Connect with Us

Nga Mitro Çela/ Në ashensor bashkë me një gazetare seksi

Opinione

Nga Mitro Çela/ Në ashensor bashkë me një gazetare seksi

Publikuar

-

Ajo:-E zuri flama edhe Shqipërinë. Por sëmundja made-in Kina, më shumë merr burrat mbi 70-të vjeçarë? E ke dëgjuar ti shoku Mitro?!

Më ngeci fjala në lëfyt: Më 1 maj, mbush 72 pranvera.Por e mblodha. Çdo e keqe e ka një të mirë. E keqja: Corona që mund të më rrëmbejë. E mira: çupa më bëri kompliment për moshën. Mora fjalën:

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/Telefoni në bordello...

-E kam dëgjuar…

Ikën dritat. Ngecëm në errësirë…Ajo tentoi të më kapi nga duart.

Unë:- Të lutem mos më prek! Kujto porositë e Ramës!

Me veta mallkova racën e verdhë. Na ndau nga prekja e çupave, edhe kur na jepet rasti, -rrallë ama, -në errësirë?!

Image may contain: 1 person, standing

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ylli Rakipi/ Njerëz, lëreni Edi Ramën, me maskën e skaduar 9 vjet më parë!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq sot përballë shqiptarëve dhe kabinetit të vet, me një maskë të skaduar, nëntë vjet më parë.

– Kjo është një maskë amerikane, e prodhuar në Kinë, – tha Edi Rama, – dhe po të mos ishin të sakta ato nuk do ta kalonin dot Amerikën dhe oqeanin.
Janë maska që përdoren gjerësisht, pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale, që do të thotë, jo sepse në salla janë të rrezikshme, por që nuk kanë të gjithë efektshmërinë e tyre dhe janë maska që zëvendësojnë, disa herë më mirë facoletën, apo garzat që vendosen përpara fytyrës

Kjo ligjëratë e lodhshme, cinike dhe e paturpshme, e Kryetarit të Qeverisë, erdhi fill pasi opozita, e kapi me pras në dorë, me 1.2 milionë maska të skaduara, nëntë vite më parë, të cilat në mënyrë kriminale, janë shpërndarë, për përdorim nga personelet mjekësore.

I gjithë shpjegimi i Edi Ramës, si në çdo dalje tjetër, ishte qesharak. Por, më qesharak ishte shpjegimi, se këto maska ishin amerikane?!

Po çfarë rëndësie ka fakti nëse maskat janë prodhim amerikan, aziatik, apo skandinav?! Si ka mundësi, që kryeministri ynë kërkon të mbrohet dhe të fshihet deri në vulgaritet me Amerikën dhe amerikanët?!

Fakti që këto 1.2 milionë maska, kanë nëntë vjet që kanë skaduar, nuk ka amerikan dhe bir nëne që t’i marrë në mbrojtje.

Ndoshta është koha që Edi Rama, jo vetëm duhet të na i kursejë këto lloj daljesh televizive, por edhe të fshihet.

Çdo dalje e tij në media, çdo fjalë që nxjerr nga goja, ai dhe qeveria e vet, tregojnë vetëm faktin e tmerrshëm, se sa të papërgatitur jemi përballë së keqes, që po pushton pjesën dërrmuese të botës.

Ka dy muaj, që autoritetet më të larta shëndetësore të Shqipërisë, kanë folur për një spital, vendndodhjen e të cilit e mbanin sekret, thjesht për faktin që ky spital nuk ekzistonte.

24 orët e fundit, kur koronavirusi sapo ka shpërthyer, u caktuan fonde që shtëpia e pushimit në Durrës, të kthehet në karantinë. Por, kur do të ndodhë kjo?

Të presësh deri në minutën e fundit, që Italia të mbyllë kufijtë e vet dhe pas kësaj të urdhërosh edhe ti mbylljen e kufijve të Shqipërisë me këtë vend, është jo vetëm e vonuar, por edhe kriminale.

Mijëra shqiptarë, të infektuar ose jo, braktisën zonat e kuqe, nga veriu i Italisë dhe u derdhën në Shqipëri, nga toka dhe nga ajri. Ç’kuptim ka të mbyllësh kufijtë, pasi virusi u importua?

LEXO EDHE:  Pampuri nga spitali i Durrësit/ “Asnjë masë për koronavirusin, qeveria propagandë boshe”

LEXO EDHE:  “Do ju vras”/ Biznesmeni kërcënon gazetarët në Librazhd

Edi Rama, përpara qeverisë së vet, i shpalli sot luftë koronavirusit, me një maskë të skaduar nëntë vjet më parë, të vendosur në fytyrë.

Mos u mërzitni me gjeneralin tonë! Sot, ai deklaroi që jemi në luftë. Po me çfarë ushtrie do të luftojë kryeministri ynë dhe ne të gjithë bashkë me të?!

