Connect with Us

Koronavirusi mbyll të gjitha njësitë administrative në Tiranë

Lajme

Koronavirusi mbyll të gjitha njësitë administrative në Tiranë

Publikuar

-

Në kuadër të masave të marra për mbrojtjen nga koronavirusit, mbyllen të gjitha njësitë administrative në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se kush ka mundësi të punojë nga shtëpia, ndërsa në zyrë do të vihet vetëm për raste urgjente.

“Sot të gjithë zyrat e gjendjes civile mbyllen nga ky moment, përveçse kur ka diçka jashtëzakonisht urgjente, kur duhet ndonjë dokument që është për jetë a vdekje.
Secili administrator do të duhet të vlerësojë se cila është kjo kategori.
Mund të jetë një certifikatë vdekje, një rast shumë shumë i nevojshëm ku i duhet një dokument pasaporte, po çdo gjë tjetër pret. Kështu që nga ky moment do të mbyllim të gjitha njësit administrative dhe kushdo që ka punë me kompjuter mund të punojë qoftë edhe nga shtëpia.
Kemi fjala vjen shumë vlerësime dosjesh nga tërmeti, Tirana ka pas 16 mijë dosje.
Mund të ketë punë që mund të bëhen fare mirë nga shtëpia ose në ambientet e zyrës por pa kontakt me njeri. Çdo gjë që lidhet në kontakt me njerëzit në njësitë administrative do duhet të bëhet online”, tha Veliaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Më pak ekselentë në administratë/ Zunë vetëm 1.7% të pozicioneve të punës

Publikuar

-

Nga

Administrata publike ka pasur më pak studentë ekselentë të emëruar në pozicione të ndryshme në vitin 2020 në raport me një vit më parë.

Në total studentët ekselentë zunë 1.7% të pozicioneve të punës në institucionet publike.

Të dhënat zyrtare të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se në totalin e pozicioneve të punës në institucionet shtetërore të sistemit të shërbimit civil, rezulton se janë gjithsej 21,273 punonjës, nga të cilët për vitin 2019, janë emëruar 493 studentë të ekselencës, ose 2.3% e numrit të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar 372 studentë të ekselencës, që zënë 1.7% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Të ndara sipas kategorive të institucioneve në ato të nivelit të lartë ku futen Kryeministria dhe ministritë e linjës rezulton që nga 2067 punonjës që kanë ato në total në vitin 2020, janë emëruar në 100 pozicione pune student të ekselencës, të cilët zënë rreth 4.8% të pozicioneve të punës në këto institucione. Kjo shifër është më e ulët se në vitin 2019 kur u punësuan ekselentë në 137 pozicione pune, studentë të ekselencës ose në 6.6% të pozicioneve të punës në këto institucione.

Në institucionet e varësisë janë gjithsej 19204 punonjës ose 90.3% e punonjësve të administratës shtetërore në sistemin e shërbimit civil. Sipas raportit të Komsionerit në vitin 2019 janë emëruar, 356 studentë të ekselencës, që zënë 1.8% të pozicioneve të punës në këto institucione, ndërsa për vitin 2020, janë emëruar në 227 pozicione pune studentë të ekselencës, të cilët zënë rreth 1.4% të pozicioneve të punës në këto institucione.

LEXO EDHE:  Rikthehen tërmetet/ Lëkundje të forta në Tiranë

LEXO EDHE:  Tragjike/ Efektivi i FNSH-së vritet nga djali i tij 7-vjeç

Punësimi i ekselentëve në administratë erdhi pas disa ndryshimeve ligjore i cili përcakton se numri i tyre nuk mund të jetë më i lartë se 1/3 e totalit të e numrit të pozicioneve të punës së institucionit. Në të gjitha vitet që po zbatohet kjo nismë ky kufi nuk është tejkaluar ndonjëherë madje përkundrazi mbetet në nivele shumë më të ulta. Nga Departamenti i Administratës Publike për studentët ekselentë është vendosur si kusht nota mestare 9-10 ndër të tjera, në mënyrë që kandidatët të rekrutohen për një nga vendet e lira që mund të jenë të hapura.

Për studentët punësimi bëhet si një fazë paraprake për të krijuar përvojë dhe pas përfundimit të kontratës së tyre të parë të mund të konkurrojnë për të qenë pjesë e administratës publike në vazhdimësi./Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Në prag të sezonit, qeveria jep 100 milionë lekë për të promovuar turizmin

Publikuar

-

Nga

Cilin lider preferojnë shqiptarët për kryeministër?/ Basha i afrohet Ramës

Qeveria shqiptare ka miratuar njç fond shtesç prej 100 milionë lekësh për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave. Me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Arti në zi/ Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta këngëtari i muzikës popullore, në Kosovë Ismet Bogujevci.

Lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit e ka bërë të ditur djali, Rigon Bogujevci.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se këngëtari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm

“Ju njoftojm gjithe familjes dhe miqesis se sot me 13 maj ndrroj jete ma i shtrenjti yne ,kalum shum sfida bashke bab pusho npaqe me tingujt e muzikes tende qe kur skan me u shu.

Per varrim do ju njoftojm ne vijim .” shkraun Rigon Bogujevci./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: