Connect with Us

Ardi Veliu pezullon përkohësisht shërbimet e OASH/ Si do të procedojnë qytetarët e dërguar për komision

Kronika

Ardi Veliu pezullon përkohësisht shërbimet e OASH/ Si do të procedojnë qytetarët e dërguar për komision

Publikuar

-

Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore Mitat Tola, ka shpjeguar mënyrën e re të funksionimit të Organi Administrativ Shtetëror, (Komisioni – OASH), pranë Drejtorive Vendore të Policisë.

Tola bëri me dije se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nxjerrë urdhrin “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve të OASH-ve për trajtimin e kundërvajtjeve administrative”.

Ai deklaroi se ky urdhër i marrë në kushtet e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, për një periudhë dyjavore parashikon:

“- Pezullimin e veprimtarisë së organeve administrative shtetërore të Policisë Rrugore pranë sektorëve të Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, në mënyrën si zhvillohet sot me prezencën e kundërvajtësit;

– Aktiviteti administrativ i OASH-ve për shqyrtimin e masave plotësuese dhe ato me gjobë do të vazhdojë të zhvillohet në mungesë të kundërvajtësve, duke shmangur praninë e tyre në zhvillimin e seancave verifikuese dhe të shqyrtimit të tyre;

LEXO EDHE:  Ardi Veliut i rrëmbejnë kushëririn/ Detajet e krimit mafioz denoncuar nga Artan Hoxha

-Vendimet e marra nga ana e OASH-ve do t’u dërgohen me postë të zakonshme kundërvajtësve dhe  menjëherë, sapo vendimi të merret, pasqyrohet në E-GJOBA;

-Agjentët verifikues dhe patrullat e Policisë Rrugore, në çdo rast që konstatojnë shkelje rrugore që janë objekt shqyrtimi pranë OASH-ve, i transmetojnë kundërvajtësit detyrimin për mosparaqitjen në OASH dhe i kërkojnë, kundrejt miratimit të tij, një numër telefoni celular, të cilin e vendosin në rubrikën e “adresës” tek procesverbali i konstatimit të shkeljes, në të gjitha kopjet. OASH-ja respektive, në rastet kur është e mundur, i dërgon në numrin e deklaruar nga qytetari në aplikacionin ËhatsApp, vendimin në formatin PDF. Njëkohësisht, me procedurë të rregullt postare i dërgon kundërvajtësit, vendimin e firmosur dhe vulosur.”

Tola nënvizoi se në të gjitha rastet do të respektohen afatet e përcaktuara në Kodin Rrugor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shisnin heroinë në Korçë/ Arrestohen 2 persona, procedohen penalisht 10 të tjerë

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Sprinter”.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, pas një hetimi 1 mujor kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sprinter”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 shtetasve të tjerë, banues në Korçë, Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

LEXO EDHE:  Arrestimi i 32 vetave/ “The New York Times”, jehonë policisë dhe Ardi Veliut

LEXO EDHE:  Prezantohet drejtori i policisë Shkodër/ Veliu: Synimi goditja e grupeve kriminale

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë, si edhe 4 kokrra metadoni.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Organizatë kriminale, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni”/ OFL “mësyn” të rrezikshmit e radhës

Publikuar

-

Nga

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, dy personave të radhës.

Mësohet se OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë brenda 48 orësh, shtetasve: M. H., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”; dhe S. P., banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Ardi Veliu paralajmëron furtunë në Policinë e Shtetit

LEXO EDHE:  Pas masakrës, Ardi Veliu zbret në ish-bllok/ Ja mesazhi për Policinë

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL thekson se do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Koronavirusi shënon viktimën e parë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka shënuar viktimën e parë edhe në Shqipëri. Mësohet se 73-vjeçarja e cila ishte shtruar në spitalin e Durrësit ka ndërruar jetë.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.”-njofton ministria e Shëndetësisë.

LEXO TE PLOTE