LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishin kontakt me 73-vjeçaren nga Durrësi/ Mjekët dhe infermierët dalin të pastër

11 Mars 2020, 18:38, Aktualitet CNA
Kishin kontakt me 73-vjeçaren nga Durrësi/ Mjekët dhe

Mjekët që kishin kontakt me të moshuarën, e cila humbi jetën në Durrës nga koronavirusi dalin të pastër.

Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një videolive me kryeministrin, Edi Rama.

Manastirliu deklaroi se të gjitha kampionet e testimeve për mjekët dhe infermjerët e Spitalit të Durrësit kanë rezultuar negative.

“Unë dua që ta ndaj këtë lajm me ju për të parën herë pasi jo vetëm që propaganda në vazhdimësi gjithë këto ditë vijon të japë lajme të rreme dhe të nxisë panikte qytetarave. Në kampionin e parë të testimeve në spitalin e Durrësit dua të njoftoj që të gjithë testimet janë negative. Do të thotë se mjekët dhe infermierët kanë punuar me gjithë protokollet e mbrojtjes personale dhe atyre që rekomandohen nga OBSH dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetsisë për trajtimin e rasteve.

Ndërkohë që vijon kampioni i dytë i analizave për ata dhe familjarët punë e madhe po bëhet përsa i përket investigimit të rasteve dhe mbi të gjitha një punë e madhe po bëhet në spitalet tona”, tha ministrja.

Ndërkohë Manastirliu tregoi se analizat e familjares së moshuarës, e cila ndërroi jetë nga virusi, janë ende në proces./ CNA.al

Lajmet e fundit nga