LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Fshehën rastin e Durrësit”/ Berisha akuza qeverisë: Mjekët e morën vesh nga mediat

11 Mars 2020, 11:27, Aktualitet CNA
‘Fshehën rastin e Durrësit”/ Berisha akuza qeverisë:

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për të cilët thotë se bënë gjithçka për të fshehur rastin e Durrësit.

Berisha thotë se mjekët e morën vesh nga mediat dhe jo nga taskforca se pacientja që ata mjekonin ishte me koronavirus.

?Kështu ata i lanë pa asnjë masë mbrojtëse personelin mjekësor por edhe të sëmurët e tjerë që mjekoheshin nga mjekët që kujseseshin për të sëmurën.
Këtë qendrim çnjerëzor dhe kriminal Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia e mbajtën sepse duket menduan të fshihin rastin pasi rrezonte për të tretën herë mashtrimin e tyre të paskrupullt për rastin zero. Akoma sot në mëngjes nuk kanë dërguar mejtin me resperator për të sjellë të sëmuren në repartin e reanimacionit të spitalit infektiv për shërbim të specializuar?, shkruan Berisha.

Ish kryeministri thotë se denon me ashpërsinë më të madhe qendrimet e papërgjegjshme te qeveërisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga