Connect with Us

Biografia e Hitlerit/ Një vështrim i ri mbi diktatorin?

Blog

Biografia e Hitlerit/ Një vështrim i ri mbi diktatorin?

Publikuar

-

A duhet të rishkruhet historia e nacionalsocializmit? “Hitleri – një biografi globale” e historianit irlandez vendos prioritete të reja. Por i shton ndoshta vetëm një aspekt të ri figurës së Hitlerit.

Në fakt libra për Adolf Hitlerin ka sa të duash. Sidomos vitet e fundit janë botuar shumë biografi të Hitlerit nga historianë të njohur. Tani një historian tjetër ka hulumtuar mbi këtë temë: Irlandezi Brendan Simms, profesor i historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Kembrixhit. Libri i tij, me më shumë se 1000 faqe, u botua në vjeshtë në anglisht, tani (me 9.3.2020) vjen përkthimi në gjermanisht.

Një biografi e re për Hitlerin është përherë ngjarje në Gjermani. Që një javë para botimit e përjavshmja “Der Spiegel” publikoi një intervistë me Simms, në të cilën ai konfirmoi tezën e tij kryesore. Ai thotë, se forca që e ka motivuar Hitlerin si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme ka lindur prej një ndjenje urrejtjeje dhe dashurie ndaj Anglo-Amerikës. Impulsi i tij për luftë dhe shkatërrime nuk ka qenë frika prej bolshevizmit dhe Bashkimit Sovjetik, por matja e forcës me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.
Raporti i Hitlerit ndaj Anglo-Amerikës është karakterizuar nga zilia dhe adhurimi

Te Hitleri kanë qenë vendimtare përvojat e viteve 1914-1918: “Admirimi dhe respekti rridhnin nga përvojat e tij në luftën e Parë Botërore. Hitleri fliste vazhdimisht për këmbënguljen e britanikëve, siç i kishte përjetuar ai ata në front.”
Madje, mendon autori, as antisemitizmi nuk ka lindur nuk ka lindur nga urrejtja e thellë ndaj hebrejve, por nga konkurrenca me „kapitalizmin botëror” me qendër në Amerikë. Sepse atje hebrejtë ndodheshin në levat e pushteti. A duhet rivlerësuar pra këndvështrimi ndaj Hitlerit dhe motivet e tij?

Shumë biografi të thelluara të Hitlerit vitet e fundit kanë paraqitur këndvështrime të tjera. Si biografi standarte vazhdon të konsiderohet vepra me dy vëllime e britanikut Ian Kershaw, botuar 1998/2000, në të cilin historiani vë në qendër kryesisht bashkërendimin mes Hitlerit e popullit gjerman. Teza e Kershawit ishte se Hitleri ka mundur të veprojë ashtu, sepse gjermanët „punonin për të”, dhe se ia kishin përgatitur vetë truallin për idelologjinë nacionalsocialiste.

Biografitë e Hitlerit janë të shumta – secila vë thekse të veçanta e të ndryshme

Para dhe pas Ian Kershaw biografë të ndryshëm nga brenda dhe jashtë vendit vendosën thekset e tyre. Që në vitin 1973 publicisti gjerman Joachim Fest e trajtoi temën e Hitlerit, duke i kushtuar një libër me peshë, që është konsideruar për vite me rradhë si vepra standarte. Pas botimit libri u bë bestseller. Më vonë Fest-it iu gjetën gabime të rënda në hulumtim, edhe për shkak se ishte mbështetur shumë tek dëshmitë e Albert Speer-it, ish ministrit të armatimit të Hitlerit. Holokaustin Fest e kishte tematizuar vetëm shkarazi.

Vitin e kaluar gazetari dhe historiani Sven Felix Kellerhof e renditi megjithatë librin e Fest-it në mesin e “shtatë biografive më të rëndësishme të Hitlerit”: “Disa libra mund të bëhen libra klasikë. Kjo ndodh kur, edhe pse të vjetëruar, ato ia vlen t’i lexosh”, tha Kellerhof. Libri Fest-it është vlerësuar nga të gjitha anët për cilësinë e shkëlqyer letrare.

Si duhet interpretuar Hitleri dhe politika e tij, për këtë kanë debatuar për një kohë të gjatë dy grupe historianësh. Të ashtuquajturit “internationalistë” e shihnin Hitlerin si një udhëheqës të vendosur e të fortë, mendimi dhe ideologjia e të cilit përcaktuan atë që ndodhi mes viteve 1933 dhe 1945. Këtyre u kundërvihen të ashtuquajturit “strukturalistë”, të cilët shikonin më shumë bashkëveprimin dhe rivalitetin e grupeve konkurruese brenda sistemit nacionalsocialist dhe më pak peshën politike të Hitlerit.

Historianët debatojnë ende për imazhin e Hitlerit

Lidhur me faktin se si ka mundur të funksionojë nacionalsocializmi nën Hitlerin dhe Co, ka patur interpretime të ndryshme, kontroverse. Disa shkencëtarë shtrojnë pyetjen, nëse ka qenë Hitleri në gjendje për të menduar dhe vepruar si një politikan racional ? Edhe për gjendjen mentale të Hitlerit ka patur botime të shumta.
Tani vjen libri i Brendan Simms “Hitleri. Një biografi globale”. Pas botimit të librit në vendet anglishtfolëse reagimet ishin të ndryshme. “The Guardian” kritikoi ashpër përqendrimin te teza kryesore, që Hitleri ka vepruar vetëm për shkak të fiksimit tek Britania dhe Madhe dhe SHBA Në platformën e internetit “History News Network” një historian kritikoi faktin se irlandezi niset nga supozimi, se Hitleri ka qenë “në gjendje normale mendorel” dhe e paraqet atë si njëri “racional”: “Simms e pranon atë (Hitlerin) si një person, që inspirohet nga një ideologji me pikëpamje krejtësisht të qarta intelektuale, dhe jo si një sociopat thellësisht të pasigurtë dhe narcisist.”
Konservatorja “National Review” ishte më e zbutur duke vlerësuar se Simms shkon shumë larg me perspektivën amerikane të Hitlerit, por që libri me gjithë mangësitë meriton të lexohet, edhe pse më shumë si kontribut për diskutime, se sa si interpretim përfundimtar i figurës së Adolf Hitlerit. Nuk është, si pranon edhe vetë Simms, “i gjithë Hitleri”.

Vetë Brendan Simms flet për ndoshta një perceptim të ri të historisë

Buchcover Hitler eine globale Biogaphie

Dhe në fakt Brendan Simms shkruan në fillim, se “ky libër (…) në shumë gjëra nuk mund të matet me paraardhësit.” Ai “padyshim që nuk është libri i parë i rëndësishëm me këtë subjekt, por as edhe i fundit.” Kjo tingëllon modeste. Por pak më vonë autori shkruan me vetëbesim duke përdorur për vetveten veten e tretë: “Nëse tezat e tij rezultojnë me bazë, biografia e Hitlerit dhe ndoshta historia e „Reihut të tretë” në tërësi duhen rimenduar thellësisht.”

LEXO EDHE:  Dhjetor 1940/ Kur Gandi i lutej në një letër Hitlerit, t’i jepte fund luftës që sapo kishte nisur

Përveç fiksimit te politika, shoqëria dhe kultura e anglosaksonëve, ku gati si në mulli Simms i rikthehet vazhdimisht Hitlerit dhe mendimit të tij për britanikët dhe amerikanët, bien në sy edhe thekse të tjera të interpretimit të historisë. Këtu thuhet se Franca, por edhe Bashkimi Sovjetik luanin te Hitleri një rol të dorës së dytë – për faktin se gjermani nuk i shihte këto kombe si konkurrencë – dhe në rastin e Bashkimit Sovjetik as si rrezik.

Simms: Adolf Hitleri ishte shumë kritik ndaj popullit të tij

Një tjetër teori e Simms: Hitleri kishte një vizion shumë negativ për popullin e tij – edhe pas 1933: “Popullin gjerman në përbërjen e tij nuk e vlerësonte shumë. Ai ishte me dhimbje i vetëdijshëm për varfërinë dhe injorancën e tij”, shkruan historiani. Që dy vjet para shpërthimit të luftës Hitleri e kishte pranuar humbjen në luftën konkurruese me Anglo-Amerikën – për standartin e jetesës së kombeve: “Në maj 1937 Hitleri në thelb pranoi humbjen.”
Antisemit Hitleri ishte mbi të gjitha për shkak të aversionit të tij të thellë ndaj fuqisë botërore kapitaliste SHBA: “Me të vërtetë ai u bë antisemit kryesisisht nga urrejtja kundër fuqive kapitaliste anglo-amerikane.”

Marrëdhënia e Hitlerit me zonën anglo-amerikane ishte plot me kontradikta. Kështu gjermani ishte shprehur me zili në vitet e para, autori shkruan: “Një subjekt kryesor i interesit të tij ishin Shtetet e Bashkuara, të cilat ai, ndoshta edhe më tepër se Perandorinë Britanike, nisi t’i konsiderojë si shtet model”. Kjo kishte kryesisht të bënte me pikëpamjen e Hitlerit për gjoja avantazhet gjeografike të amerikanëve. Përveç kësaj edhe sepse ky vend, sipas tij, është një komb që ia detyron ekzistencën e tij gjermanëve të emigruar. Amerikanët kishin pushtuar “hapësirën e jetesës” në perëndim të kontinentit; kjo është arsyeja pse, sipas Simms, Hitleri synonte “hapësirën e re të jetesës” për gjermanët në lindje të Evropës.

Hitleri donte të krijonte një Gjermani si kundërpeshë ndaj Amerikës

Hitleri ka patur për kohë të gjatë ndërmend “vetëm” krijiimin e një superfuqie gjermane në Evropë, më shumë nuk ka kërkuar. Ai dëshironte një kundërpeshë ndaj fuqisë botërore SHBA: “Qëllimi i Hitlerit nuk ishte zotërimi i botës, por mbijetesa kombëtare.”

Konkluzioni i Simms është: “E gjithë strategjia e Hitlerit në fund të fundit ka qenë, të përdorte rrezikun e bolshevizmit për të krijuuar politikisht ndikim në Gjermani, Evropë dhe mbi të gjitha në Anglo-Amerikë.” Kjo është një tezë e guximshme. Që duhet të preokupojë menjëherë historianët. Jo vetëm në Gjermani./ DW

Brendan Simms: Hitler – Eine globale Biografie (Hitleri – Një biografi globale), DVD 2020, 1050 faqe, ISBN 978-3-421-04664-2.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kush ishte gruaja e Hitlerit, Eva Braun/ Si e ushtroi pushtetin e saj në prapaskenë

Publikuar

-

Nga

* Në vitin 1935, Eva Braun shkroi në ditarin e saj: “Moti është i mrekullueshëm, dhe unë e dashura e burrit më të madh të Gjermanisë dhe mbarë botës, detyrohem të rri në shtëpi, dhe ta shoh atë nga përtej dritares”. Braun ishte asistentja e fotografit personal të Hitlerit, por me një sekret: Ajo ishte e dashura e Adolf Hitlerit.

Gjatë dekadës që pasoi, Braun dhe Hitleri patën një marrëdhënie plot ulje-ngritje, që në fund u mbyll me vetëvrasjen e tyre të përbashkët. Hitleri ka të ngjarë ta ketë parë Eva Braunin si një reflektim të vetes së tij.

Po kush ishte kjo grua?

Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë historianë e përshkruan Braun si një “bjonde memece”, që luajti një rol të parëndësishëm në histori.

Por në shumë aspekte, Braun ishte ithtarja më besnike e Hitlerit. “Kjo grua erdhi tek unë në një kohë, kur të gjithë të tjerët po largohen prej meje. Ju nuk mund ta besoni se çfarë do të thotë kjo për mua”- i tha në konfidencë Hitleri ndihmësit të tij.

Në vitin 1929, Adolf Hitleri hyri në studion e fotografit të tij personal Hajrih Hofman. Eva Braun, asistentja e Hofman, doli me vrap për të blerë birrë dhe mish viçi bavarez për mikun. Kur u kthye, 17-vjeçarja Braun i tha Hitlerit “Guten Appetit” (Ju bëftë mirë!). Pastaj u skuq.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, që të dy do të strehoheshin në një bunker në Berlin, ku u martuan, teksa do të kryenin vetëvrasje një ditë më pas.

Por në vitin 1929, Braun ishte thjesht një bjonde seksi, që e kuptoi të ardhmen që fshihej tek Fyhreri 40-vjeçar. Ajo rridhte nga një familje katolike. Bashkë me dy motrat e saj, Eva u rrit në Mynih. Ajo udhëtonte shpesh me familjen, sidomos në Itali. Kur u ngjit në pushtet, Hitleri rrethohej nga shumë gra.

Ato përpiqeshin t’i puthnin çizmet, ndërsa disa prej tyre arritën në histeri e sipër të gëlltisin edhe zhavorrin mbi të cilin ai kishte shkelur. Vetë Fyhreri i kishte neveri lidhjet romantike. “Një burrë shumë inteligjent, duhet të zgjedhë gjithmonë një grua primitive dhe budallaqe!”- deklaroi në një rast.

Dhe për vite me radhë, Braun ishte vetëm njëra nga shumë gratë me të cilat kishte lidhje Hitleri. Por Braun donte më shumë sesa kaq. Sipas historianit Alan Bullok, Eva do të bëhej dominante në marrëdhëniet e tyre: “Iniciativa ishte e gjitha në anën e Evës. Ajo u tha miqve të saj se Hitleri ishte i dashuruar me të, dhe se do ta bindte që një ditë të martohej me të”.

Më 1935, Braun u trondit nga lajmi se Hitleri kishte zgjedhur një të dashur të re. Por ajo e dinte se nuk nuk mund të priste monogami prej tij. Megjithatë, Braun u ndje e injoruar nga Hitleri gjatë marrëdhënies së tyre. Hitleri ishte i fiksuar pas privatësisë së lidhjeve të tij intime.

Ai zhduku çdo letër që mori nga Eva Braun, dhe të gjitha gratë e tjera. Ai nuk pranoi që të martohej deri një ditë para vdekjes së tij. Në vend të kësaj, Hitleri promovoi mitin se ishte i martuar me punën e tij, duke ia kushtuar jetën Gjermanisë. Një familje do të ishte një shpërqendrim për të, theksonte Fyhreri.

LEXO EDHE:  Shtëpia ku lindi Hitleri/ Mbyllet beteja ligjore

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni që këta tre njerëz janë nominuar për çmimin Nobel

Ndaj njohja nga publiku e ndonjë të dashure, do të shkatërronte imazhin e Hitlerit. Braun krijonte shpeshherë shpresa, por kalonte më pas në dëshpërim, madje mendonte vetëvrasjen. “Uroj të mos e kisha parë kurrë atë. Jam e dëshpëruar. Tani do të blej më shumë tableta për gjumë, të paktën atëherë do të jem gjysmë e mërzitur, dhe nuk do të mendoj aq shumë për të”- shkroi ajo në vitin 1935.

Po atë vit shkroi: “Kam vendosur të pij 35 pilula gjumi, në mënyrë që këtë herë vdekja të jetë e sigurtë!”. Por sekretarja e Hitlerit, Krista Shrëder e pa tentativën e Braun si një dredhi:”Ajo kreu me dinakëri një tentativë vetëvrasjeje. Dhe sigurisht që pati sukses, sepse si politikan Hitleri nuk mund t’i mbijetonte një vetëvrasje të dytë nga një i afërm me të”.

Dhe në fakt pas përpjekjes për vetëvrasje, Braun dhe Hitler u bënë më të afërt. Ajo u zhvendos në dhomën e miqve në një nga vilat e Hitlerit, dhe gjatë luftës nisi të jetojë në Chalet Berghof në Alpet e Bavarisë. Ndërkohë, edhe pse ishte e dashura e Hitlerit për më shumë se një dekadë, Braun kurrë nuk u anëtarësua në Partinë Naziste.

Por ajo i mbështeti politikat e Hitlerit, dhe u bë një nga figurat më të rëndësishme në rrethin e brendshëm të diktatorit. Në fund të viteve 1930 dhe fillimin e viteve 1940, Braun nisi të kontrollojë qasjen e të tjerëve tek Hitleri. Liderët nazistë si Albert Shper dhe Jozef Gëbels, i kërkuan Eva Braunit që të forcojë lidhjet e tyre me Fyhrerin.

Kësisoj Braun, ishte më shumë se sa një vajzë e cekët. Brenda hierarkisë së rrethit të brendshëm të Hitlerit, ajo kishte një pozitë të forte. Në Berghof, Braun luajti rolin e gruas së Fyhrerit edhe pse pa martesë. Për botën e jashtme, marrëdhënia e saj me Hitlerin mbeti e fshehtë.

Por në prapaskenanë, Braun u bë eksperte e marrëdhënieve me publikun e Rajhut të Tretë. Ajo e filmoi Hitlerin në Berghof, duke e portretizuar atë si një udhëheqës të kujdesshëm që i donte shumë fëmijët. Ajo e fotografonte vazhdimisht diktatorin, dhe ia shiste fotot Hajhrih Hofmanit, duke u bërë një grua e pasur.

Më 29 prill 1945, ndërsa sovjetikët po sulmonin Berlinin, Adolf Hitleri dhe Eva Braun u martuan më në fund. Dasma e tyre u zhvillua në një bunker nëntokësor, me pjesëmarrjen e disa besnikëve të Fyhrerit. Më pas, Hitleri u tërhoq në dhomë të shkruante testamentin e tij të fundit.

Për të shmangur turpin e kapjes gjallë, Hitleri vendosi të kryejë vetëvrasje. Braun pranoi që të vdiste bashkë me të./ Allthatsinteresting-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si duhet ndryshuar marrëveshja BE-Turqi mbi refugjatët sirianë

Publikuar

-

Nga

Nga René Wildangel “European Council on Foreign Relations”

* Në marsin e 4 viteve më parë, udhëheqësit e BE-së dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës Ankaraja pritej të parandalonte emigrimin e sirianëve nga Turqia në Greqi. Në këmbim, Turqia do të merrte një mbështetje të shtuar financiare, pasi kishte pritur më shumë se 4 milionë refugjatë, mes tyre 3.7 milionë sirianë. Marrëveshja përfshinte gjithashtu një mekanizëm, që do të rivendoste çdo refugjat sirian shumë në nevojë në Bashkimin Evropian, për çdo emigrant që Greqia do ta rikthente mbrapsht në Turqi.

Për më tepër, që të dyja palët ranë dakord të “ri-energjizojnë” procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja e përmbushi në fakt synimin kryesor të BE-së:një rënie të ndjeshme të migracionit nga Turqia drejt Greqisë. Dhe në muajt e parë pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes,  fluksi u ul ndjeshëm. Por Greqia mbeti e vetme përballë zbarkimeve të vazhdueshme të refugjatëve në ishujt e saj.

Dhe palët nuk mundën të zbatojnë logjikën e marrëveshjes – pra të kthenin refugjatët nga Greqia në Turqi – pasi ata që mbërritën në Greqi, kishin të drejtë të kërkonin azil atje, dhe ligji ndërkombëtar e ndalon dëbimin e refugjatëve. Kësisoj, deri në fundin e vitit 2019, Greqia kishte deportuar vetëm 2.000 njerëz në Turqi.

Ndërsa BE-ja dhe autoritetet greke ishin shumë të ngadalta në përpunimin e kërkesave për azil, kushtet çnjerëzore në kampet e mbipopulluara të refugjatëve, u bënë normaliteti i ri në Greqi.

Pretendimet e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, se Turqia mund të dërgojë “miliona” refugjatë në Evropë, janë një propagandë politike absurde.

Vetëm refugjatët më të dëshpëruar, mund të jenë të gatshëm të ndjekin thirrje të tilla, dhe të gjenden të bllokuar në një situatë të pasigurtë pranë kufirit të BE-së. Bashkimi Evropian ka tani një përgjegjësi të dyfishtë, atë të adresimit urgjent të situatës në ishujt grekë, dhe të situatës me të cilën përballen refugjatët në Turqi.

Dhe kjo duhet të përfshijë rishikimin e marrëveshjes BE-Turqi. Së pari, unioni duhet t’i japë fund situatës së paqëndrueshme në ishujt grekë. BE ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj, por një përgjigje ndaj krizës aktuale, e bazuar ekskluzivisht tek mjetet ushtarake, është tejet e gabuar. Megjithë përpjekjet e fundit të qeverisë greke për të kufizuar të drejtën e azilit, Brukseli është i detyruar të parandalojë aktet agresive ndaj refugjatëve, dhe të forcojë angazhimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar, përfshirë Konventën e Refugjatëve të vitit 1951.

Reagimi ndaj krizës në ishujt grekë, është shumë i vonuar:42.000 njerëz kanë ngecur në “vatrat e nxehta”, të cilat autoritetet lokale i krijuan në fillim, për të identifikuar dhe regjistruar të ardhurit e rinj, përpara se të përpunonin kërkesat e tyre për azil, dhe t’i zhvendosnin në vendet e tjera anëtare të BE-së.

LEXO EDHE:  Fundi i pritshëm mjeran i diktatorëve/ Stalini, Hitleri, Mao dhe të tjerët

LEXO EDHE:  E vërteta është nën goditje dhe kjo na prek të gjithëve

BE duhet t’i zhvendosë menjëherë njerëzit më në nevojë, përfshirë mijëra të mitur të pashoqëruar, dhe njerëz të sëmurë rëndë. Qeveria gjermane, ka sinjalizuar se është e gatshme të pranojë 1.500 njerëz nga ky kontigjent, dhe ka kërkuar për këtë ndihmë nga një koalicion  vendesh anëtare që të bëjnë të njëjtën gjë.

Dhe ka pasur shenja që kjo mund të ndodhë me disa vende, përfshirë Francën, Portugalinë dhe Finlandën. Nga ana tjetër, shtetet evropiane duhet të ndërmarrin hapa thelbësorë drejt reformimit të sistemit evropian të azilit, që të garantojnë të drejtat themelore të refugjatëve dhe emigrantëve.

Së dyti, Bashkimi Evropian duhet ta pranojë që marrëveshja me Turqinë nuk po funksionon siç parashikohej në vitin 2016, ndaj duhet të rishikohet. Që nga përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit kundër Erdoganit në verën e 2016-ës, dhe fushatën e tij të paprecedentë kundër opozitës politike në vend, marrëdhëniet BE-Turqi janë tensionuar, ndërsa bisedimet e pranimit në union të Turqisë janë shndërruar në një perspektivë shumë të largët.

Prandaj, marrëveshja BE-Turqi duhet të përqendrohet tani ekskluzivisht në mbështetjen ndaj refugjatëve dhe mbrojtjen e tyre në Turqi. Paketa financiare e BE-së, është e vetmja pjesë e marrëveshjes që ka funksionuar:unioni ka disbursuar gati gjysmën e 6 miliardë eurove që i ishte premtuar Turqisë.

Pjesa më e madhe e 3 miliardë eurove, janë ndarë tashmë për projekte specifike. Këto fonde, synojnë të mbështesin refugjatët më të rrezikuar në Turqi, si dhe komunitetet pritëse. Tani BE-ja duhet ta zgjerojë këtë pjesë të marrëveshjes me fonde dhe projekte shtesë.

Por blloku duhet të kërkojë që në këmbim, Erdogani të angazhohet të ndalë përdorimin e refugjatëve si një armë për të arritur qëllimet e tij politike. Në të njëjtën kohë, BE duhet të shtojë veprimtarinë e saj humanitare për civilët në Idlib, dhe atyre që po ikin nga konflikti i armatosur.

Refugjatët nga Idlib, do të përfitonin nga një marrëveshje e rishikuar BE-Turqi, që fokusohet në mbrojtjen dhe mirëqenien e refugjatëve në Turqi, si dhe që krijon mundësinë e rivendosjes të atyre refugjatëve që kanë më shumë probleme./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A do të sjellë COVID-19, shembjen e regjimit komunist në Kinë?

Publikuar

-

Nga

Nga Liubomir K.Topaloff  “The Diplomat”

“Aksidenti bërthamor në Çernobil” – shkroi ish-udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov, në prag të 20 vjetorit të katastrofës – “më shumë sesa fillimi i Perestrojkës time, ishte ndoshta shkaku kryesor i rënies së Bashkimit Sovjetik 5 vjet më vonë”.

Ndërsa pasoja nga epidemia e koronavirusit COVID-19 është ende e paqartë, si për Kinën ashtu edhe për pjesën tjetër të botës, s’ka dyshime se madhësia e ndikimit nga ky virus, paraqet një pikë kthese historike për udhëheqjen kineze, si dhe për aftësinë e saj për të ruajtur legjitimitetin  e vet politik.

Padyshim, në historinë e autoritarizmit kinez të shekullit XX-të, do të ketë një “epokë para katastrofës” dhe një “epokë shumë të ndryshme që e ka pasuar atë”. Por, sa larg mund të shkojmë me analogjinë historike të Çernobilit? Analogjitë historike, janë të dobishme për të mbrojtur aftësinë e kufizuar njohëse të njeriut, për të grumbulluar një sasi të madhe informacioni, dhe për të analizuar një marrëdhënie komplekse.

Ato tregojnë histori në të cilat audienca pritet të njohë kushte dhe modele të sjelljes me tipare të ngjashme, dhe t’i përdorë ato si një guidë për ngjarje të tjera. Por nëse merren shumë lehtë ose çohen shumë larg, analogjitë historike mund të jenë të rrezikshme dhe mashtruese, sidomos nëse krahasimet bëhen fjalë për fjalë.

Kjo është arsyeja se përse Henri Kisinger, dikur u shpreh:”Historia na mëson përmes analogjive, duke hedhur dritë mbi pasojat e mundshme të situatave të krahasueshme. Por secili brez, duhet të përcaktojë vetë, se cilat rrethana janë në të vërtetë të krahasueshme”.

Dhe nga pikëpamja strukturore, analogjia e koronavirusit dhe Çernobilit, të paktën në pamje të parë mund të jetë joshës, por nuk është intuitiv. Në vitet 1980, Bashkimi Sovjetik, ishte një perandori në agoni, me një ekonomi që mbahej me zor me një kosto të jashtëzakonshme për qytetarët e saj, dhe me një sistem politik tek i cili nuk besonte më askush, madje as vetë udhëheqja e Partisë Komuniste dhe nomenklatura e saj.

Ndërkohë Kina e vitit 2020, nuk mund të jetë më ndryshe se sa Bashkimi Sovjetik i 1986-ës. Sipas Bankës Botërore rritja e PBB-së së Kinës në vitin 2018 ishte 6.6 për qind. Shumë larg nga niveli 14.2 për qind vetëm një dekadë më parë, por ende një normë shumë mbresëlënëse, duke marrë parasysh madhësinë e ekonomisë së saj.

Edhe pas efektit dërrmues të tarifave të vendosura nga SHBA mbi ekonominë kineze, vlerësohet se në vitin 2019 rritja e PBB-së ra vetëm në 6.1 përqind. Më e rëndësishmja, në dallim nga Bashkimi Sovjetik, që pësoi goditjen më të fortë nga globalizimi i shpejtë ekonomik, teksa u përpoq ta luftonte atë, Kina e ka shfrytëzuar globalizmin në çdo aspekt.

Dhe në dallim nga prodhimi me teknologjinë primitive gjatë epokës sovjetike, Kina konkurron sot për pozitat e teknologjisë së lartë, duke e nxitur për shembull kompaninë Huauei të jetë lidere në teknologjinë 5G. Në dalim nga trenat sovjetikë të viteve 1980, që ishin kryesisht të njëjtët që nga Lufta e Dytë Botërore, Kina e 2020-ës ka disa nga trenat më të shpejtë, dhe infrastrukturën më të madhe hekurudhore në botë.

Prosperiteti ekonomik kinez, ka krijuar një legjitimitet që nuk mbështetet dhe aq tek forca represive që do të ishte e pritshme për një regjim autoritar, por që është i ngjashëm me modelin liberal-demokratik, të bazuar në garantimin e një sigurie më të madhe, zhvillimi ekonomik, dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme të jetës për qytetarët e saj.

Prandaj, nuk është për t’u habitur, pse legjitimiteti politik i sistemit kinez mbrohet dhe promovohet në mënyrë aktive nga politogë seriozë, si një model i zbatueshëm alternativ i demokracisë liberale.

LEXO EDHE:  Si shkaktoi Luftën e Dytë Botërore Traktati i Versajës

LEXO EDHE:  Foto dite/ Veliaj nderon si Hitleri

Duke pasur parasysh popullsisë e madhe të këtij vendi, si dhe diversitetin e tij kulturor, është shumë e çuditshme që udhëheqja autoritare kineze, nuk ka dashur të mbështetet më shumë tek dhuna dhe imponimi për të ruajtur legjitimitetin e vet, megjithë kritikat e shprehura në Perëndim mbi shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ishte një marrëveshje “faustiane”, ajo që karakterizoi kontratën e re sociale në Kinë:qeveria siguron pasurim dhe prosperitet ekonomik për qytetarët e saj, ndërsa këta të fundit pranojnë shkeljen e disa prej të drejtave të tyre civile dhe politike. Deri më sot, kjo ”kontratë” ka funksionuar mjaft mirë për të dyja palët.

Por shpërthimi i epidemisë së COVID-19, ka zbuluar se sa e brishtë dhe e paqëndrueshme është kjo marrëveshje “faustiane”. Ashtu si Çernobili, emergjenca e koronavirusit ishte një krizë e paparashikueshme. Por situata në Kinë, ngjan edhe në aspekte të tjera, me atë të mesit të viteve 1980 në Bashkimin Sovjetik.

Së pari, gara ekonomike me Shtetet e Bashkuara, ka nisur të dëmtojë seriozisht ekonominë e vendit, dhe vazhdon të ketë ndikimin e saj në të gjitha nivelet e shoqërisë. Në vitet 1980, ishte gara e armatimeve, ajo që e detyroi Bashkimin Sovjetik të ndante burime të mëdha në fushën ushtarake, për të mbetur në garë me SHBA-në.

Për më tepër, nga mesi i viteve 1980 legjitimiteti i regjimit sovjetik ishte zbehur shumë pas Luftës së Dytë Botërore, për shkak të shtypjes së egër ndaj kërkesave për më shumë liri nga shtetet e saj satelite.

Ngjashëm, trajtimi që i bën sot Kina pakicave etnike, dhe internimi i një numri të madh të tyre në kampe përqendrimi, e ka dëmtuar shumë legjitimitetin e regjimit jashtë vendit, ashtu si edhe protestat e Hong Kongut, që nisën që në fillim të verës së vitit 2019.

Më së fundmi, gabimet e udhëheqjes kineze në fillim të epidemisë, mungesa e transparencës, dhe gënjeshtrat e vazhdueshme jo vetëm ndaj botës, por edhe ndaj qyttarëve të saj, hodhën shumë dyshime mbi vetë konceptin konfucian të autoritarizmit konfucian, por edhe mbi aftësinë e udhëheqjes kineze për të qeverisur në mënyrë efektive në kohë krizash.

Prosperiteti ekonomik mbi të cilin krenohet regjimi kinez do të zbehet shpejt, siç duket po ndodh tashmë. Modeli kinez i regjimit autoritar, duket se është më pak i pajisur për t’u përballur me pasojat e paqëllimta të një katastrofe të tillë.

Demokracitë duket se janë të më të mirë-pajisura për të trajtuar fatkeqësi të tilla, sepse natyra e regjimit lejon dhe kërkon hapje dhe një transparencë më të madhe. Kësisoj, edhe nëse qeveria rezulton të mos jetë mjaft e sinqertë me qytetarët e saj, legjitimiteti i vetë regjimit vihet në dyshim. Dhe ka gjasa që COVID-19, të hyjë në histori si “Çernobili” për Xi Jinping dhe regjimin e tij që ai drejton./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE