Connect with Us

Rama paralajmëron mediat/ “Mund të shkoj larg, por duhet të sigurojmë qetësi”

Lajme

Rama paralajmëron mediat/ “Mund të shkoj larg, por duhet të sigurojmë qetësi”

Publikuar

-

Thirrjen e fundit gjatë mbledhjes me Këshillin e Ministrave, kryeministri Edi Rama e ka drejtuar ndaj mediave.

Ai i kërkoi mediave të mos përhapin panik dhe të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve, ndërsa i paralajmëroi se mund të shkojë më larg.

“Sigurisht që mund të jemi të detyruar të shkojmë larg edhe në raport me mediat. Nuk është koha për të dhënë mendime, por padyshim shumë më mirë është që me atë fuqi për të komunikuar të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia dhe vendosmëria, informacioni dhe jo të fitojë paniku, ankthi e kështu me radhë. Mesazhi im është ndryshe nga ditët tjera se sot është një ditë ndryshe nga ditët tjera”, nënvizoi kreu i qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Numri i të prekurve do rritet”/ Rama apel qytetarëve: Mos u impresiononi!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel qytetarëve të mos impresionohen nga rritja e numrit të të prekurve nga koronavirusi.

Rama paralajmëroi se ky numër do te jetë në rritje dhe kjo është e pritshme.

Numri i të prekurve nuk do të jetë as 10 as 20 as 30, por do të ketë një numër më të madh dhe kjo është e pritshme. Nuk duhet të impresionoheni nga rritja e numrit, e rëndësishme është çfarë do të bëhet për të lehtësuar një luftë si kjo që në radhë të parë fitohet psikologjikisht. Beteja tjetër është ajo e personelit shëndetësor të cilët kanë nevojë për mbështetje, për energji pozitive, jo për tu ngacmuar psikologjikisht sepse janë në lufte çdo sekondë”, u shpreh Rama gjatë mbledhjes së qeverisë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Thirrja e Manastirliut për qytetarët/ “Mos shkoni vetë në spital, po presim 18 përgjigje analizash”

Publikuar

-

Nga

ogerta manastirliu ministre e shendetesise

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje të forta lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Manastirliu tha se deri më tani ka pasur 114 raste të dyshuara, mes të cilëve 10 janë të konfirmuara dhe janë në ndjekje në shërbimin infektiv.

Ministrja tregoi se aktualisht janë në proces 18 analiza të tjera dhe pritet të dalin rezultatet e tyre. Gjithashtu ajo bëri thirrje për qytetarët që të telefonojnë në numrin 127.

“Çdo person të telefonojë në numrin 127 dhe ky është i vetmi numër unik ku duhet të telefonojnë qytetarët që vijnë nga shtetet e prekura. Dje kanë telefonuar 1000 qytetarë të cilët kanë shqetësimin e tyre. Jo të gjithë që kanë telefonuar kanë qenë të prekur, por kanë pasur shqetësimet e tyre dhe janë informuar.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës: I është shmangur thelbit të…

LEXO EDHE:  Rama i puth tajaren Erdoganit!/ Sa turp, zgjohu popull!

Dua të informoj se sipas skenarëve nga ekipi i infermierëve parashikohet në këto momente dhe ishte e pritshme për një rritje të numrit të rasteve dhe ky është momenti që ne kërkojmë për gjithë qytetarët të respektojnë rregullat dhe masat. E them këtë se deri më tani kemi patur bashkëpunimin me personat që janë konfirmuar me këtë virus, por ne jemi të vendosur të zbatojmë të gjitha protokollet për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh ministrja gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

“Dy janë momentet dhe një është sistemi, që është sistemi i karantinës. Pra është vetëkarantinimi dhe karantinimi i qytetarëve dhe karantina që është vendosur në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve”, vijoi më tej ajo, ndërkohë një tjetër thirrje ishte që qytetarët nuk duhet të drejtohen vetë në spital./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Është trefishuar numri i thirrjeve nga qytetarët”/ Manastirliu: Jemi të përgatitur për 500 kapacitete në ditë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se është trefishuar numri i thirrjeve në numrin e vendosur në dispozicion për qytetarët të cilet dyshojnë se mbartin koronavirus si dhe po shumfishohet numri i testeve laboratorike.

Ministrja thekson se janë të përgatitur për  deri ne 500 kapacitete në ditë madje edhe më shumë.

“Kapacitetet tona ekzistojnë sepse jemi të përgatitur për këtë moment.
Dua të ftoj personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të shmangin grumbullimet, të shmangin lëvizjet me mjetet e transportit pubik. Kam nxjerrë urdhrin për mbylljen e të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime lokale nate, disko, mbylljen deri më datë tre prill të ambienteve të mbyllura për argëtimin e fëmijëve, palestra pishina qendra kulturore sociale apo qendra argëtimit”, u shpreh Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE