per situaten e emergjences, ju lutem pezulloni te gjitha takimet e partise deri ne daten 3 prill”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, iu ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve socialistë, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.

“Kolege, ne kuader te masave te domosdoshme per situaten e emergjences, ju lutem pezulloni te gjitha takimet e partise deri ne daten 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve.

LEXO EDHE:  Shpresë kundër Covid-19/ Mikrobiologu flet për kurën që po testohet, rezultatet kanë qënë pozitive

Kujtojmë këtu se edhe kreu i qeverisë, Edi Rama, një ditë më parë tha se administrata do të punojë nga shtëpia për një periudhë të paktën dy javore.

Po ashtu, ai ripërsëriti thirrjen për të shmangur ambientet me shumë njerëz për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoklipet me dron dhe regji/ Aspirantët për deputetë në PS duhet të investojnë për imazhin

Publikuar

-

Nga

Videoklipet me dron dhe regji/ Aspirantët për deputetë në PS duhet të investojnë për imazhin

Videoklipet me dron dhe regjitë janë mënyra e vetme që kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të treguar punët apo projektet që ka bërë qeveria.

Një filmim, i përgatitur me mjeshtëri dhe që hera herës “shitet” edhe si transmetim live dhe jo pak herë audienca që e sheh arrin të manipulohet.

Një video me dron, muzikë në sfond dhe një fjalim i shkurtër janë 3 karakteristikat bazë për të nxjerrë në pah një produksion të arrirë. Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore me sloganin “Deputeti që duam”, ku fton të gjithë të apasionuarit pas politikës për tu bërë pjesë e familjes së tyre.

Por kandidatët nuk do ta kenë të lehtë të bindin kryeministrin Edi Rama, sepse ai nuk mjaftohet vetëm t’i flasësh apo t’i shkruash dhe këtë gjë e dimë më së miri ata që punojnë me të, ata që janë afër në parti, por edhe ata që duan të jenë edhe më afër liderit.

Ndaj për t’iu përgjigjur ftesës së Ramës për t’i dërguar një video që ai t’i kandidojë për deputetë, aspirantët e dinë mjaft mirë se kjo nuk është një punë e lehtë, ndaj ata kanë përveshur gjithë seriozitet mëngët, por edhe kanë shkundur pak xhepat për të realizuar një video sa më të arirë, njësoj si ajo e liderit socialist Edi Rama. “ABC News” ka përgatitur një video, të disa prej aspiratëve për deputetë.

Në një video-prezantim, aspiratët për deputetë e kanë të qartë atë se çfarë u kërkohet, ndaj nuk e kanë zhgënjyer liderin e partisë, por e kanë joshur me videoklipe dhe regji të realizuar më së miri.

LEXO EDHE:  A mund të ketë koalicion PD-PS?/ Befason Berisha…

LEXO EDHE:  Ky është virus zoti Rama, Lufta është gjë tjetër!

Propaganda dhe përgatitja e skenarëve është gjithçka ajo që kjo qeveria ka zgjedhur të përdorë gjatë këtyre viteve dhe të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe aspirantët e rinj, në mënyrë që të pranohen për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse për ndryshimin e vendin do të duhen forca të reja, të arsimuara dhe të pandikuara nga politika, duke se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Zbatimi i urdhrave nga lideri i partisë nuk është ajo se çfarë i duhet vendit. Propaganda nuk duhet të jetë pjesë e përditshme e kësaj shoqërie dhe të rinjtë nuk po arrijnë që të ndahen dot prej petkut të partisë./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka probleme mentale”/ Çupi paralajmëron Metën: E ardhmja e tij do jetë para një hetimi të gjatë

Publikuar

-

Nga

“Ka probleme mentale”/ Çupi paralajmëron Metën: E ardhmja e tij do jetë para një hetimi të gjatë

Analisti Frrok Çupi ka bërë sërish deklarata të forta kundër presidentit Ilir Meta gjatë ditës së sotme.

Çupi tha se Meta ka një problem mental, pasi mendon se populli e do dhe do ta ndjekë për të bërë referendum.

Ky është problem shumë mental. Për të ardhur deri te Republika me President të dobët ka kaluar një histori shumë e gjatë”, u shpreh ai.

Teksa u pyet për thirrje e Kreu të Shtetit për Referendum, analisti theksoi se e ardhmja e Metës duhet të jetë para një hetimi

Nuk kam  njohur njeri që e njeh më pak se Meta Republikën e Shqipërisë. Ai ka një frikë të tmerrshme për atë që ka bërë gjatë gjithë kohës. E ardhmja e tij duhet të jetë para një hetimi, gjykimi shumë të gjatë. Të mendosh se vendi do qeveriset me referendum është një gjë shumë e dëmshme, është si të jesh një djall në vendin tënd.

Ligji i Republikës rrëzon këtë president që kemi. Presidenti sot është në opozitë, ka lënë karrigen e tij. Ai ka shkelur ligjin, ka dalë jashtë Republikës, dhe tani po flet jashtë pozicionit të tij.

Ai ndoshta mund të mos jetë kryetar i opozitës, por edhe mund të jetë se opozita ka parti që kanë shumë probleme të mëdha me vete sepse po ndahen në disa parti”, nënvizoi Çupi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lëvizni me urgjencë”/ Yuri Kim tjetër thirrje: Kushtetuesja të jetë gati brenda vitit

Publikuar

-

Nga

“Lëvizjni me urgjencë”/ Yuri Kim tjetër thirrje: Kushtetuesja të jetë gati brenda vitit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale brenda këtij viti.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ku përshëndet mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ambasadorja Kim thekson se të gjitha palët duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë.

“Mbledhja e djeshme KED tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai sjell një hap më afër një Gjykatë Kushtetuese deri më 31 dhjetor 2020. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thekson ambasadorja./CNA.al.

LEXO TE PLOTE