Connect with Us

Thirrja e Manastirliut për qytetarët/ “Mos shkoni vetë në spital, po presim 18 përgjigje analizash”

Lajme

Thirrja e Manastirliut për qytetarët/ “Mos shkoni vetë në spital, po presim 18 përgjigje analizash”

Publikuar

-

ogerta manastirliu ministre e shendetesise

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje të forta lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Manastirliu tha se deri më tani ka pasur 114 raste të dyshuara, mes të cilëve 10 janë të konfirmuara dhe janë në ndjekje në shërbimin infektiv.

Ministrja tregoi se aktualisht janë në proces 18 analiza të tjera dhe pritet të dalin rezultatet e tyre. Gjithashtu ajo bëri thirrje për qytetarët që të telefonojnë në numrin 127.

“Çdo person të telefonojë në numrin 127 dhe ky është i vetmi numër unik ku duhet të telefonojnë qytetarët që vijnë nga shtetet e prekura. Dje kanë telefonuar 1000 qytetarë të cilët kanë shqetësimin e tyre. Jo të gjithë që kanë telefonuar kanë qenë të prekur, por kanë pasur shqetësimet e tyre dhe janë informuar.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Mbrojtje e menjëhershme për fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht

Dua të informoj se sipas skenarëve nga ekipi i infermierëve parashikohet në këto momente dhe ishte e pritshme për një rritje të numrit të rasteve dhe ky është momenti që ne kërkojmë për gjithë qytetarët të respektojnë rregullat dhe masat. E them këtë se deri më tani kemi patur bashkëpunimin me personat që janë konfirmuar me këtë virus, por ne jemi të vendosur të zbatojmë të gjitha protokollet për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh ministrja gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Dy janë momentet dhe një është sistemi, që është sistemi i karantinës. Pra është vetëkarantinimi dhe karantinimi i qytetarëve dhe karantina që është vendosur në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve”, vijoi më tej ajo, ndërkohë një tjetër thirrje ishte që qytetarët nuk duhet të drejtohen vetë në spital./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Është trefishuar numri i thirrjeve nga qytetarët”/ Manastirliu: Jemi të përgatitur për 500 kapacitete në ditë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se është trefishuar numri i thirrjeve në numrin e vendosur në dispozicion për qytetarët të cilet dyshojnë se mbartin koronavirus si dhe po shumfishohet numri i testeve laboratorike.

Ministrja thekson se janë të përgatitur për  deri ne 500 kapacitete në ditë madje edhe më shumë.

“Kapacitetet tona ekzistojnë sepse jemi të përgatitur për këtë moment.
Dua të ftoj personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të shmangin grumbullimet, të shmangin lëvizjet me mjetet e transportit pubik. Kam nxjerrë urdhrin për mbylljen e të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime lokale nate, disko, mbylljen deri më datë tre prill të ambienteve të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, palestra pishina qendra kulturore sociale apo qendra argëtimit”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Mbyllen pubet, diskotekat, palestrat”/ Rama: Administrata nga nesër do punojë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur thirrjen për të shmangur ambientet me shumë njerëz për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Rama tha se nga nesër punonjësit e administratës do të vazhdojnë punën nga shtëpia.

Gjithashtu Rama tha se duhet të mbyllen të gjitha kafenetë, pubet, palestrat dhe vendet me numër të madh njerëzish.

LEXO EDHE:  Manastirliu: Mbrojtje e menjëhershme për fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ministrja presion mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”

“Do çojmë në shtëpi të gjithë asministratën që mund të vazhdojnë rë punonjnë përmes kompjterit. Nga nesër nuk do të japim më shërbime nëpër sportele për të gjitha aplikimet, të gjitha shërbimet do merren online, Do mbyllmi pubet, diskotekat, palestrat dhe vendet ku grumbullohen shumë njerëz”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Rama shpërblen mjekët dhe infermierët që përballen me koronavirusin/ Ftesë për profesionistët në pension

Publikuar

-

Nga

rama [paralajmeron letren e radhes

“Mjekët dhe infermierët do shpërblehen 1000 euro dhe sanitarët 500 euro”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa po fliste për stafin mjekësor që i është bashkuar betejës kundër koronavirusit.

Rama tha se të gjithë mjekët dhe infermierët që qëndrojnë bashkë deri në fund të betejës do të paguhen për të gjithë përkushtimin.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ftoi të gjithë mjekët që kanë dalë në pension t’i bashkohen kolegëve të tyre në këtë luftë ndaj koronavirusit.

LEXO EDHE:  Rrjedhje gazi në Portin e Durrësit/3 punonjës në spital, Policia: Çfarë dyshohet

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Ministrja presion mjekëve të maternitetit “Koço Gliozheni”

“Kam një ftesë për të gjithë mjekët që kanë dalë në pension, edhe ato do të paguhen 1000 euro për kontributin e tyre në këtë luftë”, nënvizoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE