Connect with Us

“Po ripërsëritet precedenti”/ Klodiana Lala tregon detajet tronditëse, akuza të forta Sandër Lleshajt

Kronika

“Po ripërsëritet precedenti”/ Klodiana Lala tregon detajet tronditëse, akuza të forta Sandër Lleshajt

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me çështjen e mësuesit Gylenis, Selami Simsek.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja Lala shkruan se Selami Simsek është mbajtur për orë të tëra në një furgon tek Ministria e Brendshme.

Po ashtu Lala ngre dyshime të forta se edhe në lidhje me Selami Simsek rrezikon të përsëritet precedenti i rastit të mësuesit Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.

“Selami Simsek, mësuesi gylenist turk prej orësh mbahet në një furgon tek ministria e Brendshme.

Pasi u cua me urgjencë në 3 zyra brenda pak orësh në mungesë të plotë transparence, në fund Sandër Lleshaj mbërrin në zyrën e tij në mesnatë.

LEXO EDHE:  “Bandat qëllojnë biznesmenët”/ Pse Basha nuk tregon emrat

Mjaft firma e tij që të ripërsëritet sërish precedenti Harun Çelik. Historinë do ua rrëfej të plotë… me prova e fakte”-shkruan Klodiana Lala në postimin e saj.

Kujtojmë këtu se, Simsek u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, ( ky i fundit u depërtua në Turqi) me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kanadeze të falsifikuar. Simsek është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.

Avokati Elton Hyseni, ka bërë me dije se klienti i tij, Simsek pretendon se në rast se dëbohet drejt Turqisë, i rrezikohet jeta pasi është mbështetës i lëvizjes Gylen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    10 Mars, 2020 at 10:29 am

    Lexoni fatkeqesine shqiptare! Qenia e Lales,CNA,Muc Nanos,Mark Markut etj. bashke me Salen e Liken dhe Basha-Mona jane fatkeqesia shqiptare e mediokritetit!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Publikuar

-

Nga

Video-Pjesë e një grupi kriminal/ Kapet i rrezikshmi i Korçës

Policia e Korçës bën të ditur se ka vënë në pranga një të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas uniformave blu, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

LEXO EDHE:  “Vrasësit e Gjergjit dhe Likës nuk ishin amatorë”/ Klodiana Lala: Zona kontrollohej nga bandat

LEXO EDHE:  I shoqëruar pas vrasjes së Ravik Gurrës/ Lala zbulon të shkuarën e të penduarit

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes disa të rinjve në një lokal/ Merret peng 32-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Sherr mes disa të rinjve në një lokal/ Merret peng 32-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër person.

Sipas BW, është marrë peng shtetasi me iniciale A. B 32 vjeç, i cili është vëllai i personit me të cilin po ziheshin disa të tjerë.

Në sherr e sipër ata e kanë futur me forcë në makinë të riun.

LEXO EDHE:  I shoqëruar pas vrasjes së Ravik Gurrës/ Lala zbulon të shkuarën e të penduarit

LEXO EDHE:  Arrestimet masive pas dëmeve nga tërmeti/ Klodiana Lala ‘zbërthen’ dosjen

Për ngjarjen, menjëherë është njoftuar policia e cila ka vënë në pranga një prej autorëve të pengmarrjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet e pajetë një 69-vjeçare në një resort turistik/ Mister shkaqet

Publikuar

-

Nga

Gjendet e pajetë një 69-vjeçare në një resort turistik/ Mister shkaqet

Një 69-vjeçare është gjetur e pajesë në një resort turistik, në aksin Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.

Mësohet se viktima është 69-vjeçarja me inicialet L.P.

Burimet bëjnë të ditur se ajo është gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm në një dhomë të resortit, nga vajza e saj.

Policia dhe ambulanca kane shkuar ne vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE