LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy produktet bimore kundër koronavirusit/ Mjeku këshillon qytetarët, si të mbrohen

11 Mars 2020, 10:28, Sociale CNA
Dy produktet bimore kundër koronavirusit/ Mjeku këshillon

Mjeku popullor, Ylli Merja, ka dhënë këshilla sesi qytetarët mund të mbrohen nga koronavirusi dhe çfarë duhet të konsumojnë.

I ftuar në emisionin ?Vila 24?, në Neës24, mjeku tha se kryesore për të mposhtur këtë virus është hudhra dhe vaji i dafinës, i cili sipas Merjas, liron për 3 minuta rrugët respiratore.

?Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10.

Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin. Ra gripi në 2018, çonin në varreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.

Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj? Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36.

Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.?-tha Ylli Merja.

Ndërsa për qytetarët që janë në panik dhe ankth nga kjo situatë, mjeku Merja dha këto këshilla ?Janë të vlefshme të gjitha këshillat që japin mjekët dhe specialistët, por duke qenë në Shqipëri do iu rekomandoja të marrin dhe të përdorin një çaj, një propolis blete, një vaj dafine, ose të ziejnë gjethet e dafinës dhe të bëjnë çaj, të bëjnë avull, mund të pinë një çaj me sherebel. Këto bimë janë aq të mrekullueshme dhe nuk duhet t?i lëmë mënjanë në këtë luftë biologjike?.

Lajmet e fundit nga