LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me koronavirusin/Ambasadori i BE: Mbështetje ndaj Shqipërisë, jemi në kontakt me qeverinë

11 Mars 2020, 12:04, Politikë CNA
Beteja me koronavirusin/Ambasadori i BE: Mbështetje ndaj

Ndërsa Shqipëria vijon betejën në përballje me koronavirusin, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se në përballimin e situatës së koronavirusit, nëse është e nevojshme do të ketë edhe ndihmë financiare.

“BE po punon në të gjitha frontet për të ndalur shpërthimin e COVID19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare. Ne jemi në kontakt me qeverinë shqiptare, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar”, shkruan ambasadori Luigi Soreca.

Lajmet e fundit nga