LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama shpërblen mjekët dhe infermierët që përballen me koronavirusin/ Ftesë për profesionistët në pension

10 Mars 2020, 15:21, Aktualitet CNA
Rama shpërblen mjekët dhe infermierët që përballen me

“Mjekët dhe infermierët do shpërblehen 1000 euro dhe sanitarët 500 euro”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa po fliste për stafin mjekësor që i është bashkuar betejës kundër koronavirusit.

Rama tha se të gjithë mjekët dhe infermierët që qëndrojnë bashkë deri në fund të betejës do të paguhen për të gjithë përkushtimin.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ftoi të gjithë mjekët që kanë dalë në pension t’i bashkohen kolegëve të tyre në këtë luftë ndaj koronavirusit.

“Kam një ftesë për të gjithë mjekët që kanë dalë në pension, edhe ato do të paguhen 1000 euro për kontributin e tyre në këtë luftë”, nënvizoi Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga