Connect with Us

“Kam gjetur kurën për koronavirusin”/ Mjeku italian zbulon ilaçin që jep rezultate brenda 24 orëve

Bota

“Kam gjetur kurën për koronavirusin”/ Mjeku italian zbulon ilaçin që jep rezultate brenda 24 orëve

Publikuar

-

Një mjek italian në spitalin e Napolit, i quajtur Paolo Ascierto, pretendon se ka gjetur kurën për koronavirusin. Mjeku ka sugjeruar që në medikamentet e përdorura te personat e infektuar me koronavirus, të përfshihet edhe ilaçi i quajtur “Tocilizumab”.

Ky ilaç përdoret për kurimin e artritit dhe mjeku e ka testuar te dy pacientë. La Republica raporton se brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera dhe po përdoret te dy pacientë të tjerë.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha Paolo Ascierto./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kryebashkiaku i epiqendrës së virusit në Itali tregon “recetën”/ Çfarë duhet bërë për ta luftuar

Publikuar

-

Nga

Vetëm disa ditë më parë u identifikua i infektuari i parë me koronavirus në Cordogno të Italisë dhe tashmë numri i tyre ka ardhur duke u rritur frikshëm.

Mirëpo kryebashkiaku i Codognos Francesco Passerini deklaron se modeli “zonë e kuqe” ka funksionuar. Sipas tij, trendi i infektimeve prej disa ditësh është negativ, por ende nuk ka përfunduar emergjenca.

Ai deklaron se izolimi i hyrjes dhe ndaljes nga zonat ka ndikuar pozitivisht, por thekson se duhet të shohim ecurinë e ditëve të ardhshme.

“Nëse numrat konfirmohen, trendi i përhapjes, sikurse e them prej disa ditësh, është më i ulët kundrejt pjesës tjetër të territorit të Lombardisë”, është shprehur ai për mediat vendase.

Po pavarësisht kësaj, ai nënvizon se është e nevojshme “mbajtja e një niveli kujdesi të lartë, duke adoptuar të gjithë masat e marra në zonën tonë në këto 17 ditë dhe të mos mendojmë se beteja ka përfunduar”.

Por kush është “receta” që po përdor Cordogno dhe që nuk përfshin vetëm rregullat e vendosura nga autoritetet sanitare qeveritare. Kryebashkiaku pretendon mbi të gjitha ka të bëjë sjellja shpitërore.

LEXO EDHE:  Audio-mesazhi për koronavirusin që “çmendi” rrjetin”/ Prokuroria nis hetimet

LEXO EDHE:  Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

“Nuk duhet pasur frikë. Duhet të jemi të arsyeshëm, duke ecur të gjtihë bashkë në të njëtin drejtim. Jam krenar për qytetarët e mi. Nuk ka pasur skena histerie apo agresioni. E kanë përballuar në mënyrë të kujdesshme situatën duke dëshmuar se mund të fitohet. Denoncimet për dhunë e shkelje kanë qenë të pakta” shprehet Passerini. Detyra më e vështirë ka qenë bindja e të rinjve për të marrë pjesë në këtë operacion të madh përgjegjshmërie kolektive”, deklaron ai, ndërsa thekson se teknologjia ka qenë një nga ndihmat më të mëdhaja.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë dy vite më parë, kur u bëmë një prej komunave të para n ëItali në të cilën mund të bëhet gjithçka në rrugë digjitale me aplikacionin e Codogno-s që u kthye në kaq thelbësor” shprehet Passerini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet bilanci në Itali/ 827 viktima, 10.590 persona të infektuar

Publikuar

-

Nga

Bilanci i të prekurve dhe viktimave në Itali nga koronavirusi po vazhdon të rritet me shpejtësi të frikshme.

Mësohet se vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 196 persona, duke e dërguar në total numrin e viktimave në 827 nga 631 që ishte një ditë më parë.

Aktualisht 10.590 persona rezultojnë të jenë të prekur me koronavirus, ndërsa 1,045 janë shëruar, konkretisht nga dita e djeshme 41 qytetarë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Shqipëri/ Meta kërkon bashkëpunim, mesazh për mjekët e infermierët

LEXO EDHE:  Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

Sipas Corriere della Serra, 5,838 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma, 1.028 janë në kujdes intensiv, ndërsa 3.724 janë në izolim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

OBSH merr vendimin/ Koronavirusi shpallet pandemi

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)e ka shpallur koronavirusin pandemi.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në një deklaratë të fundit për mediat se vendimi është marrë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve jashtë Kinës gjatë dy javëve të fundit.

Ai deklaroi se është thellësisht i shqetësuar, nga nivelet alarmante të mosveprimit ndaj virusit që po përhapet në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Tedros theksoi se OBSH nuk do t’i ndryshojë këshillat dhe u bëri thirrje qeverive të ndërmarin “veprim urgjent dhe agresiv”.

“Disa vende kanë demonstruar se ky virus mund të shtypet dhe kontrollohet. Sfida për shumë vende nuk është nëse ata mund të bëjnë të njëjtën gjë -por është nëse ata do ta bëjnë. Ata duhej të arrijnë një ekuilibër të mirë midis mbrojtjes së shëndetit, minimizimit të përçarjes dhe respektimit të jetës njerëzore. Ne jemi në këtë së bashku për të bërë gjërat e duhura me qetësi dhe për të mbrojtur qytetarët e botës. Kjo është e mundur”, nënvizoi ai.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Shqipëri/ Meta kërkon bashkëpunim, mesazh për mjekët e infermierët

LEXO EDHE:  "Mbyllen pubet, diskotekat, palestrat”/ Rama: Administrata nga nesër do punojë nga shtëpia

Ndërkohë, kujtojmë se në Shqipëri janë konfirmuar 11 raste me koronavirus dhe është regjistruar një viktimë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE