LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi hyn dhe në parlamentin italian

11 Mars 2020, 09:23, Kosova & Bota CNA
Koronavirusi hyn dhe në parlamentin italian

Koronavirusi nuk ka kursyer as deputetët në Itali. Sikurse bëjnë të ditur mediat italiane, deputeti Claudio Pedrazzini rezultoi pozitiv me virusin.

Pedrazzini bëhet kështu anëtari i parë i parlamentit italian i cili rezulton pozitiv me koronavirsin. Deputetët e tjerë të cilët ulen pranë Pedrazzini-t janë lajmëruar tashmë dhe pritet që të merren masat e parashikuara në këto raste.

Ndërkohë, Dhoma ka njoftuar palët e interesuara se nuk do të jetë e mundur që ato të marrin pjesë në seancën e së mërkurës. Nga an atjetër, Pedrazzini ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe ? se thjesht ka ndonjëherë temperaturë.?

Situata në Itali vazhdon të jetë shqetësuese teksa numri i personave të infektuar ka shkuar në 10,149, ndërsa 631 të tjerë kanë humbur jetën.

Lajmet e fundit nga