Politikë
Gazment Bardhi publikon videon/ Akuza Ramës dhe Manastirliut

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Bardhi ngre akuzat se Rama dhe Manastirliu po gënjejnë publikisht njerëzit për koronavirusin, ndërsa ka publikuar edhe një video që ka të bëjë me vdekjen e të moshuarës në Durrës.
Sipas tij, dëshmia e zv.ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, e nxjerr zbuluar propagandën e rrezikshme të qeverisë.
“Është fakt që qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Është fakt që qendrat shëndetësore dhe shumica e spitaleve nuk kanë mjetet e duhura për të përballuar situatën. Është fakt që e moshuara në Durrës, që u nda nga jeta, u mbajt në dhomë për disa ditë me pacientë të tjerë. As gënjeshtrat ndaj qytetarëve dhe as sulmi ndaj opozitës nuk e mbulojnë dot paaftësinë dhe mungesën e përgatitjes së qeverisë. Shikoni vetë më poshtë sesi dalin sheshit gënjeshtrat e qeverisë për rastin fatal në Durrës”, shkruan ai krahas videos./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...