Lufta e sotme ndryshon shumë nga ajo e pak kohëve më parë, lufta me tërmetin. Në atë luftë, fatkeqësia ndodhi vetëm tek ne. Aty, Edi Rama zgjati dorën dhe bota, siç ndodh rëndom, jo vetëm për ata që lypin, por për shkak të fatkeqësisë, u solidarizua dhe vendosi të na ndihmojë.
Sot, është ndryshe. Sepse sot ne jemi vetëm dhe lufta me virusin, lufta me të keqen, ose ka hyrë, ose është në pragun e të gjithëve. Dhe Edi Rama, nuk mund të zgjasë më dorën.

Por, sot kryeministri ynë, erdhi një moment dhe u bë i sinqertë. Ja që ndodh edhe që Edi Rama të bëhet një herë i sinqertë. Sepse ai i ka sjellë punët e këtij vendi, kaq keq, duke harxhuar çdo qindarkë  me koncesione kaq të çuditshme dhe të pavlerë, sa sot nuk ka çfarë të bëjë.

Edhe po të dojë, nuk mundet, sepse Edi Rama dhe Shqipëria, janë një grimcë përpara Kinës, që ndërton spitale brenda 10 ditësh.

Edi Rama, në shtatë vite, në vend të qindra milionë dollarëve, të harxhuara për koncesione në shëndetësi, mund dhe duhet të kishte ndërtuar spitale të standarteve më të larta dhe sot ai mund të luftonte dhe ta vriste koronavirusin.

Por, siç pritej, po ndodh krejt ndryshe. Sot, shteti fasadë bashkë me Edi Ramën, janë në pikë të hallit.
Ndoshta, çdo gjë që të thuash sot, nuk ka asnjë vlerë. Për herë të parë, mu dhimbs vërtet Edi Rama…

Ndaj njerëz, lëreni atë në hallin e vet, me fytyrën e mbuluar me maskën e skaduar nëntë vite më parë. Edhe po të dojë vërtet, sot ai, vërtet s’mundet. Zoti na ndihmoftë!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Nuk kemi pse presim luftën e tretë botërore!

Publikuar

-

Nga

Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për maskat, sepse janë brenda fushës së vet dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren. Kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, githmonë pas maskave, dhe u duket sikur do t’i shkojë kot investimi, po të mos flasin për këtë çështje.

Është e kotë të ankohemi dhe të revoltohemi, sepse ata nuk do të ndalen, edhe sikur t’u përgjërohemi që ta bëjnë këtë “lëshim” për hir të një beteje të madhe globale me një armik të panjohur, në të cilën tashmë është e përfshirë edhe Shqipëria.

Ma sa duket kërcënimi i koronaviruesit ësntë i pamjaftueshëm dhe nuk duhet pritur të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore që kjo qenëri politike të ndalet.

Ndaj edhe është më mirë që të mos shqetësohemi, por t’i injorojmë, duke u përqëndruar vetëm në atë që thonë mjekët dhe ekspertët e tjerë.

Asnjë sekondë vëmëndje për polemikat e tyre të neveritshme në kohën më të papërshtatshme për botën dhe Shqipërinë.

Është mënyra më e mirë për ta mposhtur epideminë, por ndoshta edhe për të afruar skadencën e maskave politike, që prej dekadash i kanë shtuar artificialisht hallet dhe viruset këtij vendi.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Opinioni publik në kohë epidemish

Publikuar

-

Nga

Artan fuga akademik

Rrëshket sigurisht. Se mos është hera e parë! Prej qindra vjetësh e kanë studiuar që përballë rrezikut opinioni publik ekstremizohet.

Njeriu nuk është qenie e arsyeshme, por është qenie që arsyeton! Janë larg këto dy përkufizime prej njeri tjetrit, shumë larg!

Kur epidemia te ne nuk kishte arritur ende, por dihej se do të vinte, në rrjetet sociale por edhe në komunikimin ballëpërballë dëgjohej masivisht :

Nuk na prek virusi ne!

Çfarë t’u thoshe?

Sapo hapje gojën duke arsyetuar fare lehtë të hidheshin në grykë:

Rracë e pastër ne!

Pellazgë ne!

Dhe këto ushqeheshin edhe nga njerëz që nuk mund të thuash se nuk kanë kompetenca mjekësore. Por, nuk ishte një çështje mjekësore, është edhe sociale, edhe etike epidemia. Por, kush të le të flasësh seeeee!

Lërini të flasin mjekët! – të bërtisnin! Dakord mjekët bëjnë testin kurojnë, por vendimet politike nuk i marrin mjekët!

Sjelljen e njeriut në shoqëri nuk e studjojnë mjekët! Vazhdon i njejti gabim. Epidemia shihet thjesht si çështje mjeksore. Çfarë t’u thuash? Që është edhe çështje kulture, politike, familjare, etike, psikologjike?

Kush dëgjon?

Si thoshin? Janë nxitje frikërash nga ana e kritizerëve! Nuk ka rrezik. Është rrezik i vogël!

