Connect with Us

“Për shëndetësinë që ju e quani rrumpallë!”/ Manastirliu-Bashës: Kujtoji vetes që je burrë

Politikë

“Për shëndetësinë që ju e quani rrumpallë!”/ Manastirliu-Bashës: Kujtoji vetes që je burrë

Publikuar

-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur kreopozitarit Lulzim Basha, lidhur me akuzat se kanë shpërndarë maska të skaduara që nga vitit 2011 për personelin mjekësor dhe faktit që e quajti “rrumpallë” këtë ministri.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Manastirliu i kujton Bashës se kjo nuk është një luftë politike por luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit.

Ndërsa e këshillon ti kujtojë vetes se nuk është vetëm politikan, por edhe burrë, prind, bir i një familjeje.  Ndaj nuk duhet të prishi gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën për turpin tuaj, ju e quani “rrumpallë”, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lufte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën.

Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike.

Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një epidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë.

Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo shani dhe fyeni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje.
Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim.
Ata janë burimi i sigurisë që kam, se NE DO T’IA DALIM KËSAJ LUFTE! Me ose pa ju zoti Basha, NE DO T’IA DALIM!

Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani “task-forca opozitare”.
Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e maskave të skaduara zoti Basha?
Ju pyes sepse ju s’keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fyeni ministrinë që është edhe e tyrja!Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me “bombë në duar” pozonin me një qendër shëndetësore në sfond për të frikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit.
Ju s’keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të akuzave e të kërcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për “detektivët” tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!
Ne, Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm.
Po si mundët të na quani kriminelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që SOT JEMI NJË, BASHKË ME ÇDO SHQIPTAR dhe PËR ÇDO SHQIPTAR?!

LEXO EDHE:  Pas “shuplakave” të Berishës/ Lulzim Basha thërret Këshillin Kombëtar

Unë jam mësuar të mos habitem nga agresiviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme.
Shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo “task-forca” shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës.
Ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë betejë me virusin, të heshtni, atëherë kur nuk keni ç’të thoni. Nuk është luftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luftë për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit.

Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi mundur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur panik dhe folur në hava.

Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dënueshme në çdo aspekt.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. arqile

    11 Mars, 2020 at 1:14 pm

    Pse nuk jep doreheqjen palaco ministre se le dot karigen ju rente koronavirus ne gyk te p……vipa k…….e p…..

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gjobë deri në 5 mijë euro”/ Rama bën paralajmërimin e fortë: Kjo është luftë

Publikuar

-

Nga

Qeveria vijon të ashpërsojë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar gjobë deri në 5 mijë euro për të gjithë ata persona që vijnë nga vendet e kuqe, dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë.

Në një lidhje live nga zyra e tij në Kryeministri, kreu i qeverisë theksoi se kjo është një kohë lufte përballë një armiku që është përreth nesh.

“Kushdo që vjen nga këto vende dhe nuk vetëkarantinohet për 14 dite do të marrë gjobë deri në 5 mijë euro. Edhe nesër nuk do lejohet të ikë pa paguar gjobën. Për kohën normnale janë të palogjikshme këto masa, por kjo nuk është kohë normale. Futeni mirë në kokë. Është kohë lufte me një armik pa din e iman, por është përreth nesh. Është e vështirë të kufizosh lëvizjen apo të mbylësh biznesin. Por i falenderoj shumë të gjithë ata që iu përgjigjen thirrjes dhe që mbyllen diskot, pubet, klubet e natës apo palestrat. Sot do të mbyllen dhe pikat e internetit. Kjo është qytetari dhe solidaritet njerëzor me përgjegjshmëri. Duhet të kufizohen lëvizjet kur nuk janë të domosdoshme”-tha ndër të tjera Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beteja me koronavirusin/Ambasadori i BE: Mbështetje ndaj Shqipërisë, jemi në kontakt me qeverinë

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Shqipëria vijon betejën në përballje me koronavirusin, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen ndaj Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca shkruan se në përballimin e situatës së koronavirusit, nëse është e nevojshme do të ketë edhe ndihmë financiare.

“BE po punon në të gjitha frontet për të ndalur shpërthimin e COVID19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare. Ne jemi në kontakt me qeverinë shqiptare, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar”, shkruan ambasadori Luigi Soreca.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis dezinfektimi i ambjenteve publike të hapura në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Paralelisht me dezinfektimin e institucioneve publike, shkollave, kopshteve, çerdheve, qendrave në territorin e Bashkisë Shkodër, ka nisur puna edhe për dezinfektimin e rrugëve e shesheve ku ka lartë lëvizje të shumta të qytetarëve.

Në orët e para të mëngjesit janë dezinfektuar pedonalet e qytetit, ajo “Kol Idromeno”, “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”. Në vijimësi, do të dezinfektohen edhe rrethrrotullimet kryesore, sheshet dhe rrugët pranë institucioneve të rëndësishme në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

LEXO EDHE:  Rebelimi në Durrës / Basha shkarkon kryesinë dhe kryetarin e PD-së

LEXO EDHE:  Basha: Shqipëria e bashkuar kërkoi largimin e Metës

Nga data 9 mars 2020, kur në Shqipëri u konstatuan rastet e para me COVID-19, Bashkia e Shkodrës ka hartuar një plan të detajuar veprimi dhe masash të nevojshme për pengimin përhapjes së virusit tek qytetarët.

Bashkia e Shkodrës fton qytetarët e bisneset të zbatojnë me rigorozitet masat e higjenës personale, të dezinfektojnë ambjentet ku jetojnë e punojnë dhe të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet dhe qarkullimin e panevojshëm.

LEXO TE PLOTE