Sociale
Shkon në 10 numri i personave të prekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se deri tani në laboratorin e ISHP janë testuar 114 persona, nga të cilët 10 kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
“Janë testuar në ISHP 114 raste vetëm 10 janë pozitiv 2 që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura me këta raste”, deklaroi për mediat Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Bëhet fjalë për dy të prekurit me koronavirus, babë e bir dhe 6 familjarë të tyre, si dhe janë evidentuar edhe dy raste të tjera të reja.
Po ashtu, Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, iu bëri apel qytetarëve të shmangin grumbullimet, apo edhe të evitojnë lëvizjet me autobus.
Lajme të Rekomanduara:

A do të ketë ndryshim të masave kufizuese?/ Silva Bino jep përgjigjen
Festimet e fundvitit po i japin tani efektet në rritjen e pozitivitetit. Silva Bino thotë se janë shtuar rastet veçanërisht tek të rinjtë. Shefja për...

Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku paraqet protokollet e unifikuara...