Kush thotë se virusi nuk ka si të mos vijë – bën punën e Saliut!

Pse Europa jemi ne? Ata që nuk na pranojnë ne!

Mirëpo erdhën rastet e para!

Kaluam në të kundërtën! Nisëm të urrejmë emigrantët! Ata emigrantë që nuk kemi lënë pa i lëvduar sepse mbajnë me lekë familjet, vendin etj. Cilët janë këta? Ata, mo, bijtë dhe bijat e këtyre që shajnë!

Po sikur një i afërm t’u kthehej para disa ditësh dhe t’u thoshte :

Erdha o njerëz në shtëpi, kishte rrezik atje!

Çfarë do t’i thoshin: jashtë, jaaaaaashtë, jashtëëë!

O mikpritja shqiptareeeeeeee! Çfarë lavdesh i bëjmë!

Shtëpia jonë është e mikut!

E mikut dakord, por pa virus!

Jemi rracë e pastër neeeeeee! Pellazgë! Më shumë shoku! Më shumë? Etruskë! Me shumë shoku! Skitha! Ore skutha jemi? Joooooo! Më të lashtë akoma! Pyet Darvinin!

Këta emigrantët e qelbur ! – ky ishte pak a shumë toni! Toni i frikës, i ankthit kolektiv! Jemi edhe trima pa le!

Mirëpo doli që nuk ishin emigrantë po kishin qenë për vizitë andej nga Italia!

Moooooos, edhe kjo ra!

Emigrantët i përzumë! Ik o vëlla vdis andej nga qoshet e pallatit! Çfarë na bën pis!

Trimëria? Ku ka trimëri me rrezikun mo? Trimëria është për të kënduar këngë dhe u sharë me njeri tjetrin në parlament!

LEXO EDHE:  Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

LEXO EDHE:  Vetë- izolim për të dyshuarit me koronavirus/ Shehu: Duhet investimin mbi 30 milion euro urgjent

Një dizonancë konjitive!

Opinioni publik midis dy të kundërtash: Jemi rracë e pastër apo jemi rracë e keqe? – nisën dilemat.

Kur nuk kishim virus – ishim pellazgë skitha, kur na kap viroza jemi emigrantë skutha!

Për t’i bashkuar këto të kundërta nisëm edhe gjejmë fajtorin jo te emigrantët, jo te bejlerët, diversantët, katolikët, vllahët, hebrenjtë, çamët, grekët, jevgjit – oh sa të mirë janë ! -, por te kultura.

Janë katunarë mo, pa kulturë! Iku në Itali dhe kur erdhi nuk u fut në karantinë!!! Si të futej kur vetë Italia nuk e kërkonte? Kur nuk kishte asnjë simptomë? Kur i duhej të jetonte?

Nejse! Kështu e ka zakonin njeriu! Do fajtorin!

Çdo i sëmurë tani konsiderohet me faj!

Sinonimia e vjetër me shekuj : i sëmuri – fajtor : na ndihmon të kujtojmë se ne jemi ndryshe! Ne nuk na kap sepse nuk jemi fajtorë!

Vetë e ke fajin!Me ler rehat mua tani! Ik o vdis andej!

Ka rrezik të mbyllemi? Gjithë lekët po i blej makarona, oriz, reçel! Po i boshatise dyqanet mo? Ohuuuuuu! Jemi solidarë? Qenke budalla fare tiiiiiii! Solidariteti është virus komunist! Ne kemi hallin e këtij virusit kapitalist tani! Secili për vete Zoti për të gjithë në kohë rreziku!

Pse ç’a kujton ti? Akoma iu beson përrallave të zyshës të klasës së parë? Të vdesin të tjerët dhe të jetosh ti? E mo, çfarë kujton? Po si do të jetosh vetëm sikur të gjithë të tjerët të mos jenë më?

Nuk e di – thotë !

Na nxjerr se çfarë jemi në thelb kriza! Jo se të tjerët nuk janë.

Do kalojë epidemia sigurisht. Do iki virusi. Por, atëhere të mos harrojmë se çfarë kemi bërë. Të mos nisim përsëri:

Ne, pellazgët!

Ne, shentorët!

Ne, trimat!

Ne, solidarët!

Ata emigrantët!

Ata katundarët!

Ata opozitarët!

Mos e marrim veten kaq seriozisht!

Se nuk merremi me virusin pastaj, por me veten dhe njeri tjetrin!

Se pastaj, o dhé hapuuuu!, dëgjojmë që edhe ekipet e reanimacionit duhet t’i bëjmë mikste, ca me mjekë demokratë dhe ca me mjekë rilindas!

Po e vërtetë, sot e lexova!

Në vend t’i themi politikës së qelbur: PËRJASHTAAAA nga shkenca, nga administrimi, nga shërbimet!

Trurin a e kap corona ?!

LEXO TE PLOTE