Connect with Us

“Janë vetëidentifikuar të çmendurit”/ Patozi thumbon politikanët që përhapin panik

Politikë

“Janë vetëidentifikuar të çmendurit”/ Patozi thumbon politikanët që përhapin panik

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike ka thumbuar të gjithë politikanët që përhapin panik, në këtë kohë delikate kur janë identifikuar 11 të prekur me koronavirus dhe një viktimë.

Astrit Patozi deklaron se e vetmja dobi që ka sjellë koronavirusi është vetëidentifikimi me saktësi i të gjithë të çmendurve.

“Dobia e vetme e koronavirusit. Beteja me koronavirusin në Shqipëri mund të jetë e gjatë, e dhimbshme, e lodhshme dhe e kushtueshme.

LEXO EDHE:  Habit Patozi: Pas Kongresit nuk do të merrem më me Lulzim Bashën

Për vetë natyrën tinzare të sëmundjes, deri tani ka rezultuar se është e pamundur të gjënden të gjithë të prekurit, por ndërkaq janë vetëidentifikuar me saktësi të gjithë të çmendurit…”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Koronavirusi/ Grupi parlamentar i PS kallëzon penalisht Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të kallëzojë në prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Grupi parlamentar i PS-së akuzon Sali Berishën për përhapje të informacionit të rremë, në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Grupi i PS sqaron se: “Ne konstatojne me shqetesim disa veprime keqdashese te disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekesore dhe demoralizim.
Per kete qellim bazuar ne Nenin 267 te Kodit Penal ne Republiken e Shqiperise kemi vendosur te kallzojme penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.
Gjithashtu i bëjme thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plote penal do te depozitohet neser ne mengjez ne Prokurorine e Tiranes”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luftë” me të moshuarit/ Policia Bashkiake shpërndan grupin e dominove

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla thotë se u është dashur të dergojnë policinë Bashkiake që të ndërpritej grumbullimi i dominove në Elbasan.

Balla thekson se kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte.

Sipas tij, “kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë!”
“Frikë aspak, kujdes po! madje shumë fare!”, shkruan Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dekreton anëtarët e Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e tre anëtarëve në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve.

Presidenca bën të ditur se Meta ka dekretuar emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës, si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Njoftimi i Presidencës:

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

11 mars 2020

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, të administruara në datën 5.03.2020, si dhe:

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 110, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Sokol Sadushaj”;

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 111, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z.Ervin Pupe”; dhe

-Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 112, datë 27.02.2020 “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidatit z. Ilir Panda”;

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/MUND TË JETË HERA E FUNDIT

LEXO EDHE:  Gjermania midis panikut dhe kujdesit nga koronavirusi/ Çfarë thonë ekspertët

Si dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi këto propozime, sot në datë 11.03.2020, brenda afatit që përcakton neni 136 i Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka vendosur;

–       Dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të:

-Zotit Sokol Sadushaj;

-Zotit Ervin Pupe;

– Zotit Ilir Panda.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë,  është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE