Connect with Us

Basha propozon 6 masa urgjente/ Thirrje qeverisë, qytetarëve dhe bankave

Politikë

Basha propozon 6 masa urgjente/ Thirrje qeverisë, qytetarëve dhe bankave

Publikuar

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi, pak minuta më parë, se nuk është koha për të bërë propagandë në këto momente kur koronavirusi ka mbërritur në vendin tonë.

Basha thumboi kryeministrin, Edi Rama, që doli në një videolive duke larë duart, teksa tha se nuk është koha për larje duarsh në televizion, kur qytetarët nuk kanë ujë.

“Nuk është koha për propagandë, për larje duarsh në televizor, kur qytetarët nuk kanë ujë. Prandaj kam kërkuar që në 23 shkurt marrjen e masave. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Është koha për të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës dhe gazetarëve. Është koha për veprim të shpejtë. Nuk duhet vepruar si në kohën e tërmetit. S’mund të fshihemi pas maskave të skaduara. Është koha për të lënë llafet e për të mos kërkuar kokë turku”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp.

LEXO EDHE:  Fakti/Ja si e do qeveria PD-në

Kryedemokrati parashtroi një plan me 6 masa që, sipas tij, duhen marrë urgjentisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit dhe  parandalimin e një krize ekonomike.

“Duhet të fokusemi në komponentin e shëndetit të njerëzve dhe në komponentin që vendi të mos kalojë në kolaps. PD ka vendosur të propozojë:

– pezullimin dhe fshirjen e fatuarve të ujit;

– Të ndalohet shkëputja e ujit për ata që s’kanë paguar;

– Përjashtimin nga tatim-fitimi;

– Përajshtimin nga taksa e pronës për 3 muaj;

– Përjashtimin nga kamatë vonesat dhe ndalimin e pagesave të fasoneve”, tha Basha.

Gjithashtu lideri i demokratëve i bëri thirrje bankave të riskedulojnë kreditë për banesat dhe qytetarët të zbatojnë këshillat.

“I bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për rrethanat nga kriza”, nënvizoi kryetari i opozitës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“3.5 milion dollarë nuk mjaftojnë”/ Basha thirrje qeverisë për fondin e vënë në dispozicion

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për shtyp për situatën në të cilën ndodhet vendi nga koronavirusi, i cili ka konfirmuar tashmë rastet e para dhe një viktimë.

Basha këshilloi qytetarët që të ndiqet me kujdes protokolli i masave, ndërsa qeverisë i kërkoi të sigurojë kushtet për mjekët dhe infermierët që janë të parët që bien në kontakt me pacientët.

Gjithashtu lideri i demokratëve i bëri thirrje qeverisë të vërë në dispozicion një shifër më të madhe për betejën ndaj koronavirusit, pasi sipas tij 3.5 milionë dollarë nuk mjaftojnë.

“Dua të përsëris thirrjen ndaj qeverisë që të sigurojë pajisjen dhe aparaturat për mjekët dhe stafet. Nëse nuk arrijmë t’i mbrojmë, si mund të mbrojmë njerëzit, nëse të parët që goditen janë mjekët?! Kush do të kujdeset. Pajisjet kanë evoluar. Sipas ekspertëve është e mundshme që të merren në përdorim aparatura që e shkurtojnë analizën në 40-45 minuta, ndaj qeveria të akordojë fondet për pajisjet e duhura për pacientët bartës, pasi do të mundësonte testimin më itensiv duke parandaluar përhapjen. Aparaturat e evoluara janë sot në treg dhe jam i bindur që me akordimin e fondeve, edhe Shqipëria mund të përfitojë. Kjo është thirrja kryesore. 3.5 mln dollarë nuk mjaftojnë, Britania ka akorduar 30 miliard, Italia miliarda, fondi jonë nuk mjafton dhe nuk mund të fshihet pamundësia për të përballuar gjendjen me akte vetëndërgjegjësimi”, nënvizoi Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu paralajmëron bizneset/ “20 milionë lekë gjobë kush nuk zbaton vendimet”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një deklarate për mediat për shtyp, i tërhoqi vërejtje bizneseve, të cilat pavarësisht situatës së krijuar në vendin tonë nga koronavirusi.

Manastirliu tha se të gjitha bizneset që nuk zbatojnë vendimet e qeverisë do të gjobiten me 20 milionë lekë.

“Duke kërkuar mirëkuptimin e gjithësecilit, në këtë betejë që do ta fitojmë vetëm nëse e përballojmë së bashku, ju bëj me dije se në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me vendim te Komitetit te Eksperteve i kam propozuar Këshillit të Ministrave përshkallëzimin e masave si më poshtë:

1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.

2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë Urdhërin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetare qe nuk zbatojne vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.

LEXO EDHE:  Kërcënimi ndaj nën komisarit/ PD kërkon hetim për disa zyrtarë

LEXO EDHE:  Fakti/Ja si e do qeveria PD-në

3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.

4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.

5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj”, deklaroi ministrja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk e keni marrë me seriozitetin e duhur”/ Manastirliu apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë sërish një apel të fortë për qytetarët, duke ngritur shqetësimin se ata nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

Ajo kërkoi që qytetarët të mos mbipopullojnë më rrugët dhe lokalet si dhe të respektojnë me seriozitett tyë gjitha këshillat e dhëna nga qeveria dhe institucionet e shëndetësisë.

“Qytetarët nuk e kanë marrë me seriozitetin e duhur. Baret dhe lokalet sërish kanë qenë të mbipopulluara edhe pas thirrjeve të Ministrisë. E përsëris kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun dhe papërgjegjëshmërinë, por për të treguar kujdes maksimal që nesër të mos kemi pasojat që sot fare mirë mund t’i shmangim”, tha Manastirliu në një deklaratë për shtyp, ndërsa theksoi se ka ardhur koha ta tregojmë nme vepra dhe jo me fjalë dashurinë për të afërmit tanë.

LEXO EDHE:  Anëtari i kryesisë të PD/ Basha të dorëhiqet dhe të shtyjë datën e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron Ramën/ “Dita kur do të shkoni para drejtësisë po afron”

Sipas saj, në piramidën e prioriteteve është shëndeti i qytetarëve në vend të parë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE