Connect with Us

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

Bota

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

Publikuar

-

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme.

Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. SIpas tij, askush nuk mund të qendrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet”. Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Belgien Brüssel | Jens Stoltenberg und Recep Tayyip Erdogan bei Pressekonferenz (DHA)

Përpara se Erdogan të vazhdonte rrugën për në BE, ai siguroi në mënyrë verbale qeverinë greke: “Eshtë iracionale dhe pakujdesi, që aleatët dhe fqinjët tregojnë ndaj Turqisë dhe e bëjnë atë përgjegjëse për migracionin ilegal”. E më pas bisedimet me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Ursula von der Leyen nuk ecën mbarë për Erdoganin. Ai u largua nga takimi pa asnjë koment, duke mos u dhënë gazetarëve që prisnin asnjë version të tijin për rezultatin e bisedimeve. Kësisoj i mbeti kryesisë së BE-së, që të përdorë formulat diplomatike në deklarimet për shtypin. “Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët…Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të”, deklaroi Charles Michel. Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur – por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qendrimesh.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE

Erdogani prej kohësh pretendon, që BE-ja nuk e ka përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes së 2016 dhe nuk i ka paguar miliarda eurot e premtuara. Në të kundërt BE thotë, se paratë janë lëvruar ose janë përcaktuar për projektet për refugjatët sirianë në Turqi si për ndërtimin e spitaleve e shkollave. Tani kryediplomati i BE-së Josep Borrell u ngarkua të takohet me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Duhen krahasuar faktet, tha Michel, duke shtuar se shpreson për çtensionimin e situatës. Një gjë është e qartë që palët nuk kanë avancuar.

Edhe deklarimi i kryekomisioneres Ursula von der Leyen nuk ishte me tone shpresëdhënëse: “Kemi biseduar hapur dhe kemi mendime të ndryshme”, tha presidentja e Komisionit. Tani duhet të gjejmë një rrugë përpara dhe të përcakojmë, se çfarë mungon prej marrëveshjes së vitit 2016. “Marrëveshja është e vlefshme”, ritheksoi ajo. Linja e be-së është e qartë: Nuk do t’i ushtrohet presion, as duke përdorur refugjatët si armë politike. Erdogani duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe pastaj mund të rinegociojmë. Bëhet fjalë për reciprocitet, shtoi von der Leyen. BE nuk do të japë fonde shtesë nëse Erdogani nuk bashkëpunon për çështjen e refugjatëve. Të zbatosh marrëveshjen nënkupton, që edhe Turqia duhet të përmbushë detyrimet e saj.

LEXO EDHE:  Ligji për Teatrin/ PD “sulmon” kompaninë “Fusha Sh.p.k”

Nuk dihen kërkesat e Erdoganit – ai heshti

Von der Leyen nuk iu përgjigj pyetjes, se çfarë kërkon Erdogani. Por dihet, që ai prej kohësh kërkon më shumë para prej BE-së. Presidentja e Komisionit nuk pranoi qysh para takimit që të bisedohej për shifra: „Ne nuk bisedojmë për shifra”, tha presidentja e Komisionit. Megjithatë Komisioni i BE-së do të jetë i gatshëm të mbështesë me 500 milionë euro shtesë refugjatët sirianë në Turqi. Por disa vende anëtare si Franca dhe Austria janë kundër. Ata nuk pranojnë që të lëshohet pe nga presioni i ushtruar. Në fundjavë Erdogani e ashpërsoi retorikën dhe i kërkoi Greqisë në një fjalim, që të hapë kufijtë dhe t’i lerë refugjatët të kalojnë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në Bruksel, se: “Kufijtë e jashtëm të BE-së janë të mbyllur dhe do të mbeten të mbyllur”. Deri tani përpjekjet e Erdoganit për presion ndaj BE-së nuk kanë pasur sukses.

Si shenjë e vullnetit të mirë në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Të gjithë mund të ndihmojnë kundër përhapjes së Coronavirusit

Publikuar

-

Nga

Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Mos shkoni në klube, pakësoni udhëtimet dhe ecni me biçikletë në vend të autobusit bën thirrje ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në Gjermani njoftohet vdekja e dy vetëve për shkak të virusit Corona. Qarku Heinsberg dhe qyteti i Essenit në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë e njoftuan këtë sot. Në Essen ndërroi jetë një grua 89-vjeç, e cila virusi u zbulua të martën e kaluar. Për personin që ndërroi jetë në Heinsberg, ende nuk ka të dhëna.

Kancelarja Merkel i ka vlerësuar përpjekjet e deritashme kundër virusit Corona. Ajo tha se virusi po përhapet, jo sepse kanë qenë të kota të gjitha masat për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, siç janë urdhërat e karantenës.   Me to është fituar kohë për kërkime mjekësore dhe për të përgatitur sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn (CDU) u ka bërë thirrje të gjithëve që të mbështesin luftën kundër përhapjes së virusit Corona. “Sa më ngadalë të përhapet virusi, aq më mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp. Për këtë, është e nevojshme që çdo qytetar të zvogëlojë rrezikun e infektimit sa më shumë që të jetë e mundur.

Në këtë kuadër, Spahn-i u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mendojnë se cilat aktivitete janë me të vërtetë të nevojshme javët dhe muajt e ardhshëm dhe nga se mund të heqin dorë për ca kohë. “Nga këndvështrimi im, është më e lehtë të mos shkosh në një koncert, në një lojë futbolli ose në një klub, sesa të mos shkosh në punë ose të mos çosh një fëmijë në cerdhe”, tha ai.

Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave

LEXO EDHE:  Negociatat për BE/ Fleckenstein i “tërheq veshin” qeverisë

LEXO EDHE:  BE si Perandoria Romake, planifikon zgjerimin e shpejtë në Ballkanin Perëndimor

Në këtë linjë argumentimi, Spahn u shpreh kundër mbylljes së të gjitha shkollave dhe kopshteve ditore. Po të bëhet kjo ekziston rreziku që mjekët, infermierët ose policët mund të mos shkojnë në punë, paralajmëroi ai. “Kjo do të kishte pasoja edhe për jetën publike”.

Një ndihmë mund të jetë, për shembull, pakësimi i udhëtimeve, puna nga shtëpia kur është e mundur, ose në qytetet e mëdha ecja në këmbë ose me biçikletë, në vend që të përdorni transportin lokal publik.

Spahni konfirmoi edhe rekomandimin e tij për të anuluar aktivitetet me më shumë se 1.000 spektatorë. Ai i inkurajon shprehimisht ata që janë përgjegjës ta bëjnë këtë.

Në dallim nga shumë vende fqinje, në Gjermani nuk mund të vendoset në mënyrë qendrore, që të anulohen të gjitha ngjarjet me një numër të caktuar vizitorësh ose që ato të zhvillohen me sallë bosh. Vendimin për këtë e marrin autoritetet lokale shëndetësore.

Qëllimi kryesor: të parandalojmë që të sëmuren të gjithë njëkohësisht

Qëllimi është të ngadalësojmë përhapjen e virusit aq sa sistemi shëndetësor gjerman të mund të kujdeset për të gjithë personat e sëmurë rëndë. “Me sa dimë, kjo sëmundje kalon butë në katër nga pesë raste,” tha Lothar Wieler, Presidenti i Institutit Robert Koch. Por kjo gjithashtu do të thotë që një në pesë persona është i sëmurë rëndë.

Kjo zakonisht kalon në pneumoni, e cila mund të kërkojë trajtim në pavionin e kujdesit intensiv. Vërtet që Gjermania në krahasim me shtete të tjera paraqitet mirë me rreth 28.000 shtretër të kujdesit intensiv. Por një shpërthim i madh i sëmundjes, kur mijëra vetë sëmuren njëkohësisht, mund të çojë sistemin në kufijtë e tij./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Çmimet e naftës në rënie në bursë

Publikuar

-

Nga

Shqetësimi për pasojat e epidemisë së virusit Corona po rritet gjithnjë e më shumë. Kësaj i shtohet edhe rënia e çmimit të naftës në bursë.

Bursat në mbarë botën po reagojnë me humbje. Në Wall Street u pezullua pjesërisht tregtimi. Shitjet dramatike në bursa po vazhdojnë. Ndër shqetësimet për pasojat ekonomike nga epidemia të virusit Corona po shtohet frika edhe nga një luftë për çmimin e naftës. Tregtarët në sfondin e rënieve në bursë e quajtën ditën e hënë një e “hënë e zezë” (09.03).  Ideksi gjerman i aksioneve DAX ra pjesërisht më shumë se dhjetë përqind duke e mbyllur ditën me një rënie prej rreth 8 përqind. Kjo është rënia më e madhe në harkun kohor të 14 muajve e krahasueshme me panikun e shkaktuar në bursa pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj kullave të World Trade Center në Nju Jork. Fluksi i lajmeve shokuese është i vështirë të përpunohet me arsye, tha menaxheri i financave Thomas Böckelmann nga kompania e administrimit të pasurive Euroswitch.

Në Wall Street indeksi Dow Jones-Index i aksioneve ra me hapjen e bursës të hënën (09.03) direkt me shtatë pikë, rënia më e fuqishme qysh prej dhjetë vjetësh. Si pasojë e tensionit të krijuar në bursë aktiviteti u ndërpre për 15 minuta, në mënyrë që bursianët të mblidhnin veten. EuroStoxx 50, ideksi orientues në Eurozonë, ra me 5,66 përqind duke shënuar saktësisht 3049,06 pikë. Më parë pati rënie të bursave edhe në Azi. Indeksi orientues në Japoni Nikkei humbi pesë përqind.

Edhe në tregje të tjera të financave në rajonin aziatik kurset ranë dukshëm. Kurset e aksioneve në bursën e Seulit rane me mbi katër përqind. Në Kinë indeksi Shanghai Composite humbi 3,01 përqind duke shënuar 2943,29 pikë.

Tregtarët e bursës këto humbje gjatë ditës së hënë (09.03) i krahasojnë me krizat e bursave në vitete 1929 dhe 1987 ndaj e quajtën ditën e parë të kësaj jave si „e hëna e zezë”. “Ndonëse në Kinë tashmë numri i të infektuarve duket se ka mbetur në vend duke mos pasur më rritje, vala e virusit Corona dështë ende e paparashikueshme, se kur ajo do të marrë fund”, shkruan analisti i Bankës Kombëtare Helaba, Ralf Umlauf. “Pasiguria është e madhe dhe perspektivat e koniunkturës dhe të tregjeve janë të vështira të parashikohen aq më tepër tani që po bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës.”

Luftë çmimesh për naftën mes Rusisë dhe Arabisë Saudite

Në tregun e naftës çmimi ra me 30 përqind pas dështimit të bisedimeve për uljen sasisë së nxjerres së naftës – në përqindje kjo është rënia më e fuqishme e çmimit që nga viti i luftës së Gjirirt Persik më 1991. Menaxheri i financave Thomas Altmann nga kompania QC e cilësoi këtë si një „masakër të mirëfilltë”. „Luftës kundër virusit Corona po i shtohet tani edhe lufta për naftën”, theksoi ai. „Depozituesit i shmangen gjithçaje që mund të jetë me risk.”

LEXO EDHE:  Përplasja Llalla-Lu/ Reagon Bashkimi Evropian

LEXO EDHE:  Hahn paralajmëron Shqipërinë/ “Ka rezultate, por ende duhet shumë punë”

Gjeopolitika shkaku kryesor për rënien e çmimit të naftës

Si shkak për rënien e çmimit të naftës janë bisedimet e dështuara të kartelit të naftës Opec me të ashtuquajturit Opec+ përmbledhtasi vendet që nxjerrin naftë si Rusia. Të premten (06.03) partnerët e bisedimeve të Opec+ nuk arritën të bien dakord. Madje në deklaratën përbyllëse të shteteve pjesëmarrëse mungonte edhe shtyrja e kufizimeve për nxjerrjen e naftës që janë aktualisht në fuqi. Përveç kësaj duket se rrezikon të përshkallëzojë grindja mes Arabisë Saudite dhe Rusisë për sasitë e ardhëshme të nxjerrjes së naftës. Agjencia e lajmeve Bloomberg duke iu referuar një pjesëmarrësi që nuk do të identifikohet me emër, ve në dukje, se Arabia Saudite në muajt e ardhshëm mund ta rrisë sasinë e nxjerrjes së naftës. Si rrjedhojë sasi e naftës nga vendi që kryeson Opec-un mund të arrijë në një shifër të re rekord me deri në dymbëdhjetë fuçi (barrel) në ditë, bëhet e ditur.

Gazeta  Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) të hënën duke iu referuar një pjesëmarrësi të delegacionit rus në bisedimet e Opec+ në Vjenë, i cili nuk dëshiron të identifikohet, shkruan, se  distancimi i Rusisë nga karteli i naftës mund të kuptohet edhe si një sinjal lufte në adresë të SHBA-së. Gjatë muajve të fundit sanksionet e reja nga Uashingtoni e kane zemëruar qeverinë ruse. Ndër masat ndëshkuese të vendosura në shkurt nga SHBA bën pjesë edhe ndalimi i një filiali të Rosnftit rus. Rënia e çmimit të naftës e nxitur prej vendimit të Moskës mund të ketë pasoja edhe për nxjerrjen e naftës nga SHBA përmes metodës fracking. Me këtë metodë shtresat gurore çahen përmes presionit të fortë nga një përzierje e ujit, rërës dhe kimikateve, për të përftuar naftën. Kjo metodë është e kushtueshme dhei a vlen të përdoret vetëm nëse çmimi i naftës është i laartë.

Një barrel (159 litra) e naftës së llojit Brent nga Deti i Veriut kushtonte së fundi 32,83 dollarë. Kësisoj çmimi të hënën ishte 12,44 dollarë më i ulët se të premten. Çmimi për naftën amerikane të llojit WTI ra me rreth 12,44 dollarë në 28,84 dollarë./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi prek një nga biznesmenët më të mëdhenj

Publikuar

-

Nga

Një ndër biznesmenët më të mëdhenj grek, Presidenti i FC Olipiakos, Vangjelis Marinaki është prekur nga koronavirusi.

Mediat greke njoftojnë se Presidenti i FC Olipiakos, Vangjelis Marinaki ka rezultuar pozitiv me virusin e njohur si Covid-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, biznesmeni thotë se është mirë dhe se po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Çfarë fituam sot dhe gjithë detajet teknike dhe politike të procesit

LEXO EDHE:  Negociatat me BE?/ Shqipëria ka një detyrë të re përpara

Një ditë më parë, Olimpiakos njoftoi ndeshjen për Europa league të së enjtes për eleminatorët 16 me Goulbs.

 

 

View this post on Instagram

 

#Marinakis #HealthStatement #Message

A post shared by Evangelos Marinakis (@evangelos.marinakis) on

LEXO TE PLOTE