Sociale
Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm/ Ja mënyrat e kompensimit për biletat e anuluara

Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) ka dhënë në njoftim të rëndësishëm për pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve në kuadër të masave parandaluese kundër koronavirusit.
Autoriteti i Aviacionit Civil informon të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimi i fluturimeve se kanë të drejtën e një itinerari të ri (një bilete të re të mëvonshme) nga ana e kompanisë.
Gjithashtu bëhet me dije se nëse qytetarët nuk dëshirojnë një biletë të re, kanë të drejtën e rimbursimit të çmimit të plotë të blerjes së biletës nga ana e kompanisë me të cilën kanë prerë biletën.
AAC sugjeron pasagjerët që të kontaktojnë me kompaninë ajrore me email ose telefon dhe në rastet kur ato nuk përgjigjen, qytetarët kanë të drejtë t’i drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil, në cilësinë e autoritetit kompetent për zbatimin e udhëzimit të të drejtave të pasagjerëve.
AAC thekson se pas marrjes së denoncimit, do të marrë menjëherë masa të nevojshme për të siguruar respektimin e të drejtave të tyre dhe do të mbajë çdo pasagjer të informuar për statusin e çështjes së tyre. Adresa ku duhet të kontaktohet me autoritetin është [email protected] / CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...