LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Turqi

11 Mars 2020, 07:05, Kosova & Bota CNA
Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Turqi

Ndërkohë që koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës, së fundi mësohet se edhe Turqia ka konfirmuar rastin e parë të prekur.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri turk i Shëndetësisë,  Fahrettin Koca.

Në një konferencë për mediat, Koca tha se personi i prekur është në gjendje të mirë, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të mos dalin jashtë vendit në rast se nuk kanë emergjencë.-raporton Anadolu Agency (AA).

?Të gjithë anëtarët e familjes dhe të afërmit e tij janë nën mbikëqyrje?, njoftoi Koca, duke theksuar se pacienti është infektuar në një udhëtim në Evropë.

?Një rast apo disa raste (me koronavirus) nuk duhet të konsiderohen si një epidemi?, shtoi ai.

Ministri turk kërkoi nga qytetarët të mos dalin jashtë vendit në rast se nuk ekzitson nevoja dhe që t?i respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga virusi.

Lajmet e fundit nga