Connect with Us

Përgjigjuni brenda 48 orësh/ OFL ultimatum dy “të fortëve” të radhës

Kronika

Përgjigjuni brenda 48 orësh/ OFL ultimatum dy “të fortëve” të radhës

Publikuar

-

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dy personave të radhës, të cilët duhet të përgjigjen brenda 48 orësh.

OFL bën të ditur se i ka dërguar formularin shtetasve: V. Z., banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; dhe E. R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

LEXO EDHE:  9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë/ Dy të plagosurit me urgjencë drejt spitalit të Korçës

Publikuar

-

Nga

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 10:15 të paradites së sotme, në afërsi të fshatit Pirg, në Maliq.

Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës.

LEXO EDHE:  Një ditë pasi iu bllokua makina/ “I forti” i Lushnjes dorëzon formularin e deklarimit të pasurisë

LEXO EDHE:  Lubonja për OFL/ Propagandë e show. Po mbushin SPAK-un me këto, që të mos hetojë korrupsionin shtetëror

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Pirateria” arreston 37-vjeçarin/ Sekuestrohen mijëra euro, lekë, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive

Publikuar

-

Nga

Policia në Pogradec ka finalizuar operacionin e koduar “Pirateria” në kuadër të të cilit është vënë në pranga një 37-vjeçar, si dhe janë sekuestruar 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive.

“Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, shtetasi A. A., nuk i kishte deklaruar pranë organeve tatimore duke kryer fshehje të ardhurash. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  9 “të fortët” nuk bindin OFL-në/ Dosjet e pasurive në dorë të SPAK

LEXO EDHE:  Lubonja për OFL/ Propagandë e show. Po mbushin SPAK-un me këto, që të mos hetojë korrupsionin shtetëror

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Do ta dërgonin në spital, por godet policin/ E pëson keq 62-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 62- vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi në gjendje të dehur ka goditur një prej efektivëve.

Mësohet se 62- vjeçari me inicialet M.B, po sillte shqetësim dhe menjëherë një patrullë shkoi për ta dërguar në spital.

Sipas uniformave blu, pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të dehur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shtetasi ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë.

LEXO EDHE:  Agjentja bjonde me syze e OFL sërish në deklaratë/ Thirrje 3 emrave të tjerë të botës së krimit

LEXO EDHE:  “OFL-ja nuk ka prekur asnjë pasuri reale të krimit/ Bardhi: Rama është i pafuqishëm

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”.

LEXO TE PLOTE