Connect with Us

Del nga sanatoriumi, mjeku i familjes nuk i jep ilaçin me rimbursim!

Denoncim

Del nga sanatoriumi, mjeku i familjes nuk i jep ilaçin me rimbursim!

Publikuar

-

Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, për trombozë në mushkëri, i është dhënë ilaci “Xarelto” , që nuk e merr dot me rimbursim. 82 vjeçarja banon në Gramsh dhe gazetarët e emisionit “Stop”janë ndalur në shtëpinë e zonjës Xheka.

Pas kthimit në qytetin e saj, mjeku i familjes i thotë, që nuk i jep dot “Xarelto”, pasi me protokoll duhet të provojë njëherë ilaçe të tjera.

Hazbia tregon, se deri tani ilaçin e ka marrë me lekë borxh, pasi pensioni nuk i del për ta blerë, kur një kuti kushton 80 mijë lekë. Mjeku i familjes Lavdërim Shuli nuk jep asnjë shpjegim për procedurën, por le zyrën, duke thënë, se është me leje.

Ndërsa drejtoresha e qendrës, Ermira Kastrioti, thotë, se dhënia e medikamentit kufizohet nga libri i barnave, që vjen nga Ministria e shëndetësise. Pra, zonja duhet të bëjë dy terapi të tjera, dhe në qoftë se ato dështojnë, të mjekohet me Xarelto. Por nga ana tjetër Kastrioti thotë, se për rastin e 82 vjecares, do të gjendet një zgjidhje.

LEXO EDHE:  Acarohen bizneset; “dekonspirohet” lista e rimbursimit të TVSH-së së rreth 500 subjekteve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Stop” sjell pamjet rrënqethëse/ 64 vjeçarja dhunohet jashtë supermarketit, prokuroria mbyll hetimin!

Publikuar

-

Nga

Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga një grua 40 vjecare në oborrin e një supermarketi, të quajtur Basha po në Kamëz.

Kallzimi është bërë në 24 korrik 2019, por prokuroria mbylli hetimet, edhe pse zonja kishte përshkrim mjeksor për goditje në kokë dhe raport 9 ditor.

Emisioni “Stop” ka arritur të sigurojë pamjet e dhunës nga kamerat e biznesit, ku ka ndodhur ngjarja dhe në video duket, që 64 vjecarja ndiqet nga e reja dhe kjo e fundit e godet fizikisht. Të gjitha këto fakte nuk kanë qenë të mjaftueshme për Prokurorinë e Tiranës.

Avokatja Eda Grimci shpjegon, se e dëmtuara mund ta cojë cështjen në gjykatën civile dhe të kërkojë dëmshpërblim. Përsa i përket vendimit të pushimit, avokatja thotë, se vendimi ka mangësi të patolerueshme. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Rimbursimi i ilaçeve do jepet me PPP

LEXO EDHE:  Vonesat e rimbursimeve/ Çfarë paralajmërojnë farmacistët

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Fiks Fare”: 13-vjeçari rrezikon të humb vitin shkollor/ Babai e braktisi nuk i jep as shpërnguljen

Publikuar

-

Nga

Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me djalin në krah, sot 13-vjeç ata tregojnë se ish bashkëshorti ka ushtruar dhunë mbi djalin vetëm se kërkonte të takonte nënën.

Dhuna e tij psikologjike vijoi edhe pasi djali u largua nga dhuna. Babai i cili ishte kujdestari ligjor u largua drejt Greqisë dhe la të birin pa shkollë duke mos pranuar transferimin e tij në një shkollë afër vendbanimit të nënës.

Pas 17 vjetësh nëna e tre fëmijëve vendos të ndahet nga bashkëshorti për shkak të dhunës. Djali i madh në atë kohë 11 vjeç, vendos me dëshirë të rrijë me të atin. Dy motrat me vendim të gjykatës lihen nën kujdestarinë e nënës. Gjatë kësaj periudhe, babai vazhdimisht e pengon djalin të takoj nënën. Pas denoncimit të saj në polici dhe zyrë përmbarimore ai vendos që ta lejoj djalin të takoj nënën për një fare kohe, deri sa i lodhur nga vajtjet e ardhjet e djalit, i thotë këtij të fundit që të zgjedh ose të rrijë me të ose më ëmën.

Në këtë situatë, kur djali vendoset nën presionin e babait zgjedh të shkoj nga nëna. Në këtë moment babai ushtron dhunë fizike.

Në një intervistë për “Fiks- Fare”, nëna tregon momentin ku u kontaktua nga djali i saj nëpërmjet telefonit. Me një mesazh ai e njoftonte se babai nuk e linte të shkonte tek ajo dhe se e kishte rrahur. Në këto kushte, nëna e alarmuar lajmëron policinë.

Pasi bëjnë denoncim në Policinë e Tiranës, aty paraqitet babai me djalin. Djali vendos të ikë tek e ëma dhe të mos kthehet më kurrë tek babai. Kjo ngjarje sipas tyre ka ndodhur në fund të muajit nëntor. Por babai nuk ndalet me kaq, ai nuk pranon t’i jap djalit të drejtën e shkollimit duke e përdorur atë si masë shtrënguese që ai te kthehet. Djali tregon për Fiksin që e ka kontaktuar babain disa herë nëpërmjet telefonit, e ka lutur që ai t’i japë shpërnguljen për të vijuar shkollën afër vendbanimit të nënës. Por babai nuk ka pranuar në asnjë moment.

Gjatë intervistës nëna shprehet se ka vajtur disa herë pranë shkollës, për të bërë të mundur të bind ish bashkëshortin dhe të kërkoj ndihmën e drejtorit të shkollës, por gjithmonë ka marrë të njëjtën përgjigje. Sipas Ministrisë së Arsimit, të drejtën e transferimit e ka vetëm kujdestari ligjor, që në këtë rast është babai.

Fiksi kontaktoi fillimisht me Ministrinë e Arsimit, të cilët thanë se këto raste i ndjekin me ndjeshmërinë më të madhe pasi frekuentimi i sistemit arsimor nëntë vjeçar është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm. Fillimisht ata ngritën duart para faktit se ligji nuk i lejon të veprojnë për sa kohë kujdestari ligjor nuk pranon.

LEXO EDHE:  Acarohen bizneset; “dekonspirohet” lista e rimbursimit të TVSH-së së rreth 500 subjekteve

LEXO EDHE:  8.9 miliard lekë për rimbursimin e barnave

Drejtori i shkollës nëntë vjeçare Kus, ku djali vijonte dikur mësimin, i tha gazetarëve të “Fiks”-it që babai ka lënë një deklaratë që nuk pranon të japë shpërnguljen e djalit për në një shkollë tjetër. Gjithashtu pas kësaj deklarate ai ishte larguar për në Greqi dhe nuk kishte patur mundësi ta kontaknte vet. Gjithashtu drejtori ka vënë në dijeni edhe drejtorinë arsimore për rastin. Por asnjë nga këto institucione nuk ka njoftuar Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Kashar e cila trajton sepcifikisht këto raste.

Sipas tyre ky rast ju referua nga gazetarët e “Fiks-“it. Pasi morën informacion për rastin ata kontaktuan me babain e djalit i cili kategorikisht nuk pranonte të jepte transferimin edhe pse djali ishte në kufirin maksimal të mungesave duke rrezikuar kështu vitin shkollor.

Ministria e Arsimit e kontaktuar nga “Fiks”-i, tregoi se raste të ngjashme ka shumë, dhe secili prej tyre trajtohet me ndjeshmërinë që i takon. Por në këtë rast specifik, vetëm pasi Fiksi kontaktoi me ministrinë, kjo e fundit vuri në lëvizje mekanizmat për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Drejtori i shkollës Kus, i cili edhe më herët kishte njoftuar drejtorinë arsimore për këtë çështje, rimori kontakt me babain e djalit.

Pas situatës së krijuar, babai u kthye menjëherë nga Greqia dhe më në fund vendosi që të jepte një tjetër deklaratë, ku pranonte të jepte shpërnguljen. Në përgjigjen për “Fiks”-in, ministria e pranonte se babai ishte bindur, për të marrë këtë vendim. Ai mori përgjegjësinë që i takon si kujdestari ligjor i djalit, për ta regjistruar djalin në një shkollë afër vendbanimit të nënës, ku djali jeton që prej nëntorit. I frikësuar nga babai për shkak të dhunës ai nuk pranon që ta takojë, por është shumë i lumtur që do t’i rikthehet shkollës.

Pas tre muajsh sorollatje djali më në fund regjistrohet në shkollë. Nëna thotë se ai sot është i lumtur që i është rikthyer shkollës dhe se falenderon shumë “Fiks-“in që e trajtoi dhe i dha zgjidhje këtij problemi që e vuante prej tre muajsh. Gjithashtu ajo falenderoi drejtorin e shkollës nëntë vjeçare Kus, i cili bëri të pamundurën për të bindur babain të jepte shpërnguljen./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop”- Mbyll biznesin, por e nxjerrin borxhli/ “Lekët nuk do i marrësh kurrë!”

Publikuar

-

Nga

Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni Lushka. Ai ka patur një biznes, por në aplikimin e tij për cregjistrim, ka dalë kreditor në tatimet e Korcës.

Nisi aplikimin dhe brenda afatit 45 ditor, iu kthye përgjigje nga QKB, e Tiranës, se cregjistrimi ishte kryer, por në Korcë ai figuronte kreditor me një shumë prej 9.300 lekësh. Avniu thotë, se në bisedime me Tatimet e Korcës, i është thënë, se duhet të bëjë një kërkesë, që heq dorë nga këto lekë, në mënyrë, që t’i mbyllin biznesin.

LEXO EDHE:  Acarohen bizneset; “dekonspirohet” lista e rimbursimit të TVSH-së së rreth 500 subjekteve

LEXO EDHE:  Vonesat e rimbursimeve/ Çfarë paralajmërojnë farmacistët

Ai thotë, se nuk ka firmosur, pasi i duket e padrejtë.Në drejtorinë e tatimeve në Korcë, i thonë, të pranojë, që të mos marrë paratë, pasi në fakt nuk do t’i marrë ndonjëherë e do të mbetet në sistem.Por gazetarja e emisionit “Stop” takon drejtorin dhe ai i premton, që qytetari Avni Lushka do të marrë mbrapsht 93 mijë lekët, që i takojnë në kohën më të shpejtë të mundshme.

Për më shumë ndini videon e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE