Connect with Us

Përfaqësuesi i OBSH tregon kur duhen mbajtur maskat/ Çfarë masash duhet të marrin qytetarët

Sociale

Përfaqësuesi i OBSH tregon kur duhen mbajtur maskat/ Çfarë masash duhet të marrin qytetarët

Publikuar

-

Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero, tregoi rastet se kur duhet të mbahen maskat nga qytetarët.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, ai deklaroi se maskat po keqpërdoren në shqipëri, pasi sipas tij nuk duhet të mbahen nga qytetarët e shëndetshëm.

“U habita nga njerëzit që mbanin maska në rrugë. Këto masa nuk rekomandohen nga OBSH. Maskat duhet të përdoren nga personat që kanë simptoma të sëmundjeve respiratore, jo nga ata që janë të shëndetshëm. Duhet të mbahen nga mjekët dhe infermierët, duhet të mbahen edhe nga personat që bëjnë kontrollin në pikat kufitare dhe aeroporte”, u shpreh ai, ndërsa foli edhe për masat që duhen të marrin qytetarët.

LEXO EDHE:  Qytetarët nuk përmbahen ndaj Ramës/ I rrëzojnë propagandën mashtruese

“Gjërat duhet të analizohen pas disa kohësh, pasi gjërat të kenë evoluar edhe pak. Ndodh transmetimi, për shkak se njerëzit ndërveprojnë. Duhet që të presim edhe njëfarë kohe që të shohim si ecin gjërat. OBSH ka kapacitetet për të ndërhyrë në këtë fazë të sëmundjes. Qeveria dhe OBSH janë këtu për të ndërprerë përhapjen e virusit. Ka shumë rëndësi edhe sesi njerëzit të veprojnë, njerëzit duhet të bëjnë siç iu këshillohet nga qeveria. Njerëzit duhet të mos takohen me dorë, as përqafohen, të mos rrinë shumë veta në një ambient të mbyllur”, tha Raul Gonzales Montero./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbyllja e shkollave nga koronavirusi/ Shahini prezanton platformën e mësimit online

Publikuar

-

Nga

shahini, ndau deputetin nga gruaja

Pas njoftimit për mbylljen e shkollave për një periudhë dy javore, sipasojë e epidemisë së koronavirusit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka prezantuar dhe platformën e mësimit online.

Në një postim në rrjetet sociale, Shahini thekson se në platformën “Akademia.al” do të gjenden 900 leksione, për klasat nga 6 deri në 12, ndërsa bën thirrje për tu regjistruar.

“Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu. Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”, shkruan Shahini./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Punime në rrjet/ Tirana tre ditë pa energji elektrike, ja zonat që preken

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Në njoftim thuhet se do të ketë stakim të energjisë elektrike në datar 11-13 mars në zonat e mëposhtme.

11 mars
09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Andrea Mano”, “Rruga e Dibrës”, prane shkollës “Bajram Curri”, “Tefta Tashko Koço”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Hysen Xhura”

12 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Imer Ndregjoni”, pranë ish-shkollës së Bashkuar, “Pjetër Budi”

LEXO EDHE:  Meta apel protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës

LEXO EDHE:  Viktima e parë nga koronavirusi/ Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

13 mars
09:00-15:00
Pjesërisht rruga e Farkës

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ AMA thirrje mediave: Kujdes me programet

Publikuar

-

Nga

Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka brë thirrje mediave përsa i përket programeve të drejtëpërdrejta ose me regjistrim me publik që të respektojnë kërkesat e distancave optimale mes tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“AMA vlerëson angazhimin e redaksive audiovizive për raportimin dhe mbulimin e situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Informimi mbi dinamikën e situatës në terren dhe udhëzimet e autoriteteve të shëndetit, si dhe ekspertët janë bazë shumë e vlefshme për sqarimin dhe orientimin e publikut në vlerësimin realist të gjendjes, si dhe trajtimin eficent të problematikave që hasen.

AMA apelon për kujdes në rastet e programeve të drejtpërdrejta ose me regjistrim në studio audiovizive që kanë përqëndrim personash, për të respektuar kërkesat e disatancave optimale mes tyre.

LEXO EDHE:  “Mund të shmangim një tragjedi”/ Agron Shehaj thirrje shtetit: Mbani vëmendjen!

LEXO EDHE:  Meta apel protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës

Evitimi i rrethanave me studio televizive që aplikojnë formatet programore me prezencë të përqëndruar të publikut, do të jetë ndihmë në parandalimin e rreziqeve të përhapjes së koronavirusit nga persona potecialisht të infektuar, bazuar dhe në udhëzimet e bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë”.

LEXO TE PLOTE