Connect with Us

Raportimi mbi koronavirusin/ AMA apel mediave për programet dhe studiot televizive

Lajme

Raportimi mbi koronavirusin/ AMA apel mediave për programet dhe studiot televizive

Publikuar

-

Autoriteti i Mediave Audiovizive vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

“Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen”, thuhet në njoftimin e AMA.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi dhe skandalet e qeverisë/ Gazetarët vënë me “shpatulla pas muri” Ramën

“Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Masat për koronavirusin/ KLGJ: Pezullohen të gjitha seancat gjyqësore

Publikuar

-

Nga

Nisur nga situata e koronavirusit në Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar pezulluar të gjitha seancat gjyqësore, për një periudhë dy-javore.

Në një njoftim për mediat, KLGJ bën të ditur se do të zhvillohen vetëm masat e sigurisë, por pa publik..vijon

LEXO TE PLOTE

Lajme

PD plas “bombën”/ Rrezikohet jeta e mjekëve, u shpërndahen maska të skaduara që prej 2011

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka denoncuar një fakt mjaft të rëndë dhe skandaloz lidhur me maskat që stafet mjekësore po përdorin së fundmi.

Bardhi ka bërë me dije se gjatë ditëve të fundit shumë mjekë dhe infermierë kanë pasur irritime të lëkurës deri në probleme me frymëmarrjen nga përdorimi i maskave.

Sipas Bardhi, kjo ka ardhur si pasojë e maskave të cilat kanë skaduar që prej vitit 2011.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/ Për një përqasje tjetër kritike ndaj amendimeve në ligjin e shpifur antishpifje

LEXO EDHE:  Ambasadori maltez apel politikës/ Mblidhuni dhe gjeni një zgjidhje!

“Nga faktet që kemi marre për fat të keq jemi njohur me një fakt tronditës që tregon papërgjegjshmëri të lartë.
Këto kuti që janë pasjiur me maska kanë një pullë që kanë bllokuar datën e skandencës së këtyr maskave. Nëse heqim këtë pullë shohim se maskat kanë skaduar që në 20 dhjetor 2011. Këto janë mbetje mjekësore që duhet të ishin asgjësuar me kohë”, u shpreh Bardhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Italia “zonë e kuqe”/ Balluku: Do të mbyllim të gjitha udhëtimet përveç transportit të mallrave

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lajmëron se pasi Italia u shpall e gjitha “zonë e kuqe” do të anulohen të gjitha udhëtimet drejt shtetit fqinj.

Balluku thekson se anijet tregtare që kanë objekt tregimtimin e mallrave nuk kanë asnjë lloj bllokimi por që do të kontrollohen imtësisht.

“Sot do nisim tragetet e fundit nga Durrësi dreht Barit dhe nga Vlora. Pas ditës së sotme nuk do të ketë udhëtime drejt Barit dhe Brindisit. Të gjitha anijet tregtare nuk do të bllokohen. Personali i anijeve tregtare do kontrollohet përmes personelit tonë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të përdorin shërbimet online”, u shpreh Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE