Connect with Us

Koronavirusi/ Grupi parlamentar i PS kallëzon penalisht Sali Berishën

Politikë

Koronavirusi/ Grupi parlamentar i PS kallëzon penalisht Sali Berishën

Publikuar

-

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të kallëzojë në prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Grupi parlamentar i PS-së akuzon Sali Berishën për përhapje të informacionit të rremë, në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.
Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Luftë” me të moshuarit/ Policia Bashkiake shpërndan grupin e dominove

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla thotë se u është dashur të dergojnë policinë Bashkiake që të ndërpritej grumbullimi i dominove në Elbasan.

Balla thekson se kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte.

Sipas tij, “kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë!”
“Frikë aspak, kujdes po! madje shumë fare!”, shkruan Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e tre anëtarëve në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve.

Presidenca bën të ditur se Meta ka dekretuar emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Njoftimi i Presidencës:

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 mars 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”;

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe”; dhe

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;

LEXO EDHE:  Emri/Ja ministri që ka lidhje me 8 tonë drogë të sekuestruar në Itali

LEXO EDHE:  Emri/Ja ministri që ka lidhje me 8 tonë drogë të sekuestruar në Itali

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

–       Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

-Zotit Sokol Sadushaj;

-Zotit Ervin Pupe;

– Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pezullohet aplikimi për karta identiteti dhe pasaporta

Publikuar

-

Nga

Ministria e Brendshme ka vendosur pezullimin e aplikimeve për karta identiteti dhe pasaporta, deri në datën 3 prill.

Ky vendim vjen në vijim të masave të ndërmarra nga qeveria, kundër përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu theksohet se nuk do të lejohen pritjet e qytetarëve në institucionet e Ministrisë së Brendshme dhe se aplikimet e qytetarëve për ankesa do të bëhen vetëm në mënyrë elektronike.

LEXO TE PLOTE