Connect with Us

Paralajmëron Merkel/ 60-70% e popullsisë gjermane mund të infektohen nga koronavirusi

Bota

Paralajmëron Merkel/ 60-70% e popullsisë gjermane mund të infektohen nga koronavirusi

Publikuar

-

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, paralajmëroi sot se 60-70% e popullsisë vendase mund të infektohet nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Infeksioni tanimë po transmetohet në gati 30 vende në të gjithë Evropën, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), shkruan Daily Mail.

Frika nga infeksioni i rrezikshëm ka përfshirë edhe kontinentin Evropian, i cili ka regjistruar më shumë se 17,000 raste dhe mbi 700 vdekje.

Italia hyri në një bllokim mbarëkombëtar të hënën në mbrëmje dhe sot regjistroi numrin e saj më të lartë  të vdekjeve, ku u regjistruan 168 viktima brenda 24 orëve.

LEXO EDHE:  Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Shefat e OBSH-së kanë konfirmuar tani se përhapja e koronavirusit është bërë në 27 vende evropiane.

Ndërsa numri i rasteve me virus në Spanjë u rrit në 1.622 dhe 35 vdekje ndërsa universitetet dhe shkollat ​​në kryeqytetin Madrid u mbyllën.

Në Itali, 631 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19 e shkaktuar nga virusi dhe 10.114 janë infektuar në pak më shumë se dy javë.

Në nivel global, më shumë se 114,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 4,000 kanë vdekur nga sëmundja që prej fillimit të shpërthimit në Kinë në dhjetor./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi në Itali/ Shkon në 631 numri i viktimave, 168 vetëm sot

Publikuar

-

Nga

Është rënduar edhe më tej bilanci si pasojë e epidemisë së koronavirusit në Itali.

Sipas “Corriere Della Sera” numri i viktimave ka shkuar në 631, nga 463 që ishte dje.

Ndërsa janë regjistruar 10.149 raste personash të infektuar nga 9172, që ishte  dje.

Nga këta, 5,038 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma,  877 janë në kujdes intensiv, ndërsa 2.599 janë në izolim në shtëpi.

LEXO EDHE:  Samiti në Berlin/ Një impuls i ri për çështjen e Kosovës?

LEXO EDHE:  Shifrat-23 tonë hashash në 20 ditë/Gazetari “shpërthen” ndaj Tahirit: Mbylle njërin sy?!

Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima.

LEXO TE PLOTE

Bota

Austria ndalon hyrjen e udhëtarëve nga Italia pa çertifikatë shëndetësore

Publikuar

-

Nga

Austria ndalon hyrjen e kujtdo që mbërrin nga Italia pa një certifikatë shëndetësore.
Lajmin e bëri të ditur sot, kancelari austriak Sebastian Kurz.

Austria gjithashtu ndaloi të gjitha aktivitetet brenda ambienteve me më shumë se 100 pjesëmarrës dhe ngjarje në natyrë të më shumë se 500 njerëzve.

Austria më herët lëshoi një paralajmërim të nivelit 6 të sigurisë së udhëtimit duke këshilluar qytetarët e saj ktë mos udhëtojnë drejt Italisë. Austriakët në Itali do të lejohen të udhëtojnë drejt vendit të tyre nëse bien dakord të kalojnë dy javë në karantinë në shtëpi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

Publikuar

-

Nga

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme.

Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. SIpas tij, askush nuk mund të qendrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet”. Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Përpara se Erdogan të vazhdonte rrugën për në BE, ai siguroi në mënyrë verbale qeverinë greke: “Eshtë iracionale dhe pakujdesi, që aleatët dhe fqinjët tregojnë ndaj Turqisë dhe e bëjnë atë përgjegjëse për migracionin ilegal”. E më pas bisedimet me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Ursula von der Leyen nuk ecën mbarë për Erdoganin. Ai u largua nga takimi pa asnjë koment, duke mos u dhënë gazetarëve që prisnin asnjë version të tijin për rezultatin e bisedimeve. Kësisoj i mbeti kryesisë së BE-së, që të përdorë formulat diplomatike në deklarimet për shtypin. “Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët…Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të”, deklaroi Charles Michel. Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur – por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qendrimesh.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE

Erdogani prej kohësh pretendon, që BE-ja nuk e ka përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes së 2016 dhe nuk i ka paguar miliarda eurot e premtuara. Në të kundërt BE thotë, se paratë janë lëvruar ose janë përcaktuar për projektet për refugjatët sirianë në Turqi si për ndërtimin e spitaleve e shkollave. Tani kryediplomati i BE-së Josep Borrell u ngarkua të takohet me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Duhen krahasuar faktet, tha Michel, duke shtuar se shpreson për çtensionimin e situatës. Një gjë është e qartë që palët nuk kanë avancuar.

Edhe deklarimi i kryekomisioneres Ursula von der Leyen nuk ishte me tone shpresëdhënëse: “Kemi biseduar hapur dhe kemi mendime të ndryshme”, tha presidentja e Komisionit. Tani duhet të gjejmë një rrugë përpara dhe të përcakojmë, se çfarë mungon prej marrëveshjes së vitit 2016. “Marrëveshja është e vlefshme”, ritheksoi ajo. Linja e be-së është e qartë: Nuk do t’i ushtrohet presion, as duke përdorur refugjatët si armë politike. Erdogani duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe pastaj mund të rinegociojmë. Bëhet fjalë për reciprocitet, shtoi von der Leyen. BE nuk do të japë fonde shtesë nëse Erdogani nuk bashkëpunon për çështjen e refugjatëve. Të zbatosh marrëveshjen nënkupton, që edhe Turqia duhet të përmbushë detyrimet e saj.

LEXO EDHE:  Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

LEXO EDHE:  Macron, president i Francës/ “Fillon një epokë e re”.  Angela Merkel: “Fitoi Europa e bashkuar”

Nuk dihen kërkesat e Erdoganit – ai heshti

Von der Leyen nuk iu përgjigj pyetjes, se çfarë kërkon Erdogani. Por dihet, që ai prej kohësh kërkon më shumë para prej BE-së. Presidentja e Komisionit nuk pranoi qysh para takimit që të bisedohej për shifra: „Ne nuk bisedojmë për shifra”, tha presidentja e Komisionit. Megjithatë Komisioni i BE-së do të jetë i gatshëm të mbështesë me 500 milionë euro shtesë refugjatët sirianë në Turqi. Por disa vende anëtare si Franca dhe Austria janë kundër. Ata nuk pranojnë që të lëshohet pe nga presioni i ushtruar. Në fundjavë Erdogani e ashpërsoi retorikën dhe i kërkoi Greqisë në një fjalim, që të hapë kufijtë dhe t’i lerë refugjatët të kalojnë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në Bruksel, se: “Kufijtë e jashtëm të BE-së janë të mbyllur dhe do të mbeten të mbyllur”. Deri tani përpjekjet e Erdoganit për presion ndaj BE-së nuk kanë pasur sukses.

Si shenjë e vullnetit të mirë në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa./ DW

LEXO TE PLOTE