Connect with Us

Të gjithë mund të ndihmojnë kundër përhapjes së Coronavirusit

Bota

Të gjithë mund të ndihmojnë kundër përhapjes së Coronavirusit

Publikuar

-

Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Mos shkoni në klube, pakësoni udhëtimet dhe ecni me biçikletë në vend të autobusit bën thirrje ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë e njoftuan këtë sot. Në Essen ndërroi jetë një grua 89-vjeç, e cila virusi u zbulua të martën e kaluar. Për personin që ndërroi jetë në Heinsberg, ende nuk ka të dhëna.

Kancelarja Merkel i ka vlerësuar përpjekjet e deritashme kundër virusit Corona. Ajo tha se virusi po përhapet, jo sepse kanë qenë të kota të gjitha masat për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, siç janë urdhërat e karantenës.   Me to është fituar kohë për kërkime mjekësore dhe për të përgatitur sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU) u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin luftën kundër përhapjes së virusit Corona. “Sa më ngadalë të përhapet virusi, aq më mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp. Për këtë, është e nevojshme që çdo qytetar të zvogëlojë rrezikun e infektimit sa më shumë që të jetë e mundur.

Në këtë kuadër, Spahn-i u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mendojnë se cilat aktivitete janë me të vërtetë të nevojshme javët dhe muajt e ardhshëm dhe nga se mund të heqin dorë për ca kohë. “Nga këndvështrimi im, është më e lehtë të mos shkosh në një koncert, në një lojë futbolli ose në një klub, sesa të mos shkosh në punë ose të mos çosh një fëmijë në cerdhe”, tha ai.

Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave

LEXO EDHE:  Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Në këtë linjë argumentimi, Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave dhe kopshteve ditore. Po të bëhet kjo ekziston rreziku që mjekët, infermierët ose policët mund të mos shkojnë në punë, paralajmëroi ai. “Kjo do të kishte pasoja edhe për jetën publike”.

Një ndihmë mund të jetë, për shembull, pakësimi i udhëtimeve, puna nga shtëpia kur është e mundur, ose në qytetet e mëdha ecja në këmbë ose me biçikletë, në vend që të përdorni transportin lokal publik.

Pressekonferenz zum Thema Coronavirus (Reuters/F. Bensch)

Spahni konfirmoi edhe rekomandimin e tij për të anuluar aktivitetet me më shumë se 1.000 spektatorë. Ai i inkurajon shprehimisht ata që janë përgjegjës ta bëjnë këtë.

Në dallim nga shumë vende fqinje, në Gjermani nuk mund të vendoset në mënyrë qendrore, që të anulohen të gjitha ngjarjet me një numër të caktuar vizitorësh ose që ato të zhvillohen me sallë bosh. Vendimin për këtë e marrin autoritetet lokale shëndetësore.

Qëllimi kryesor: të parandalojmë që të sëmuren të gjithë njëkohësisht

Qëllimi është të ngadalësojmë përhapjen e virusit aq sa sistemi shëndetësor gjerman të mund të kujdeset për të gjithë personat e sëmurë rëndë. “Me sa dimë, kjo sëmundje kalon butë në katër nga pesë raste,” tha Lothar Wieler, Presidenti i Institutit Robert Koch. Por kjo gjithashtu do të thotë që një në pesë persona është i sëmurë rëndë.

Kjo zakonisht kalon në pneumoni, e cila mund të kërkojë trajtim në pavionin e kujdesit intensiv. Vërtet që Gjermania në krahasim me shtete të tjera paraqitet mirë me rreth 28.000 shtretër të kujdesit intensiv. Por një shpërthim i madh i sëmundjes, kur mijëra vetë sëmuren njëkohësisht, mund të çojë sistemin në kufijtë e tij./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

BE-ja do të marrë dy miliardë doza vaksina anti Covid/ Një pjesë edhe për Ballkanin

Publikuar

-

Nga

Bashkimi Evropian do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës së koronavirusit, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë një bisede online me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ajo tha se kjo sasi e vaksinave mundëson vaksinimin e 700 milionë njerëzve, përfshirë qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës.

Ajo ka thënë se Austria do të marrë 2 % të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, duke vlerësuar se kjo sasi është më shumë sesa Austria mund të ketë nevojë.

Ursula von der Leyen tha se ndoshta vaksinat e para do të jenë në dispozicion në dhjetor. Komisioni Evropian (KE) nënshkroi kontratën e gjashtë për blerjen e vaksinave të koronavirusit të mërkurën më 25 nëntor. Kontrata u nënshkrua me kompaninë Moderna.

LEXO EDHE:  Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

LEXO EDHE:  Kina nuk po e ndihmon Italinë, ajo synon t’i ikë përgjegjësisë për përhapjen e koronavirusit

Sipas presidentes së KE-së, secila vaksinë së pari do të vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA) përpara se të dalë në treg.
Më 19 nëntor ajo kishte njoftuar për mundësinë që “para fundit të muajit të ardhshëm”, BE-ja të miratojë dy vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë testuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech dhe Moderna. Von der Leyen më parë u ka bërë thirrje qytetarëve evropianë që të vazhdojnë të respektojnë kufizimet. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Video- Deputetët përleshen në Kuvend/ I hedhin zorrë derri njëri-tjetrit

Publikuar

-

Nga

Video- Deputetët përleshen në Kuvend/ I hedhin zorrë derri njëri-tjetrit

Deputetët e opozitës në Tajvan i hodhë kolegëve të tyre të mazhorancës, zorrë derri pas një përplasje të ashpër që ndodhi këtë të premte,.

Debati nisi pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA. Sipas saj, ky mish përmban raktopaminë, një lëndë e ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Europian pasi rrezikon shëndetin.

Mazhoranca i mohoi akuzat dhe ka bërë thirrje që të bëhet debat racional./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Skocia bëhet vendi i parë në botë që ofron produktet menstruale falas

Publikuar

-

Nga

Skocia bëhet vendi i parë në botë që ofron produktet menstruale falas

Skocia është bërë vendi i parë në botë që ofron produktet menstruale falas për të gjitha vajzat dhe gratë.

Anëtarët e Parlamentit Skocez (MSP), kaluan projekt-ligjin e Menstruacioneve (Sigurim falas) (Skoci) unanimisht të martën, pas prezantimit të tij të parë në 2017.

Qeveria Skoceze tani do të krijojë një skemë mbarëkombëtare që lejon cilindo që ka nevojë për produkte menstruale t’i marrë ato falas, ndërsa kompenson ofruesit. Është vlerësuar se skema do të kushtojë rreth 24 milion paund në vit (44 milion dollarë).

Legjislacioni gjithashtu detyron universitetet, shkollat ​​e mesme dhe kolegjet të bëjnë produktet të disponueshme në të gjitha tualetet përkatëse, ndërsa lejon ministrat të caktojnë institucione të tjera publike të tilla si farmacitë ose qendrat e komunitetit për të ofruar produktet.

LEXO EDHE:  Festimet e 30-vjetorit të bashkimit nën hijen e Coronës

LEXO EDHE:  Festimet e 30-vjetorit të bashkimit nën hijen e Coronës

Projekt-ligji synon të zvogëlojë ‘varfërinë menstruale’ në Skoci, një term që përshkruan një situatë ku njerëzit që kanë menstruacione nuk janë në gjendje të blejnë produkte të periudhës për shkak të pengesave financiare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE