Ajo që na shoqëron gjatë gjithë muajit dhjetor, ose siç e njohim ndryshe, muajit të festave, janë filmat festivë me Krishtlindje.
Por përveçse zbavitës, këto filma na japin 5 mesazhe shumë të vlefshme për gjithkënd.
Mos zgjidhni punën mbi njerëzit
Ky është një nga mesazhet më të forta që jepet në shumë filma, që mësojnë njerëzit të mos i japin përparësi parave të gatshme mbi lumturinë njerëzore.
Tensionet janë të pashmangshme
Ndonjëherë, pavarësisht se çfarë bëni, gjërat shkojnë pak keq. Shpeshherë vendosemi para situatave të pakëndshme, por ajo që duhet bërë është që të qetësohemi dhe të marrin situatën nën kontroll pa hapur panik dhe duke i parë gjërat me optimizëm.
Familja është ajo që ju e bëni atë
Ka të gjitha llojet e familjeve të ndryshme në botë. Miqtë tanë, personat me të cilët mund të kemi marrëdhënie të ngushta, bashkëpunëtorët tanë, madje edhe qentë tanë mund të jenë familjarë.
LEXO EDHE: Zjarr një pallat shumëkatësh/ Banorët nxirren jashtë nga zjarrfikësit
Disa filma Krishtlindjesh na zhvendosin rrënjësisht nga pritjet tona dhe na tregojnë me mënyra të ndryshme se çfarë nënkupton miqësia dhe besnikëria dhe sesi njerëzit mund të gjejnë ndjenjën e tyre jashtë kufijve të familjes.
“Vriteni” të keqen me mirësi
Nëse jeni mërzitur nga xhaxhai që vazhdon të diskutojë për politikën, nga tezja juaj që vazhdimisht ju ngacmon për të gjetur një partner dhe për tu martuar, nuk duhet të silleni vrazhdë me ta. Filmat festivë na japin një mësim, “t’i vrasim me mirësi”. Kështu mund të shmangni stresin e pushimeve dhe të jeni të qetë pa u bezdisur nga të tjerët.
Shpërndani pozitivitet
Vetëm shaka, premtime dhe optimizëm. Ka një sërë filmash Krishtlindjesh ku mund të merrni pozitivitet.