Connect with Us

Drejtori i Rendit Publik jep detaje nga operacioni/ “Kemi ndaluar mbi 100 persona që kishin ardhur nga Italia”

Kronika

Drejtori i Rendit Publik jep detaje nga operacioni/ “Kemi ndaluar mbi 100 persona që kishin ardhur nga Italia”

Publikuar

-

Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj ka dhënë detaje nga operacioni i Policisë, që po i bashkohet edhe ushtria e Forcave të Armatosura, lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dervishaj tha se operacioni ka si qëllim që të ndërgjegjësojë qytetarët që vijnë nga shtetet e prekura me koronavirus të vetëkarantinohen.

Ai theksoi se që nga ora 5 e pasdites së sotme e deri më tani janë ndaluar më shumë se 100 persona të ardhur nga Italia, që lëviznin të lirë me makina, ndonëse i është kërkuar të vetëkarantinohen.

LEXO EDHE:  Foto-Heronjtë e heshtur

“Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia”, deklaroi Dervishaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet një zetor në Kurbin/ Ishte ngarkuar me një skaf dhe kanabis

Publikuar

-

Nga

Policia ka kapur një zetor mbrëmjen e sotme në fshatin Grotull të Kurbinit.

Blutë bëjnë me dije se zetori ishte i ngarkuar me një skaf, që kishte brenda kanabis.

Raportohet se zetori ishte futur nga toka dhe po dërgonte skafin, që dyshohet se kishte destinacion Italinë, në bregdet.

Ende nuk ka shumë detaje nga ky operacion i policisë, ndërsa pritet që policia të hedhë më shumë detaje mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video – Kontrolle të rrepta në 70 pika/ Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus.

Mësohet se që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar.

Këto kontrolle po bëhen për parandalimin e përhapjes së virusit korona, i cili ka infektuar deri më tani sipas shifrave zyrtare, 15 persona në vendin tonë.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

LEXO EDHE:  Operacioni në Vlorë/ Zbardhen detaje të reja

LEXO EDHE:  Operacioni i vështirë i Kryemadhit dhe mungesa në spital e Ilir Metës

Policia e Shtetit i sugjeron qytetarëve të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt paralajmëron se do t’i gjobisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy personave në Fier/ Plagoset me armë 35-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një sherr, mes dy personave, ka dërguar në plagosjen e njërit prej tyre në Fier.

Blutë bëjnë me dije se rreth orës 17:30 të pasdites së sotme, në lagjen “11 janari” janë konfliktuar dy persona.

Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve dhe si pasojë është plagosur në këmbë 35-vjeçari M.Rrapushi.

I riu është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri në krye të operacionit kundër informalitetit/ Policia zbarkon tek bizneset

LEXO EDHE:  “Operacioni” i Lulzim Bashës/ Kush janë të larguarit dhe të ardhurit në PD

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij dhe për zbardhjen e konfliktit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE